Përparim Hysi: Tri histori me lopë

(tregim)
"Po
qe e vërtetë, shkruaje dhe tregoje"
MARKUS AUERELIAS
Nga
Përparim Hysi
Po
i shkruaj këto tri hsitori me lopë, për një arsye pak, sa personale, por dhe aq
shoqërore. Para dy ditësh, në FIER, u
nda nga jeta një njeri, paksa i veçantë.
Ai qe shofer me profesion dhe bejtexhi i lindur. Unë, ngaqë e njihja
mirë, e kam quajtur"Njeriu që të
hiqte stresin". Dhe i tillë ka qenë dhe ka mbetur në mendjet e atyre që e
kanë njohur SOTIRAQ PLAKA apo RAQI PLAKA.
Sikur të rrije me të përdita jo vetëm nuk do mërziteshe, por, përkundrazi, do e ndjeje veten qeshqek nga bejtet që sikur
i nxirte nga xhepi.
Kjo
historia me lopë, nis me RAQIN dhe sos
me dy histori të tjera.
1.
Raqi Plaka qe shofer në Ndërmarrjen e Grunbullimit të qumështit në FIER dhe një
të dielë as që e ndezi makinën. Alarmi i madh dhe të hënën u thirr në raport
tek drejtori
Drejtori:-
Ore faqezi si nuk vajte të tërhiqje qumështin dje, që ishte e dielë?
Dhe
RAQI, pa e prishur terezinë:- Pse nuk e kanë pushim lopët.të dielën?!!!
*
2.
Një
fshatar nga GORISHOVA ( fshat në zonën e
CAKRANIT të MALLAKASTRËS) u nis të shonte mik në SELENICË. Me SELENICËN i
ndante lumi dhe, ngaqë ishte meskorriku, qe pakësuar ujë aq, sa kalohej në këmbë.
Kaloi
lumin dhe, ashtu nga mbrëmja, sosi tek miku. Miku qe rrobaqepës dhe kishte
6-kalamanj. Duke ia ditur hallin, i thotë të zonjës së shtëpisë:- Mos u mundo
të gatuash gje për mua, se jam me"peris" dhe në darkë dua vetëm një
përshesh me kos.
Rrobaqepsi:-
Ku kemi kos ne, kur një shishe me qumësht marrim në dyqan.
-As
mos u shqetësoni! Nuk dua gjë tjetër.
Kaloi
natën aty dhe në mëngjes u kthye në fshat. Në kasolle kishte dy lopë. E zgjdhi
nga grazhdi dhe me litarin prej dore mbante lopën. Shkoi tek miku në SELENICË
dhe u tha:" Lopën e kini tuajën deri sa të ketë qumësht, ama, kur të vij
unë, në darkë, dua përshesh me kos. La
lopën dhe u kthye në shtëpi , i gëzuar
që po ndihmonte mikun.
E
mora unë lopën, i gëzuar, - tregon djali i madh
i familjes (sot është 83-vjeçar, ka qenë mjek patholog) dhe e çova për
kullotë. Lopa kulloste për qejf të saj dhe, mua, - tregon ai, - më kish zënë
gjumi. Lopa, si u ngop, u nis andej nga
kish ardhur. Kafshët kanë instikt dhe mbajnë mend rrugët. Lopa kaloi lumin dhe erdhi tek kasoljja
vet, Aha, - tha fshatari, - qenka e
thënë, - janë të pazotë për të mbajtur lopë.
Por
kjo histori nuk mbaron me kaq. Ky, fshatari,
së bashku me të shoqen, një ditë prej ditës, zbret në FIER dhe me tren
do nisesh për tek një mik në Tiranë. Hipin në
një nga vagonat dhe, para se treni të nisej, zbret vet për të shkuar në WC. Sa u fut
në"banjo", treni u nis. Tani nuk kish
rrugë tjetër.Të priste trenin tjetër, pas 6-orësh. Sado qefprishur, kish
një dell humori dhe tha:"Gruaja ime,
në i gjan lopës, ka për ta gjetur
shtëpinë e mikut." Kur sosi tek
stacioni i Tiranës, pa të shoqen që
priste e shqetësuar. Eh, - tha me vete, - aha lopa ime është ku e ku më e
mençme nga gruaja.
*
3.
Kjo
historia e tretë, është pak e trishtë,
por, sidoqoftë, e vlen që të
tregohet.
Aty,
mesviteve '70-të të shekullit tjetër, në Tepelenë ndodhi një ngjarje
tragjike. Një çift , që të dy komunistë,
krjuan një mardhënie intime (qenë të
martuar me partnerë të tjerë), nuk
duruan trysninë e thashëethemeve dhe, për fatin e keq.vranë veten.
Njollosja e moralit proletar tronditi jo vetëm kupolën e rrethit, por deri
lart:tek QENDRORI i PARTISË. Vet Enver Hoxha dërgoi një letër ku, si"emërues i përbashkët", mund ta
përmblidhje me atë sloganin që u shkrua me gërma kapitale:" Kush njollos
nderin e nënanve, grave e motrave tona.
të ngrihemi të gjitë e t'u këputim kokat!". Qendrim radikal që nuk linte
vend për ekuivoke.
Mirëpo
sa më shumë shtrëngoheshin masat për të ruajtur të pastër moralin proletar, aq
më shumë bëhej pis dhe, sidomos, nga kuadro që kishin pushtet apo qenë
komunistë.
Fshati im, në MBROSTAR-URA në Fier qe sektor
bujqësor e blektoral i Ndërmarrjes Bojqësore"ÇLIRIMI". Sektori i madh
me tri stalla lopësh (laramane e zezë të blera në Holandë). Në këto tri stalla
punonin vajza dhe gra.Veç tyre kish trizooteknikë e një veteriner. Punohej me
disiplinë të lartë dhe, pikërisht, kur
qarkulloi ajo letra e Enver HOXHËS, një
komunist bëri një proçkë.Flirtonte ashiqare
dhe ky akt i turpshëm, i vrau sytë zotekinikut të ndershëm VASIL S...
Vasili kish 10-vjet që punonte këtu, mes grave a vajzave dhe sillej si
zotëri vërtetë. Ngaqë nuk e duronte
dot.shkon dhe e raporton në drejtori.
Drejtori i mdërmarrjes dhe sekretari i
byrosë së partisë, nuk e përtypnin dot"pisllëkun" e atij kuadri, aq
më tepër se pisi qe komunist e kishte krahë të ngrohtë. E rithërresin VASILIN
dhe i thonë:-Je marrë me thash e theme. Ajo qe një lopë që i hipi lopës dhe ty
të është dukur si shoku IKS!!!
Aha,
- tha VASILI, - unë komunist nuk jam, por të zezës nuk i them e bardhë dhe të bardhës, nuk i them e
zezë.
Jo
vetëm e dëbuan nga zyra, por që nesërmen, mu në mes sektorit, u var
një karikaturë me diçiturën:"Vasil S... thashethemexhi."
Për"edukim" transferohet 30 km larg në sektorin e X, , ,
Ja, kështu e pësoi njeri i ndershëm VASIL S... *
* VASIL S... është sot 85-vjeç dhe për etikë
nuk ia shkrova mbiemrin.
Tiranë, 5 gusht 2026


