Tahir Bezhani: Jetë mes gurit e hirit të vetvetes...

JETË
MES GURIT E HIRIT TË VETËVETES...
(Çun
Lajçit, aktorit e poetit të sakrificës)
Duke
ecur rrugëve të dredhuara bjeshkore
Me
vetminë time çmallem pandalur
Shprushja
hirin në të çame guri
Atje
lart, në Qafën e Shkrelit
Mu
bë se dëgjova këngë majëkrahu
Diku
lugjeve apo shpateve
Tela
sharkie me duhmë zjarri
Lahutë
me shkrum historie
E
nga vinte jehona akoma nuk e dija
Ai
prush dimri i djegur moteve
Mbuluar
me shpuzën e vetëheshtur...
Nga
vijnë këto këngë me kaq mall
Atje
larg, në Drelaj, Çun Lajçi këngës ia thotë
Herë
lahuta e herë sharkia jehojnë në këto
anë
Zemra
e tij si zjarr shpërthen
Pastaj
zhduket si feniksi
Kërkon
nëpër gërmadha gurët e kullës
Gjen
kaptyellin e djepit e shkrihet në këngë
Mendon
fytyrën e nënës e ninullat e saj
Heq
shallin e bardhë nga koka
Nuk
dij a fshin djersë apo lot malli në
këngë
Do
rrudha të thella si lavra toke ballit i flasin
Histori
shkruan e gjurmë të thella mbesin
Nga
një burrë me shall e tirq të bardhë
Bredh rrugëve, në Prishtinë e në Rugovë
Me
varg librash shtruar trotuareve
Këngës
së zemrës ia thotë pa përtesë
Nuk
dorëzohet i gjallë Çun Lajçi kohës...
Si
përmendore skalitur bjeshkëve të Rugovës
Dhimbje
e lot i shkrin në këngë
Çakorri
derdh lot, dridhet e trishtohet
Këngë
e papërfunduar në ritmin e kohës...
Bogë, 09. korrik, 2026


