Hazir Mehmeti: Shkuan

HAZIR MEHMETI
SHKUAN
Bashkë
me retë shkoi dhe shiu
Çatia
e etur ngeli dëshmi
Aty
ku gjelbërimi gufon
E
gjallë kujtimeve mbete ti
Kur
pranvera lulet falë
Shkrihet
dëbora në mall për ty
Fytyrë
e jote hënë mbi mal
Ngushëllim
i vonuar, pa kthim
Shkëmbi
i krisur loton për diell
Zeusi
i padëgjueshëm moteve
Ikja
e vjeshtës u mbyt në shi
E
ti vjen me sythet e para
E
unë, pres aty ku s’takohemi kurrë
NUK THYHESH
Nga
jeta në auditor të hodhi mosha
Me
kambanë në fyt, shpërblim jete
Një
herë mund të shkosh në barnatore
Poeti,
nuk ka nevojë më shumë
Dhe,
poetët ashtu kanë vlerë
në
xhep dy euro e gjysmë në ditë, vlerë
Ti,
nuk qahesh për vete,
Jo,
Për
të nesërmen e vonuar, e mbetur djerrë
Profesor,
thesaret nuk shndrisin
Aty
ku terri i paditurisë mbytë lutje
Merri
dhe ëndrrat e mia në valixhe
Pranë
pragut të huaj
Aty
i mbylla fushat, arat, malet
Aty
dhe vjershat e Fishtës e Naimit vuajnë
Presin mësim,
zemërim i rëndë dheu
Aty
përditë varroset shpresa ime, e jona
Aty
Mbytje e Madhe, poet
Valixhe
të kombit anijeve pa kthim
Ti
e sheh përditë përtej lakut
Lulëzimi
i vyshket tempujve, dogmave
Universiteti
pa shkumës, pa rini
Pa
dashuri, me vulë mashtrimi
Koha
moderne, injorancë që vret
Litari
yt, profesor i fortë
Na
mban të dyve, të treve,
Të
gjithëve, deri tek i fundit
Deri
aty ku vetëm thembra mbesin
Dikush
nga dikush
të
gjithë nga dikush
MIKES
(Susanne K.)
Sytë
plot jetë
Dëshirat mbolle rrebesheve
Pranverë
në jetësinë e ëndrrave njerëzore
Sytë e tu fjalë zemre në shpresën e vrarë
Në
tingëllimën e kohës
Ti,
e kuptove time jetë
Jetë
i thërrisnim, por emrin robëri kishte
Ti
nuk fshehe mbështetje i huaj të mos ndihem
Por,
shpërndave aromën e saj kaltërsive
për mua njeriun pa dhe,
Ti
nuk do ikësh, do fitosh kancerin,
Për
ty
Diellit
do i lutem
Zeusin
ta gjej fshehur hijeve
I
vrarë në shpirt
Vrapova
guroreve zbathur
Në
kërkim të gjelbërimit të premtuar
Këngës,
kaltërsi Danubi, për ty dashuri, mike
Lule
mblodha schönbrunit dhe lutje
Për
Ty njeri!





