Hazir Mehmeti: U mbajt takimi “Shpirti Mërgimtar” në Skënderaj

U MBAJT TAKIMI “SHPIRITI MËRGIMTAR” NË SKËNDERAJ
Detyra e poetit
nuk është të tregojë rrugën, por të zgjojë mallin. (Hermann Hesse)

Mërgimtarët krijues nga shumë vende të
ardhur në vendlindje, u priten nga grupi organizues të aktivitetit letrar, Agim Gashi, Smajl Lushtaku dhe
Mehdi Hyseni. Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” me sallën e saj të
aktiviteteve u ringjall në gushtin mërgimtar.
Ishte aktiviteti i parë letrare themelues i titulluar “Shpirti
Mërgimtar” i cili synohet të mbetet në
historinë e aktiviteteve letrare viteve që vijnë aq të munguara në këtë komunë.
Në
emër të nismëtarëve përshëndeti Mehdi Hyseni, kurse në emër të Drejtorisë për
Kulturë, Rini dhe Sport, drejtuesja e saj Kosovare Ahmeti. Rreth mërgimtarëve
krijues dhe rolin e tyre në krijimtarinë kombëtare mbajti fjalë shkrimtari i
njohur galicas, Bedri Tahiri me titull “Mërgata-krenaria jonë”. “ Sot,
po ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që po më jepet rasti t’u drejtohem
mërgimtarëve tanë, të cilët, si ambasadorët më të mirë, me punën dhe veprat e
tyre, na bëjnë krenarë para gjithë botës.
Mërgata
shqiptare, si gjithmonë, edhe sot, mbase më shumë se kurrë, po luan rol të madh
në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në dhe të huaj. Realisht, në mërgim
vajtën thuajse më të mirët, ata që këtu u bënë halë në sytë e shkelësve mizorë
serbë dhe të kukudhëve trutharë, të cilëve u kishte marrë koka erë. Ajo vepron
kudo në globin tokësor dhe përbëhet nga pjesëtarë të të gjitha hapësirave shqiptare”.
Nga
krijimtaria e tyre lexuan poezi mbi njëzet krijues nga shumë vende ku jeton
mërgata jonë. Kishte dhe takime
emocionale mes krijuesish moshash të ndryshme të lidhura me jetën në të
kaluarën e Skenderajt.
Unë,
autori i shkrimit, e lexova poezinë “Loti që flet”, kushtuar vajzës sime Dr.
Vlora Mehmeti-Tërshani e cila na bëri krenar duke e përfaqësuar Universitetin e
Vjenës, në dhjetëra kongrese e konferenca shkencore në botë, më i njohuri
Kongresi në SHBA, Washington, në vitin 1912. Poezia.

Nuk
mundem
Jo,
jo, fjala nuk del
Fjala
u be lot e loti jetë
Det
mbi det, loti që flet
Vlora
ime, ti vjen ashtu si ishe
M’i
fshin lotët
Nuk
doje të qanim,
Na
doje vetëm të qeshur
Ashtu
siç ishe vetë
Në
Sallën Solemne shpërthyen sythet
Doktor
Vlora Mehmeti- Tërshani përshëndetë
Besmirin
në krah me Gradë Akademie
Ne
të lumtur, në gaz e krenari
Sot
kthehem aty, të takoj përsëri
Para
me del buzëqeshja jote
Shkëlqim
nuri arbëror epokash
Tani
shndrit mbi ne meteor n ‘përjetësi
(H.M.
Vjenë, shtator 2019)





