Hazir Mehmeti: Lamtumirë miku ynë, profesor Basil Schader!
LAMTUMIRË MIKU YNË, PROFESOR BASIL SCHADER!
Basil
Schader është personalitet me peshë të madhe në ruajtjen dhe afirmimin e gjuhës
dhe kulturës shqiptare në diasporë

15
maj 2026, Vjenë. Lajmi i kalimit në
amshim i Profesor Basil Schader, albanologut të njohur në kohën tonë ishte
tronditës. Në moshën 75 vjeçare
papritmas ndërroi jetë duke lënë pas veprën e tij kolosale si metodistë,
gjuhëtar, përkthyes dhe autor i shumë veprave me vlerë. Jeta e tij ishte e lidhur me projektet e
shumta në hartimin dhe botimin e veprave të shumta. Mbi të gjitha, të teksteve
mësimore të cilat u përkthyen në shumë gjuhë duke pasur si përcaktim mësimin e
gjuhëve amtare në Zvicër, Gjermani, Austri dhe vende tjera në kontinent ku
jetojnë komunitet nga kombe të ndryshime të botës. Duke qenë i lidhur shumë me gjuhën shqipe si
albanolog, me shqiptarët në Zvicër dhe vende tjera, u bë prijësi në realizimin
e shumë projekt për botimin e teksteve mësimore dhe literaturës didaktike e
metodike. Ishte mik i Lidhjes së Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë
“Naim Frashëri” në Zvicër ku bashkëvepronin mësuese e mësues shqiptarë nga të
gjitha trevat shqiptare. Ky bashkëpunimi, shpalosi nevojat e shumta për tekste
dhe materiale mësimore për fëmijët shqiptarë dhe aktivitet studimore në gjuhën
shqipe. Duke qenë Profesor në Shkollën
e Lartë Pedagogjike në Zyrich, drejtoi disa projekte për hartimin e teksteve
mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit në diasporë, teksteve didaktike e
pedagogjike në disa gjuhë për nxënës me gjuhë tjetër të origjinës. Ka ndihmuar
shkollën shqiptare edhe materialisht në ndërtimin e tyre në Shqipëri. Ishte
aktiv në realizimin e shumë projekteve nga lëmi i gjuhësisë dhe didaktikës. Ka
marrë pjesë në shumë seminare të mësuesve nga diaspora, duke dhënë kontribut me
vlerë me ligjëratat e tij në trajnimin e mësuesve. Në bashkëpunim me Ministrinë
e Arsimit të Kosovës realizoi projektin e njohur të teksteve mësimore të
njohura si Fletore Tematike për të gjitha nivelet e mësimit amtar në diasporë.
Nuhi Gashi dhe Arif Demolli ishin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nga
Ministria e Arsimit të Kosovës në realizimin me sukses të projektit të teksteve
mësimore. Ky projekt u vlerësua me çmimin Projekt i Shkëlqyeshëm në nivel
evropian në vitin 2015 në Graz ku Dr. Basil Schader, Nuhi Gashi dhe Hazir
Mehmeti e pranojnë solemnisht çmimin. Ishte ky vlerësimi më i lartë ndonjëherë
i një projekti në gjuhën shqipe në kontinentin tonë.

Prof.
Dr. Dr Basil Schader, ka mbaruar studimet për gjuhë shqipe duke u shpallur
doktor në albanologji në vitin 1985 dhe
vitin 2005. Ka studiuar edhe gjermanistikën. Është didaktik dhe metodist i
njohur në rrethet shkencore universitare e shkollore në hapësirat
gjermanofolëse, sikurse në disa gjuhë tjera duke përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Nga gjuha shqipe në gjermanisht ka përkthyer disa vepra letrare. Është: Prof.
Docent në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Hulumtimet e
tij kapin sferën gjuhësore krahasuese shumë gjuhësore dhe problemet didaktike e
metodike të mësimit në klasat me nxënës të nacionaliteteve, me shumë gjuhë
amtare dhe nivele njohurish të ndryshme. Në këtë sferë janë të njohura raportet
ndërgjuhësore të bëra tek fëmijët shqiptarë me grupin e tij hulumtues dhe rreth gjuhës shqipe dhe gjermanishtes.. Basil Schader është personalitet me peshë të
madhe në afirmimin dhe ruajtjen e gjuhës e kulturës shqiptare në diasporë.
Pa
dyshim, Basil Schader do mbetet gurë themeli në marrëdhëniet në mes popullit
zviceran dhe atij shqiptar shekujve. Duke qenë bashkëpunëtor në grupin e tij në
hartimin e nëntëmbëdhjetë teksteve mësimore (Fletore Tematike) për dhjetë vjet
rresht, mësova shumë dhe përjetova kënaqësi pune seminareve, konferencave dhe
institucioneve ku u prezantuam.
Faleminderit
miku ynë i paharruar Basil Schader!
Prehu
i qetë në amshim, O njeri i shkëlqyeshëm!
Ngushëllime!






