Tahir Bezhani: Frymëzim bjeshkor

-
Inspirim bjeshkor:
-
MËNGJESI NË BJESHKË
-
Te
kroni i ftohtë në Bogë
Herët
lava sy e faqe
Aromë
pishe, ndieja freskun shpirtëror
Me
ujë u ngopa si deve për rrugë të gjata
Shikimet
prekshin majave të kaltërta
Zemra
buçiste me ritmin e lodhur
Në
lartësi një shqiponjë krahapur
Notonte
në qiellin e kaltër pafund
Liri
pa kufi ndieja në shpirtin tim
Ëmbël
më frymonte bjeshka
Si
kurorë nusërie në stinën verore...
-
-
VALLJA E KETRAVE
-
I
shtrirë në barin e njomë
Ajri
i pishës më përkundte gjumin
Një
valle ketrash atje mes dy pishave
Ndiqnin
njëri tjetrin me shpejtësi
Grimconin
ushqim me dhëmbët e mprehur
Sa
maratonë e këndshme loja e tyre
Sytë
nuk i ndaja nga ajo valle e hareshme
Degëve
të larta të pishnajës së gjatë
Gjumë
i ëmbël më kishte vjedhë ditën
Ketrat
kishin mbaruar lojën e ditës
Ora
kishte shpejtuar ecjen
Ditë
e bukur shkoi me shpejtësi
Nata
çapit kujtimet në heshtje
Nuk
dij a flëjnë edhe ketrat.....
-
-
VIJA AEROPLANËSH NË
QIELL
=
Qielli
i kaltër ngjante si syprinë deti
Kur
shikoja lart nga një pllajë e gjelbër
Grafik
vizatuar nga tym aeroplanësh
Rrugëtimeve
të meridianëve të botës
Mendimeve
të mia ziheshin hallet e jetës
Në
heshtje grindesha me dreqin e të birit të dreqit
Faji
jetim rrugëve të botës mbetur
Përplasej
ndërgjegjes së sëmurë njerëzore
Sa
gjatë shikova qiellin e kryqëzuar
Të
tymosur me helmin e teknologjisë së përsosur
Nata
në bjeshkë më mbështolli në gjirin e
freskisë
Ika
nga një botë në tjetrën...
-
Ëndrrat
rreth mendimeve si xixëllonja vere
Shtrëngoja
dhëmbët, përtypja asgjënë
Vijat
e tymit nga qielli ishin tretur
Mendimet
ishin shkrirë në gjumin e natës
As
lehjen e qenve nuk e kam dëgjuar
Në
mëngjes rreze dielli përmes vrimave
Preken
bebëzat e mia të hareshme
Ditë
e re, hap i ri, larg ecje ditore...
-
Rugovë, korrik, 2026


