Përparim Hysi: Një “qyqe” qan mbi monumentin e heroit
Një “qyqe” qan mbi monumentin e heroit

Nga
Përparim Hysi
Përshtypja
ime për librin:
Diktaturat
i kanë frikë POETËT! Gjatë diktaturës komuniste në SHQIPËRI, janë burgosur dhe
janë pushkatuar POETË; që nga TRIFON XHAGJIKA e më tej: GENC LEKA e VILSON
BLLOSHMI. Lista e të burgosurve edhe më e gjatë: FREDERIK RRESHPJA, PANO TAÇI;
VISAR ZHITI e, për mos vazhduar më tej.
I
vetmi POET që u var në shekullin XX-të në botë, është HAVZI NELA. Litari nuk
vari Poetin, por lirinë e fjalës së lirë, nga e cila frikësohej.
Lexuesi
që nuk di plotësisht se kush ka qenë HAVZI NELA, duhet të lexojë këtë libër, të
shkruar me shpirt nga BAJAME HOXHA (ÇELIKU). Tek e lexoj vetëm për informim,
arrij në një përfundim. Lexoj këtë dhe më duket se ajo “qyqja” mitologjike që
bën “ku-ku”, duke shprehur dhimbjen për vëllanë, është kjo BAJAMJA që vë kujen
dhe e qan me lot shpirti.
Se
poezia del nga shpirti dhe mos kujtoni se janë pak lotë. Një det i tërë me plot
268 faqe. Kushdo që lexon, mbushet me mornica dhe ndjen dhimbje. BAJAMJA qan me
lotë për “vëllanë”, se ka të njëjtën ADN shpirtërore me HAVZI NELËN.
BAJAMES
ia vranë fëmijërinë; ia vranë rininë; ia vranë dhe dashurinë, por jo vetëm nuk
u përul, por, bijë e një familjeje me gene ATDHETARI, jo vetëm çau midis
vuajtjeve dhe persekutimit dhe, si ajo fara elite që çan gurin e buis, jo vetëm
buisi, por lulëzoi fuqishëm, duke u bërë një zë i fuqishëm në LETËRSINË SHQIPE,
sa me poezinë dhe po aq me prozën.
Nëse
do dëgjohej mendimi im për librin, duhet të ndodhë kështu: mu tek busti i
MARTIRIT HAVZI NELA duhet “betonuar” dhe maketi i këtij libri, si dëshmia më
madhore për të treguar se HAVZI NELËN e kemi “gjallë” dhe na frymëzon me
guximin e paepur.
BAJAME!
Ato “lotët” e tu përmes vargjeve, ma rritën tensionin dhe veç të uroj vetëm të
mira!
Të përqafoj,
Përparimi
Tiranë, 26 gusht 2026


