Shyqyri Fejzo: Besimi dhe Shpresa

3h më parë

Shyqyri Fejzo


Besimi dhe Shpresa


Ti mbahu vëllai im i mirë Besim

Të dy ecim bashkë nga e mbara

Ndjehem e lumtur e plot gëzim

Kur të kam ty që çan përpara


Me fjalë gëzimi ti na mbush shpirtin

Ledhaton sedra e kureshtje gudulis

Ç'far ke që shumë e ke ulur ritmin

Kur ironia e fatit frelëshuar gjezdis


Motër paç thënë:"ndër vite krijohem"

Kur veprimet vendin fjalëve zënë

Në sekonda mund të shkatërrohem

Kur si miu prapa poçes më lënë


Për mua koha e nxori një gjë

Ajo më lojti me përkëdheljet

Ç'u tha e mirë e mbaroi,u bë

Ajo që thuhet gozhdë ngelet


Ç'u fol për të keqe e s'u bë?

"Mos u zhduk të bëhesh mirazh

Në qiejt mbi retë fluturon pa zë

Nuk mjafton vetëm një mesazh


Njerëzve që do porosi u dërgon

Jeta rend ashtu, shtatzanë

Lumturinë e mban në bark

Të dy mos rrimë mënjanë

Nuk je gjëkundi kur rri larg".