Gjon Marku: Mirditë Kreshnike

Mirditë
Kreshnike
Kullat
ngritur nëpër shkrepa,
Djemtë
e tu porsi rrufetë.
Veç
dragoj përkund në djepa,
tek
ti shqipet kanë foletë.
Nëpër
male e lugje të thella,
mrizet,
krojet plot freski.
Si
kurorë e ke Munellën,
kapuç
bardhë plot me heshi.
Në
kreshta malesh, ndër ograja,
gurrat
rrjedhin ujë kristal.
Bora
e bardhë si kësulë mbi maja,
çdo
pëllëmbë toke mineral.
Djemtë
e tu të fortë si çeliku,
gjithmonë
në prita e në llogore.
Kurrë
s'ua pa shpinën armiku,
gjithnjë
gjoksin përmendore.
Ty
romaku, sllavi e turku,
kurrë
s'ta mposhtën krenarinë.
Gjuhë
e fe si ti s'i ruajti
asnjë
fis në mbarë Shqipërinë.
Fole
shqipesh, në kuvend burrash,
pushka
e ndera e shqiptarisë.
Kullat
kështjella matanë currash,
je
djep i dije e djep i trimërisë.
Djemtë
si yje, çucat si zana,
gjakun
ta marrin në qerpik
Ke
rritur trima e kapidanë,
çdo
pushtues të ka pasur frikë.
Të
qofsha fal, Mirditë kreshnike,
ndër
shekuj me lavdi rrofsh!
Ti
oxhak që kurrë s'u fike,
djemtë
vullkan e kanë në gjoks.


