Gjon Keka: Leksikoni i vitit 1882 - "Arbërorët (Shqiptarët) janë një nga popujt më të vjetër"

3h më parë

Leksikoni i vitit 1882: "Arbërorët (Shqiptarët) janë një nga popujt më të vjetër"

Studiuesi i njohur Gjon Keka ka sjellë një dokument të rrallë që, sipas tij, dëshmon me fakte të pakundërshtueshme se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të lashtë.

Historia më e vjetër, apo e lashtë, e arbërorëve (shqiptarëve) është e mbuluar nga një errësirë e madhe.

Por ka mjaft dokumente historike arkivore dhe studime të ndryshme të autorëve evropianë që e largojnë këtë errësirë dhe heqin pluhurin mbi të, siç është edhe ky dokument nga një leksikon i vitit 1882 (Brockhaus Lexikon, 1882), i cili tregon saktësisht se: „Arbërorët (Shqiptarët) janë një nga popujt më të vjetër, në kuptimin (siç është vërtetuar tani pa dyshim) se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve të lashtë, gjuhën e të cilëve e kanë ruajtur, natyrisht me ndryshimet e sjella nga mijëvjeçarët."

Në lidhje me këtë, duhet nënvizuar se e vetmja periudhë apo epokë që na njeh me të kaluarën dhe na orienton drejt së ardhmes është epoka e ndritur e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe udhëheqjes së tij vizionare të shtetit mesjetar evropian të Arbërit.

Kombi ynë, duke pasur një histori kaq të lashtë e të pasur, është e habitshme se si sot një pjesë e popullit imiton, apo me shumë zjarr e përqafon, ideologjitë fetare të huaja, gjuhë e kombe të huaja, larg kontinentit tonë, kulturës sonë dhe traditës sonë, me të cilat nuk na lidh asgjë, në vend që ta dojë të vetën, traditën, gjuhën dhe kulturën burimore, si dhe t'i kultivojë e t'i trashëgojë brez pas brezi jo vetëm ato që janë brenda shpirtit historik e fisnik evropian të kombit tonë dardano-arbëror (ilir), por edhe ato që japin fryte humane e qytetëruese, të dijes e të shkencës, në djepin e tij dhe të kontinentit të përbashkët të familjes evropiane.