Ndue Dragusha: 'Toka që skuq yjet'

2h më parë

“TOKA QË SKUQ YJET”

- Rreth librit me të njëjtin titull të poetit Llesh Ndoj -

Nga Ndue DRAGUSHA

Libri me poezi “Toka qe skuq yjet” vjen tek ne si një një koleksion i pasur dhe i larmishëm poetik, ku emocioni, përjetimi personal dhe kujtesa janë motorët kryesorë të krijimtarisë së poetit Llesh Ndoj, autori i këtij libri me poezi. Nuk ishte befasi në formën dhe numrin e librave të shtuar të këtij autori, por befasia qëndron në cilësinë e materialit që përfshin ky vëllim mjaft i këndshëm. Jo se dua të them që librat e tjerë nuk kanë qënë të lavdrueshëm, por ky vëllim tejkalonte çdo parashikim me mënyrën e trajtimit, stilin e rrëfimit poetik dhe harmoninë tematike. Poezitë rrëfejnë, në forma të ndryshme, udhëtimin e jetës njerëzore, marrëdhëniet familjare, dashurinë, përjetimet e fëmijërisë dhe reflektimin mbi kohën dhe kujtesën, duke dhënë kështu një ekstrakt mjaft të maturuar dhe të pëlqyer në formë dhe përmbajtje. Stili i autorit karakterizohet nga vargje të thjeshta dhe të ndara nga hapësira, që krijojnë një ritëm të ngadaltë dhe meditim mbi çdo frazë. Figurat letrare që janë përdorur mjeshtërisht, janë metafora, simbole dhe personifikime, që e bëjnë natyrën, objektet dhe kujtimet të gjallërojnë. Brenda poezive ka një monolog shpirtëror, pasi shumë poezi janë një bisedë me vetveten, ku autori eksploron ndjenjat, kujtimet dhe reflektimet mbi jetën.

Autori Llesh Ndoj lidhet mjaft bukur në një intimitet dhe me emocione të pastërta me lexuesin, i cili ndien një lidhje të afërt me autorin, sikur po i shpallet çdo ndjesi dhe mendim personal. Këto elemente i japin materialit një strukturë të brendshme dhe një identitet të fortë, ku çdo poezi është një fragment i jetës së autorit, një dritare drejt shpirtit të tij. Vargjet janë të thjeshta në dukje, por të ngarkuara me intensitet emocional, shpesh të ndara nga ritmi dhe hapësira e bardhë që i jep lexuesit mundësi të marrë frymë dhe të ndiejë thellësinë e mesazhit. Autori përdor simbole të natyrës, objekte të përditshme dhe elemente të përjetësisë për të shprehur emocione dhe ide komplekse. Kështu ky libër është një udhëtim i thellë shpirtëror dhe emocional, ku lexuesi udhëton ndër kujtime, dashuri dhe reflektime mbi jetën dhe kohën. Poezitë kombinojnë simplifikimin e bukurisë së natyrës dhe përjetimin e ngarkuar emocional, duke e bërë secilën të duket si fragment i një jete të pasur dhe të ndjerë. Stili është i brumosur me nostalgji, përkushtim dhe ndjeshmëri, duke i dhënë lexuesit një përvojë intime dhe reflektuese, që ngjall kujtime personale dhe ndjenja të forta.

Libri me poezi “Toka qe skuq yjet”, që kemi përpara pra, është një udhëtim i gjallë emocional dhe reflektiv, i cili pasqyron një shpirt të ndjeshëm, të përkushtuar ndaj kujtimeve, familjes dhe jetës dhe që kërkon të kapë thellësitë e përjetimit njerëzor në çdo aspekt të tij. Tekstet janë të mbushura me nostalgji, përkushtim dhe ndjeshmëri dhe çdo poezi është një miniaturë e jetës së autorit, një dëshmi e përjetimeve të tij dhe një thirrje për lexuesin të ndiejë, të meditojë dhe të lidhet me përvojat e tij personale. Stili i tij i veçantë, i thjeshtë, por i ngarkuar me simbolikë dhe emocione të thella, bën që libri të mos jetë thjesht një përmbledhje poezie, por një eksperiencë jetësore dhe shpirtërore, që bashkon kujtesën, dashurinë, reflektimin mbi kohën dhe përjetimin e natyrës. Kjo vepër ka vlerë të madhe për krijuesit, studiuesit dhe lexuesit e apasionuar pas poezisë së ndjeshme dhe reflektuese, pasi tregon se poezia është jo vetëm art i fjalës, por edhe rrjedhë e shpirtit dhe dëshmi e përjetimeve njerëzore.

Krijimet shpalosin një botë të mbushur me kujtime, dashuri familjare, përjetime personale, marrëdhënie ndërgjeneracionale dhe reflektime mbi jetën, kohën dhe humbjet. Një tipar i dukshëm i këtyre poezive është lidhja e ngushtë me emocionet e përditshme dhe përjetimet shpirtërore të autorit, qoftë në marrëdhëniet me nipër e mbesa, qoftë në përjetimin e natyrës dhe peizazheve të bukura të vendlindjes. Stili i poezive është reflektues, narrativ dhe shpesh i thjeshtë, por gjithmonë i ngarkuar me simbolikë dhe ndjeshmëri. Autori përdor një gjuhë që alternon midis fjalorit të përditshëm dhe metaforave poetike, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të prekshme për lexuesin. Pjesa më e madhe e krijimeve trajton temat e dashurisë familjare, kujtimeve të fëmijërisë, kalimit të kohës dhe lidhjes me natyrën dhe vendlindjen, por ka gjithashtu poezi që hyjnë në territorin e përjetimeve më të brendshme, reflektime mbi vetveten dhe ekzistencën, madje edhe mendime metafizike.

Në thelb, ai bashkon dy shtresa: “Mendime”, që lidhen me përjetimin, reflektimin, botën e brendshme të poetit. “Metafizike”, që i përkasin Metafizikës pra, dimensioneve përtej reales së prekshme: qenies, shpirtit, kohës, pafundësisë, misterit të ekzistencës. Kjo tregon se poeti nuk ndalet te realiteti konkret, por depërton në thellësi ekzistenciale dhe që shpreh një kërkim të kuptimit të jetës, të fatit, të së përjetshmes, krijon një atmosferë meditative, filozofike dhe shpesh enigmatike. “Mendimet metafizike” i japin vargut një ton të thellë dhe reflektiv, një ndjesi dhe peshë shpirtërore dhe shpesh një largim nga konkretja drejt abstraktes. Një poet që dialogon me vetveten dhe universin tregon se është një përpjekje për të kapur të pakapshmen ose një gjendje shpirtërore ku mendimi bëhet urë mes njeriut dhe misterit. Pjesë e veçantë e vlerës artistike është aftësia e autorit për të lidhur momentet personale me universalitetin e emocioneve njerëzore, duke bërë që çdo poezi të rezonojë jo vetëm si një kujtim personal, por edhe si një mesazh që çdo lexues mund ta njohë dhe ta ndiejë. Por libri, për dashurinë dhe krenarinë tonë kombëtare, hapet si një sipar skenik i mirëmenduar, me poezinë “Atdheu”, poezi që vjen si një identifikim i thellë i atdheut me vetveten, ku rrënjët familjare dhe biologjike shndërrohen në simbol të përjetësisë.

Atdheu paraqitet si dashuri absolute dhe e pakushtëzuar, që e bën të bukur çdo realitet, edhe më të thjeshtin. Një lidhje shpirtërore e lindur natyrshëm, ku atdheu nuk zgjidhet, por bëhet zgjedhje e vetëdijshme e jetës, metaforë madhështore që e ngre atdheun në përmasa universale, përtej çdo kufiri gjuhësor. Atdheu, si ndjenjë universale, që tejkalon gjuhën dhe bëhet përjetim i përbashkët njerëzor është një thirrje e guximshme për pastrim dhe shpëtim, ku dashuria për atdheun shoqërohet me ndërgjegje kritike. Përmbyllja e fuqishme identitare, me betim për besnikëri të përjetshme ndaj atdheut, kalon dhe ndiqet nga më e afërta, vendlindja, si një tabllo shpirtërore e gjallë, që ushqehet çdo ditë me kujtime dhe dashuri. Ngjyrat e historisë dalin nga pluhuri i kohës, duke dëshmuar dhimbje, por edhe shpresë të pashuar. Një thirrje kundër harresës dhe ikjes, ku poeti merr rolin e ruajtësit të kujtesës. E kaluara dhe e tashmja bashkëjetojnë, duke folur përmes natyrës dhe gjurmëve të historisë. Figurat historike dhe shpirtërore e bëjnë vendlindjen universale dhe të shenjtë në ndërgjegje. Poeti, si “piktor i shpirtit”, e ruan dhe e ndriçon vendlindjen me ndjenjë dhe sakrificë. Një lidhje e përjetshme dhe jetike me vendlindjen, burim force, identiteti dhe dashurie të pafund. Poezia “Jepi nga fryma jote”, është një poezi e thjeshtë në formë, por me mesazh të thellë: atdheu nuk kërkon shumë, veç një pjesë të shpirtit tonë. Autori ndërton një marrëdhënie të ndërsjellë, sa më shumë japim dashuri, aq më shumë marrim identitet, krenari dhe përjetim të vërtetë. Një thirrje e qartë për përkushtim të sinqertë, larg fjalëve dhe afër ndjenjës. Por atdheun, poeti e sinjifikon me një formë të re, më afër zemrës, duke e quajtur Arbdheu dhe shprehet me një ndjeshmëri të thellë, ku atdheu përjetohet si trup i gjallë, me frymë, dhimbje dhe shpirt. Autori ndërthur dashurinë me shqetësimin, duke paralajmëruar rrezikun e “ftohjes” së identitetit në kohën moderne. Një thirrje e sinqertë për ta ruajtur shpirtin kombëtar mes ndryshimeve. Në idenë e poetit, skema më e bukur dhe më domethënëse vjen pasi të jemi ndërgjegjësuar për të mos rënë prè nga bukuria e mashtrimit dhe këtë e shpreh mjaft bukur me poezinë - metaforë “Lule t’helmta”, një poezi e fortë dhe goditëse, që demaskon verbërinë kolektive dhe pasojat e saj. Me figura të ashpra, autori denoncon ciklin e përsëritur të gabimeve, ku duart që duartrokasin sot, mbjellin helmin e së nesërmes. Një thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare. Dhe gjithë kjo skemë e mirëmenduar e autorit, ka një çelës magjik, që është Gjuha jonë, një himn i bukur për gjuhën shqipe, ku ajo ngrihet në përmasa hyjnore dhe identitare. Poezia ndërthur historinë, sakrificën dhe figurat kombëtare për të dëshmuar mbijetesën dhe madhështinë e saj. Një thirrje e ndjerë për ta ruajtur dhe nderuar gjuhën si themel i qenies shqiptare.

Më tej në libër vijnë poezi me tema dhe bukuri të veçanta, si: “Fjala e fshehur”, një poezi thellësisht emocionale, ku “fjala e fshehur” bëhet simbol i amanetit për vendlindjen. Autori shpreh dhimbjen e ikjes dhe frikën e humbjes së rrënjëve, duke e kthyer heshtjen në një barrë shpirtërore. Një thirrje e ndjerë për të mos e lënë tokën jetim dhe për ta ruajtur trashëgiminë. “Jam i dashuruar”, një tjetër poezi e mbushur me ndjenjë të pastër, ku dashuria merr trajtë natyrore dhe shpirtërore njëkohësisht. Vendlindja shndërrohet në burim frymëzimi, shërimi dhe gëzimi, ndërsa dashuria për të rrjedh natyrshëm si gurrë e pashtershme. Një himn i ndjerë për lidhjen e përjetshme me tokën dhe shpirtin. “Një shqiponjë kemi për nanë”, poezi e fuqishme dhe patriotike, ku Flamuri dhe shqiponja simbolizojnë qëndresën dhe lirinë e shqiptarëve. Autori ndërthur krenarinë kombëtare me përkujtimin e sakrificave historike, duke e kthyer trashëgiminë në frymëzim për të sotmen. Një thirrje e zjarrtë për respekt dhe mbrojtje të identitetit kombëtar. Por në vijim, poezitë vazhdojnë me ritëm dhe gjallëri jo vetëm emocionale, por mesazhpërcjellës të thellë dhe filozofik. “Plis për shqiptari” - është një himn i shkurtër dhe i fuqishëm për identitetin dhe krenarinë kombëtare shqiptare, simbolikisht i lidhur me malësitë dhe “plisin”, simbolin e trashëgimisë dhe burrërisë shqiptare. Alpet paraqiten si një zjarr i përjetshëm që ngroh shpirtin e shqiptarëve edhe në akull dhe ngricë, duke treguar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre. Zogu i shqipes simbolizon lirinë dhe krenarinë që mbijeton në çdo gjeneratë. Trimëria e të parëve që “nuk e kurseu jetën” tregon sakrificën për të mbrojtur tokën dhe traditat. “Plis për shqiptari” nuk është vetëm një pjesë e veshjes tradicionale, por edhe një metaforë e krenarisë, identitetit dhe përkushtimit ndaj atdheut. Zjarrin që “vullkan shpërthen” e Alpet që “digjesh shkrumb e hi” janë metafora për forcën shpirtërore dhe pasionin e pandalshëm të shqiptarëve për liri dhe atdhe. Me një fjalë, poezia është një thirrje për të mos u larguar nga rrënjët dhe për të mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarësisë.

Në vazhdim kemi poezinë “Si në përralla”, një himn i gjallë për bukuritë e maleve shqiptare dhe trashëgiminë legjendare të shqiptarëve. Aty përdoret një gjuhë magjike dhe përrallore, duke na çuar në një botë ku bjeshkët, lumenjtë dhe livadhet nuk janë thjesht peizazhe, por persona dhe histori që flasin. Elementët si dragojtë dhe zanat e bëjnë natyrën të gjallë, të mbushur me magji, ndërsa Muji, Halili dhe Gjergji lidhen me epopetë e Lahutës, duke sjellë heroizmin dhe trimërinë në çdo varg. Xhubleta, çakçiri dhe pasqyrimi i maleve në lumenj e bëjnë poezinë të ndjehet si udhëtim në një botë të vjetër, ku legjenda dhe realiteti bashkohen. Mesazhi është i qartë: Alpet, traditat dhe heroizmi janë frymëzimi dhe identiteti i gjallë i shqiptarëve dhe kjo poezi i përçon me një ton të gëzuar, krenar dhe magjik. Kjo poezi është një portret i gjallë dhe magjik i natyrës shqiptare, veçanërisht i maleve të veriut dhe bjeshkëve të zakonuara me legjenda dhe histori trimërie. Ajo ka një atmosferë përrallore, ku tokat e Shqipërisë shndërrohen në një skenë ku “dragojt e zanat” hedhin valle, duke i dhënë lexuesit ndjesinë e një bote mitike dhe të gjallë. Përmes përshkrimit të vendbanimeve si Tamarë, Selcë, Lëpush, Vermosh, poezia e lidh të tashmen me epikën e të kaluarës, duke sjellë figurat e Mujit, Halilit dhe Gjergjit, të cilët janë pjesë e legjendës dhe e historisë shqiptare. Zogu i malit, lumi i Cemit dhe Alpet bëhen pjesë e një peizazhi që frymëzon dhe përkujton bujarinë, trimërinë dhe krenarinë e këtij krahu. Vargjet nuk flasin vetëm për natyrën, por edhe për lidhjen e fortë shpirtërore të shqiptarëve me vendlindjen e tyre, ku bukuria fizike e tokës ndërthur historinë, legjendën dhe identitetin kombëtar. Në thelb, poezia thotë: -Shqipëria jonë nuk është vetëm tokë, por një botë e gjallë përrallore ku frymon historia, trimëria dhe kultura. Në këtë libër, përveç poezive që trajtojnë temat patriotike, historike dhe sociale, vijnë edhe temat e tjera mjaft interesante, si: Një nga temat më të forta të këtij libri është dashuria dhe lidhja mes brezave, veçanërisht marrëdhënia mes gjyshit, nipave dhe mbesave. Poezitë “Kopshti i gjyshit”, “Shënuar n’shpirt”, “Kur festojnë vogëlushët” dhe “Çudi” etj. tregojnë se autori shpreh ngrohtësinë, krenarinë dhe kujdesin e pafund për brezat e rinj, duke i shndërruar momentet e thjeshta të përditshmërisë në simbol të dashurisë së pakushtëzuar. Përmes imazheve të gjalla: lulet, kopshtet, qershitë, vjeshtat dhe Munella e dashur, lexuesi ndien kontaktin e drejtpërdrejtë mes gjyshit dhe nipave dhe kupton se për autorin, koha kalon, por dashuria ndër breza mbetet e përjetshme. Këto poezi krijojnë një univers të brendshëm të sigurt dhe të mbrojtur, ku kujtimet dhe dashuria përfshijnë gjithçka, madje edhe përjetimet e dhimbshme të mungesës.

Në një numër poezish, si “Ç’mu ngatërrue vargu” dhe “Njomza” etj., autori përjeton një nostalgji të thellë për fëmijërinë, duke rikthyer luftën e ditëve të dikurshme, lojërat në livadhe, ekskursionet dhe ngjyrat e paharruara të natyrës. Por nostalgjia shfaqet jo vetëm si kujtim i ëmbël, por edhe si humbje e pashlyeshme, një ndjesi boshllëku që ngacmon shpirtin: dallimi mes së kaluarës dhe të tashmes thekson një ndjeshmëri të madhe për kalimin e kohës dhe përjetimet që nuk kthehen më. Vargjet tregojnë se për autorin, fëmijëria nuk është thjesht një periudhë e jetës, por një dimension shpirtëror ku përqafimet, lojërat dhe gëzimet e vogla kanë peshë të madhe ekzistenciale. Pikërisht përmes këtyre kujtimeve, lexuesi kupton thellësinë e lidhjes së autorit me të shkuarën dhe rëndësinë e jetës së përditshme, e cila shpesh merret si e parëndësishme, por që mbart brenda vetes tharmin e jetës dhe bukurinë e saj të heshtur. Dashuria është një tjetër motiv kryesor, i trajtuar në mënyrë delikate, por edhe e fortë, shpesh duke përdorur simbole të natyrës, peizazhe dhe metafora të fuqishme. Poezitë “Një zogu”, “Nudo”, dhe “Nga ferri a parajsa” etj. tregojnë se dashuria nuk është vetëm emocioni i zakonshëm, por një energji që ringjall, shëron dhe frymëzon shpirtin. Autori përdor zogj, flutura, dritë dhe errësirë, si dhe elemente të peizazhit (Munella, malet, deti) për të shprehur ndjenja të thella dhe të brendshme, duke e lidhur dashurinë me një dimension hyjnor dhe shpirtëror. Këto poezi ngrenë një pyetje të heshtur: si lidhet dashuria me përjetësinë dhe me kuptimin e jetës, duke bërë lexuesin të ndiejë thellësinë dhe misterin e ndjenjave njerëzore. Shumë nga tekstet, përfshirë “Puzzle”, “Serial film”, “Po, mundem!” dhe “Ritmi i çdo dite”etj., janë të pasura me reflektim mbi rrjedhën e jetës dhe sfidat e përditshme. Autori e percepton jetën si një puzzle të vështirë, një serial filmi me seri të shumta, apo si ritmin e çekiçit të një punëtori që rikthen orën e jetës. Këto metafora krijojnë një narrativë të brendshme, ku lexuesi ndien përpjekjen, durimin dhe shpresën. Ato gjithashtu tregojnë një qasje filozofike ndaj ekzistencës, ku çdo humbje, çdo dhimbje, çdo përvojë është pjesë e një rrjedhe të përhershme, e cila formon identitetin dhe shpirtin e autorit. Vargjet tregojnë se për autorin, përballja me vështirësitë nuk është thjesht sfidë, por një mundësi për të rilindur dhe rifituar ritmin e jetës, duke e shndërruar përvojën në një energji krijuese. Në shumë poezi, natyra nuk është thjesht ambient, por bashkëbiseduese e shpirtit: bletët, lisat, malet, Munella, deti dhe stinët shërbejnë si metafora për jetën, emocionet dhe rrjedhën e kohës. Poezitë “Vargu rend si bleta” dhe “Teshtiu një ré” etj. e shndërrojnë natyrën në partner shpirtëror, që përçon, udhëheq dhe pasqyron ndjenjat e autorit. Kjo lidhje me natyrën i jep veprës një dimension poetik të ndjeshëm dhe filozofik, ku lexuesi ndien harmoninë mes jetës së brendshme dhe botës përreth.

Çdo gjë që mund të them unë për përmbajtjen e këtij libri, nuk mund të ketë atë shijen që vetë lexuesi do ta zbulojë gjatë leximit. Në çdo poezi qëndron një histori, një dashuri, një dhimbje, një mall, një reflektim, një patriotizëm e shumë të tjera. Autorit i uroj suksese dhe befasi të reja në krijimtarinë e tij racionale dhe shumë të këndshme!