Kadri Tarelli: Vivra, pse ike…?!

E, - nëse je burrë, të uroj një grua të mirë përkrah, e nëse
je grua, të uroj një burrë të mirë. Dhe ta doni njëri–tjetrin nesër, edhe ditën
pas të nesërmes. Dhe atëherë kur të dy të jeni të lodhur. Viktor Hygo
VIVRA, PSE IKE.......!?
“Princesha e Kaninës”, nuk
prite të festoje përvjetorin e njohjes dhe të martesës.....!?
Pak dit më parë më 10, të gushtit 2026, një grup
shkrimtarësh nga Durrësi, Shpendi Topollaj, Merita Kuçi Thartori, unë Kadri
Tarelli, bashkë me pedagogun Alush Kuçi dhe ish ushtarakun, sot në pension Z.
Zija Beqja, u ndodhëm në Vlorë, më saktë
në Dukat të vjetër.
Ishte Fitim Haxhiraj që na ftoi të kujtojmë e
festojmë 65-vjetorin e njohjes dhe 60- vjetorin e martesës me zonjën e ndritur, “Princeshën e Kaninës”,
Vilhelme Vranari Haxhiraj. Ishte ai që bëri të njohur gjithë miqësinë dhe
pjesën e shkrimtarëve nga Durrësi.
Është një ngjarje, ku u shkrinë së bashku, trishtimi
e dhimbja me gëzimin e zakonshëm në përjetime të tilla, ku dita bëhet ngjarje
që jetohet e kujtohet, thuhet e shkruhet për të mos u harruar, duke i dhënë
jetë frymëzimit në kohë pa kufi.

Po citoj pak fjalë nga Shpendi Topollaj:
- Vijmë sot nga Durrësi në këtë fshat të njohur
për atdhetari dhe në këtë lokal ku jemi mbledhur duke bashkuar në një, gëzimin
dhe trishtimin. Them gëzimin, pasi kemi qenë të ftuar disa herë nga miqtë tanë
të sinqertë, çifti Haxhiraj dhe kemi kaluar çaste të paharruara, por tani po
përjetojmë edhe hidhërimin që na shkakton mungesa e Vilhelmes, asaj gruaje,
intelektuale, shkrimtare e demokrate të pashoqe, e cila me veprën e saj
madhore, në interes të kombit, la pas një emër, me të cilin do të krenohet jo
vetëm familja, por qyteti i saj i shtrenjtë, Vlora, madje e gjithë shqiptaria.
Ndjesitë e pesë viteve më parë, janë ende të freskëta.....

Në foto: Fitim Haxhiraj, Merita Kuçi Thartori dhe
Vladimiri, djali i Fitimit dhe Vivras.
Në vazhdim pak rreshta nga fjala e poetes znj.
Merita Kuçi Thartori, e cila shkruan:
- Këtu në këtë takim u shënuan nota dhimbjeje,
por edhe vlerësim e mirënjohjeje. Fitimi, bashkëshorti i saj i nderuar, njeriu
që nuk rreshti së dashuruari atë të mirën deri frymën e fundit, zgjodhi
pikërisht këtë datë e këtë vend, ku e ktheu homazhin për të në kujtesë magjike,
duke na thënë se, çfarë pasuri është në vetvete Dashuria.
Në këtë përvjetor, ne u bëmë dëshmitarë, të një
bashkëjetese që i ngjan një kalvari dhimbjeje, por që dëshmoi se të duash do të
thotë t’ia dalësh, të fitosh mbi pengesat që mbinin në udhën e jetës. Të punosh
sikur zonja Vilhelme, e cila në 30 vite krijimtari, botoi me mbi 72 vepra, njëra më e shquar se tjetra,
për forcë letrare, për atdhetari e filozofi të pashoqe.
Unë kisha përgatitur një fjalë të
shkurtër, por i mbylla letrat, pasi ndjesitë dhe kujtimet e takimeve në këtë
mjedis tepër të njohur për ne, më shtynë të sjell në vetëdije ato çaste të
magjishme të disa viteve më parë, që fatmirësisht janë të rrënjosura në
kujtesë, por edhe në disa shkrime të publikuara në shtypin e kohës. Kështu që
uroj veten, se i dhashë ngjarjeve frymë vazhdimësie. Gazeta “Bota sot” 14. 08.
2020, “Fjala e lire”. 14. 08. 2020. Vivra. Libri “Në botën letrare të Kadri
Tarellit”. Faqe 48.

Foto. Dukat. 10 gusht. 2020.
Këndoni pa ngutje këto pak rreshta nga shkrimi:
NJË
FESTË E VEÇANTË DHE E PAPRITUR.
Vlorë.
10. 08. 2020.
5
.....Këtë herë një ngatërresë e këndshme, duhet
thënë, tejet e bukur. E përmendur shkurt…: U nisëm nga Durrësi për tjetër gjë
dhe në Dukat të Vjetër të Vlorës, u ndodhëm në një mjedis dasme 55-vjeçare, të
kujtuar e festuar nga çifti Vilhelme Vranari “Vivra” dhe Fitim Haxhiraj, të dy
të shumënjohur në mjediset e qytetarisë Vlonjate.
Zonja është shkrimtare, poete, studiuese, e
vlerësuar me shumë çmime brenda e jashtë vendit, ndërsa Zotëria, “modest” siç
janë vlonjatët, koreograf, organizator dhe drejtues i përkryer i veprimtarive
letrare-artistike.
Më tej vazhdova:
- Mos më lini të
gaboj, por një ngjarje e tillë, një përvjetor martese pa Vivran, pa “Princeshën
e Kaninës”, është sa e rrallë aq e pabesueshme. Fitim e bëri të jetojë përsëri,
duke i dhënë krahë e zjarr kësaj feste, si amanet për dashurinë e jetuar në 65
vjet së bashku. Nuk kam dëgjuar të ndodhë më parë, një veprimtari e tillë në
mbarë shoqërinë tonë. Urime Fitim! E solle të gëzojë mes nesh “Princeshën”
Vivra.
Me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj, jam njohur
vonë, rreth 20-vjet më parë. Ishin librat dhe krijimtaria letrare që na miqësuan.
U bëmë miq të mirë, duke shkuar e duke ardhur në veprimtari të ndryshme, sa në
Vlora dhe sa në Durrës.
Do ndalem shkurt në tre shembuj krijimtarie më të
fundit, ku ka shumë jetë, nderim dhe dashuri njerëzore.

Para pak kohësh, shkroi librin “Në botën letrare të
Kadri Tarellit”. Shkurt 2024 , vepër që do ta lakmonte cilido krijues, jo vetëm
për forcën letrare, por edhe për udhën e ndjekur, si rrallë kush më parë. Është
një shembull, si mund të krijohet një lloj monografie letrare, ku gërshetohet
jeta dhe krijimtaria. Libri u përurua në Durrës, ku kishim miq edhe nga
Dardania.
Dukat. 10 gusht. 2026.
6
Së dyti: libri “Të pathënat e jetës”. Intervistë nga
Vilhelme Vranari, kushtuar bashkëshortit të saj Fitim Haxhiraj. Një monografi
jete e mbushur me shumë vuajtje e përpjekje për të jetuar e mbijetuar, në kushtet
kur rrugët e suksesit mbylleshin me komandë. Lufta e klasave përherë në këmbë.......
Vivra i bëri Fitimit një dhuratë të pritur e të
ëndërruar prej vitesh. Është dashuria mes tyre, si lëng jete që i jep librit bukuri,
forcë përvoje dhe vlerë adhurimi.
- E doja Vilhelmen, por nuk e lashë, pranova të
jetoj me të, - thotë Fitimi: - Një betim që nuk e theva kurrë. Nuk ankohem,
pavarësisht se ndjej në vetvete një boshllëk të madh, por mbushem me frymë kur
mendoj se prej 35 vjetësh gjithë guximin dhe forcën time, ia kushtova
krijimtarisë letrare të gruas sime. Jam i lumtur që munda të bëj diçka të dobishme,
për ta bërë të njohur jo vetëm këtu në Shqipëri por edhe nëpër botë.

Në foto: Dhuratë simbolike nga
shkrimtarët durrsak, për t’u kujtuar në pafundësi.
Në vazhdim: libri monografi “Kush jam Unë......?”, të
cilin pak kohë më parë e quajta “Pasaporta” për të hapur dyert e parajsës. Një
përvojë që mund të shërbejë për cilindo që nis të shkruajë jetëshkrimin e vetvetes.
Një bashkëpunim kaq i natyrshëm me gazetarin Gëzim Marku, drejtues i portalit
“Zemra Shqiptare”, Angli. E vlen që të jetë në tavolinën e çdo krijuesi.
Ne besuam se do të mund ta përuronim librin në
Durrës, në ditët sa ishte gjallë. Vivra, mbase për të parën herë nuk e “mbajti
fjalën”. E priti me shumë qejf njoftimin tonë, por nuk mundi.....! Jeta ka
ligjet e veta dhe nuk mban me hatër askënd. Premtimin do ta mbajmë ne në muajt
e vjeshtës. Besoj ditët vijnë shpejt, për t’u mbledhur në Durrës, duke i dhënë
librit dhe nëpërmjet tij, të gjithë përmasat e shkrimtares sonë të madhe.
Nuk është hera e parë që e përmend. Për Vivran
“Princesha e Kaninës”, jo vetë në ditët kur mikesha jonë ndërroi jetë, por prej
kohësh kanë shkruar me dhjetëra autorë të ndryshëm, disa me shumë zë në botën
letrare dhe publicistikë, si Prof. Dr. Eshref Ymeri, Akademik në Akademinë e Shkencave
Shqiptaro-Amerikane me seli në New Jork, prof.. dr. Fatmir Terziu, drejtues i
Portalit “Fjala e lirë” dhe Revistës “Albanian Post”, në Londër, Dr. Mujo Buçpapaj,
kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë”, njëkohësisht
drejtues i gazetës kombëtare “Nacional”, Tiranë. Pa dyshim, në fushën e
shkrimeve janë me dhjetëra shkrimtarë nga Durrësi, dhe mbarë vendi, që e kanë
njohur veprën dhe personalitetin e saj.
Jam i bindur se shkrimet për Vivran nuk do të
pushojnë edhe për një kohë pambarim, pasi ajo nuk do të mbetet në “Elitën e
mohuar të Kombit”. Krijuesit do ta mbajnë gjallë emrin dhe veprën e saj të pa
matë, si model frymëzimi.
Fitimit i them vetëm këto dy fjalë:

Ti ke nevojë të ndjesh frymëmarrjen e Vivras, ndërsa
ajo ka nevojë të dëgjojë zërin e zemrës suaj, duke jetuar, gëzuar e vrapuar,
duke mbajtur ndezur pishtarin e veprës së saj. Ka ende shumë për të bërë, për
të shpërndarë dritë në këtë pështjellim erërash, që nuk po sjelli qetësi.
Mendoj e dëshiroj, që ky 65-vjetor nuk do të shuhet,
do të vazhdojë me përvjetorë të tjerë, si vazhdim i 55-vjetorit, 60-vjetorit, ku
Fitim do të jetë përsëri organizator dhe drejtues i kësaj veprimtarie, që do
mbetet gjatë në kujtesë, duke shërbyer si kumt dashurie, për të nderuar jetën
dhe dashurinë, mes një çifti fisnik: Vilhelme Vrana dhe Fitim Haxhiraj.
Vivra e ndërtoi vetë piedestalin dhe përmendoren.
Ne vetëm krenohemi me miken tonë të vyer.
Faleminderit....”
Miqësisht!
Kadri
Tarelli
Vlorë.
10. 08. 2026.
Shënim: Buqeta me lule dhe pllaka përkujtimore, si ide dhe realizim, i përkasin poetes Merita Kuçi Thartori.


