Hazir Mehmeti: Motra e madhe – Hanëmshahe Ilazi, krenari e moteve shqiptare

MOTRA E MADHE - HANËMSHAHE ILAZI, KRENARI E MOTEVE SHQIPTARE
“Çdo
komb që i harron fëmijët e vet të vrarë, është i dënuar të rritet pa rrënjë.”
(Hanëmshahe Ilazi)

Ishte
vera e vitit 2018. Vapë! Prishtina gumëzhinte sa nga të nxehtit, po aq nga
mërgimtarët entuziast që lëviznin sheshit i cili kishte mbetur i vogël dhe sapo
kalonim në Sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mund të merrje frymë më lehtë.
Sapo e filloje rrugën drejt Sheshit Dr. Ibrahim Rugova, sërish ngushtohej
hapësira dhe duhej kujdes nga çiklistët dhe motopicet e shpejta të ngarë nga
kamerier apo fëmijë. Mes këtij
pështjellimi gushti, ishim unë e Djaloshi, miku im. Të dy vinim nga larg;
Djaloshi nga Cyrihu kurse unë nga Vjena e Karl Gegës. “Kah do ia mbajmë, shoqit, u sos rruga, nuk
mund të qëndrojmë kështu gjatë, e sheh jemi djersitur dhe llafet na janë
terë”, i them Djaloshit me shaka.
Po,
harrove, edhe një orë e kemi takimin në Iliria me Motrën e Madhe , Hanëmshahen
, ke dëgjuar, të kam folur, më duket, kur u takuam në Velipojë verën e kaluar.
Ai! Paskam harruar fare! Më vjen mirë, por duhet
pak të më tregosh rreth Motrës suaj, është para teje apo pas teje, ka kryer
shkollë apo diç tjetër, nuk më ke treguar, - fola me ndjenjë ngrohtësia se do
takohem me motrën e mikut tim, dhe kisha harruar ato që i kisha dëgjuar n# verën e kaluar. Djaloshin kisha vite që e
njihja gjithandej shëtitjeve në disa vend, por e veçanta e gjithë kësaj ishin
arbëreshët në Kalabri e Sicili.
Djaloshi
i kujdesshëm nuk u lagua që të më humbë në masën e njerëzve derisa u
përshëndeta me dy kolegë, mësues, nga Gjermania. Nga larg e vërejta se Djaloshi
nxori kamerën e tij dhe shkrepi në drejtim të Teatrit Kombëtar.
-Ishin
kolegë nga Gjermania, - i tregova Djaloshit për arsyetim. Ecim, mos të vonohemi, tha Djaloshi duke e
futur kamerën e tij në këllëfin që mbante varur në krah. Do të kënaqeni muhabet, Motra është shumë
shpirtmadhe dhe llafatore, - krejt kjo nga respekti e dashuria që ka për
njerëzit e vyer. Ajo mezi pret të takohet, i kam folur për ty. Pa mbaruar mirë,
arritëm në hyrje, u lëshuam shkallëve dhe motra na kishte vërejtur, dukej se
kishte pritur në këmbë.

Rrallë
takon në kohën tonë njerëz me qëndrim kaq pozitiv dhe vlerësues. Mbi tavolinë kishte vendosur disa libra, nga
të cilët lexova me kureshtje “Gratë e huaja për shqiptarë dhe shqiptaret e
diasporës” .
S’ke
se si të mos ngazëllohet njeriu kur mëson aq shumë gjëra, aq shumë përjetime
nga jeta e një intelektuale shqiptare e
brumosur me gjakun e Shën Terezes, Shote Galicës, Norës së Kelmndit, Xhevë
Lladrovc dhe shumët tjera heroina. Jeta e saj është e ndërtuar nga pjesë jete e
të gjithave prej tyre.
Këtë,
nisa të mësoj që nga ajo ditë. Ky mësim u rrit e u pasurua vite me radhë në
takimet tona në aktivitet shënjuese historike, aktivitetet letrare dhe në
shënimin e festave të veçanta. Ajo dallohet me vlerësimin pozitiv ndaj punës së
tjetrit. Nëse dikush nga njerëzit është ndriçues, kjo është Motra e Madhe.
Derisa,
miku im, Djaloshi, e quante motër me shumë të drejtë, diçka që u ndërtua nga
jeta e tyre e përbashkët në qytetin e Ferizajt, që nga Shkolla Normale ku
kishin ndarë bankën së bashku, deri tek veprimtaria kombëtare, Djaloshi si
gazetar e organizator i aktiviteteve të shumta në “Rilindje” e Ferizaj, kurse motra krahas tij
e pa ndalur në punën e saj në mbrojtje e të drejtave kombëtare.
Lufta
ishte sprovë e përvojë. Hanumshahe Ilazi u gjend aty ku frymon lufta e
luftëtari, aty ku nënave e fëmijëve u duhej ndihma. Në Drenicën e kallur nga
lufta, në gjithë Kosovën Hanemshahen e kishe kudo në detyrë. Në shumë detyra
deri në llogoret e qëndresës, në mision lidhje, ndihmë të plagosurve, të
uriturve. Andaj, të gjithë e njohin, por
jo më emrin e shkruar, por me emrin e madh të dalë nga afërsia, aty ku dora e
motrës shëron plagë e shpirt, e njohin si Motër, Merreni si të dëshironi, por Motra e Madhe
është emri i saj që njihet e jeton në Drenicë dhe gjithë Kosovën. Motra nuk rri, ajo shkruan e shkruan dhe ka
për çka të shkruan nga jeta e saj, përjetimet e saja. “Njeriu nuk mund të shkruan, nëse nuk ka çka
të tregon nga jeta e saj”, e tha Dritëroi ynë. Dhe, këtu plotësohet në faktin
real, një jetë skenar për jetën e intelektuales trime deri në heroizëm, e tri
epokave. Po ku janë regjisorët, skenarin e kanë të gatshëm, personazhin aktiv,
në dokument me vlera historike! Apo, presin lekun e fitimit, lekun e
biznesit!? Një jetë e tërë për lirinë e
prosperitetin e kombit nuk përsëritet shpesh. Njeriu një ditë do ikë e bashkë
me te zëri i tij, por jo vepra e tij.
Hapësira
e pritjeve në Iliria gumëzhinte. Motra e Madhe ngriti zërin: Dy librat e rinj i
kam sjellë dhuratë për ju, -tha e gëzuar që do dhuronte vepra të punuara me aq
shumë mund e harxhime. “Drenicë, jemi me Ty!” – një vepër bazuar në ditarin e
saj të pasur nga lufta në fshatrat e Drenicës. “... ditarët e luftës dhe sytë
më ndalen tek emri i redaktorit Agim Zogaj: “Ditarët e luftës, siç është ky i
Hanëmshahe Ilazit, kanë reflektime edhe në krijimin e opinioneve për periudhën
e luftës së Kosovës. Është gjurmë e sakrificave më sublime të popullit tonë në
rrugëtimin e tij historik drejtë lirisë.”
Lexojmë
vetëm pak. E mërkurë, më 16.12.1998 Ishin prezent 29 fëmijë moshash të
ndryshme, ku disa fëmijë të grupit tim kishin ardhur më parë: si fëmijët e dr.
Lecit të masakruar në spitalin e Gradicës, fëmijët e falmiljes Graiçevci nga
komuna e Suharekës dhe familjes Maloku, gjithashtu për herë të parë nga
Plloçica. Të tri këto familje i kishin baballarët e masakruar”...
Vepër
tjetër që do vlerësohet gjeneratave, e veçantë është “A vriten engjëjt?!”, kushtuar fëmijëve të
vrarë nga barbaria serbe në Kosovë. Kjo vepër përmbledhë 1392 fëmijë të vrarë e
të zhdukur nga viti 1981 deri në vitin 1999. Ashtu siç shprehet vet autorja:
“Libri nuk është vetëm përkujtim, por edhe akuzë morale ndaj ndërgjegjes
kombëtare por edhe botërore. Për çdo fëmijë të vrarë, autoret kanë përfshirë
emrin, moshën, vendin dhe rrethanat e vrasjes, duke krijuar një mozaik të
tmerrit qe përjetoi populli shqiptar në fundin e shekullit të njëzet.” Autorja le porosi, se nuk guxon të harrohet
as një çast: Fëmijët e vrarë nuk janë vetëm viktima, ata janë pasqyrë e
barbarisë që nuk guxon të amnistohet.” (H. Ilazi, 2014). Në vështrimin e tij
rreth librit “A vriten engjëjt?!” Don Lush Gjergji shkruan: Historia e jonë i
përngjanë historisë biblike, vrasje e Fëmijëve të Pafajshëm…. Mirëpo, gjaku i
tyre mund t’na godas edhe neve nëse nuk dimë t’i çmojë, t’i nderojmë, ta
kryejmë dhe zbatojmë porosinë dhe testamentin e tyre të shkruar me gjak, të
vulosur me vdekje, të derdhur me pafajësi dhe me dashuri.”
Shqipe
Bytyqi, poete. “Hanëmshahe Ilazi është një prej zërave më të përkushtuar te
letërsisë dhe publicistikës shqiptare, me një mision të qartë, të mos harrohet
asnjë fëmijë i vrarë nga makineria serbe në Kosovë. E lindur në Ferizaj, e
shkolluar n? Ferizaj dhe Prishtinë ajo ka jetuar dhe dokumentuar tragjeditë e
popullit të saj me ndjeshmëri njerëzore dhe vetëdije kombëtare”. “Fëmijët
dëshmojnë”, ku përmes intervistave dhe rrëfimeve reale, fëmijët e mbijetuar
flasin për përjetimet e tyre gjatë luftës.
Biografi

Hanemshahe
Ilazi është akoma aktive në klubin “Soroptimist International” dhe shoqatës
“Benefator” Është veteranie e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës për logjistikë. Për punën e saj mori mirënjohje të
shumta. Mbi të gjitha: respektin e gjithë banorëve ku veproi. Ajo ka ligjëruar, organizuar orë
përkujtimore, lexime publike dhe përurime librash në shumë shkolla të Kosovës.
Stili i saj është shpesh i përmbajtur në fjalë, por i rëndë ne peshë
emocionale. Ajo zgjedh të tregojë dhimbjen përmes faktit, jo përmes retorikës.
Kjo e bën veprën e saj të fortë, të dëshmueshme dhe ndërgjegjësuese. Vepra e saj duhet të lexohet jo vetëm si
literaturë, por si dokument përballje me të kaluarën dhe si test ndërgjegjeje
për të ardhmen.” Për veprimtarinë e saj ka marrë shumë mirënjohje.







