Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: letërsi shqipe
Visar Zhiti: Tetor
Vjeshtë e Dyt?. Kthejmë fletën në Kalendarin e Atjonit, muaj tjetër, Vjeshtë e Dytë, - është quajtur në traditën shqiptare, se ka më ngjyra të saj dhe pem?t japin frutat e vonë. Dhe njerëzit? Puna e tyre sikur ka më pjekuri e ndjenjë…
Prend Buzhala: Roman humanist mbi njeriun, dinjitetin dhe vlerat njerëzore
Ramiz Selimi vjen me romanin "Hijet e shpresës" i katërti me radhë, si pjesë e tetralogjisë romanore. Së bashku me romanet "Rrënjët e kujtesës", "Dëshirë e djegur" dhe "Shpirti i plagosur", ndërton një tërësi epike rrëfimesh e një projekti më të gjerë letrar. Si, deri më tash, ndërton një tetralogji romanore, e cila paraqet në mënyrë të plotë përvojat historike, shoqërore...
Llesh Ndoj: Përballë pasqyrës së thyer të kohës
Të shkruash për personin dhe personalitetin e Ndue Dragushës është një punë krejt e lehtë. Portreti i tij, gjuha e ëmbël e komunikimit njerëzor, mirësia që shfaq në të gjithë qënien e tij, të bën shpejt për vete. Ndërsa të shkruash për veprimtarinë e tij, atë njerëzore, profesionale, botuese, intelektuale e krijuese në tërësi, nuk është e...
Sadik Reçi: Udhëtim në krijimtarinë e Vilhelme Vrana Haxhirajt
“Mjeshtre e madhe e Penës”, znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj, hyri me guxim në portën e letërsisë shqiptare, në kohën që vendit i duhej talenti dhe personalitet i saj. I duhej atdheut, si njeri që jetoi e sakrifikoi gjithë jetën në padrejtësinë dhe ndëshkimin e diktaturës, në emër të luftës së klasave. Ishte fat për ne që doli në...
Gjon Marku: Nuk dua të jem si hije
Roja e institucionit nuk ndodhej aty. Nuk e di se ku kishte shkuar, por m'u desh vetëm një çast për të ngjitur njëra pas tjetrës shkallët dhe për të mbërritur te dera e zyrës së saj, në katin e dytë, djathtas. Zakonisht ajo më priste në këmbë, pranë derës. Sapo hyja brenda, më hidhej në qafë dhe niste të më puthte, shpesh duke lënë të kuqin e buzëve në jakat e...
Lazim Miftari: Skënderbeu
Në mal u rrit si dritë e re, me shpirt që vlon si një gurrë, u bë flamur i gjallë mbi dhe, si një yll që nuk shuhet kurrë. - Në kokë pat dritën e artë, në zemër afshin e lirisë, në dorë shpatën e zjarrtë, në shpirt tokën e Arbërisë...
Gjon Marku: Nuse amerikane
Prej cepit të fletës së gjethes së gështenjës ra një pikë vese, si një lot mbi ballin e tij. Lulashi e kishte tretur vështrimin në hapësirën e qiellit, që ishte i pastër si një kupolë e qelqtë. Shikimin e rrëzoi përdhe dhe me dorë e fshiu atë pikë vese që i kishte rënë mbi ballë. Rruga poshtë përdridhej si gjarpër i zi dhe humbiste në...
Lazim Miftari: Guri flet
Guri flet me zë të lashtë, Dardani me shpirt të gjerë, Zëri i tij buçet nga jashtë, Për betejat plot me nder. - Çdo ushtri që e mësynte, Nëpër erë shkoi pa gjurmë, Toka thellë e përbinte, Guri hesht në atë zhurmë...
Lazim Miftari: Gjuha shqipe
Gjuhë e lashtë, këngë e gurit, si zë i erës që s'ka mbarim, si një rrënjë e thellë prej nurit, që s'vdes kurrë në udhëtim. - Gjuhë pellazge, yjesh të largëta, që lidhet me qiellin në gjithësi, që erdhi prej hyjnive të lashta, urë nga lashtësia në përjetësi...
Kalosh Çeliku: Dexhalli me trumbeta na erdhi në “Bit-Pazar”
E di. Edhe këtë “trim mbi trima”, nuk e njihni si popull shqiptar. Nuk ka problem: në barkun e “Kalit të Trojës” nëpër “Bit-Pazar”. Ftekeqësiaht, e njoh Unë, si shkrimtar shqiptar. E them, se: atë ditë kur unë ia ngrita me shkrime publicistike bishtin “Kalit të Trojës” nën “Rrap” në libër, në “Bit-Pazar”. Edhe, ky krah për krahu hyri me shokë në barkun e “Kalit Trojës”. Atë ditë, që na e lanë “vëllezërit” e...
Gjon Marku: Pijanecët e qytetit tim
Qyteti ynë, i vendosur përballë një shpatulle mali e buzë një liqeni plak, kishte tre muaj që flinte e zgjohej nën shiun që binte curril. Çative u kishin nisur cirkat e vjeshtës. Jashtë përziheshin shiu, vetëtimat dhe ca të qeshura vajzash që sikur vinin prej nëndheut. Ajri po merrte ngjyrën e mërzisë. Gjethet e rrëzuara nga era e parë e vjeshtës mbulonin trotuaret...
Tahir Bezhani: Frymëzim bjeshkor
Te kroni i ftohtë në Bogë Herët lava sy e faqe Aromë pishe, ndieja freskun shpirtëror Me ujë u ngopa si deve për rrugë të gjata Shikimet prekshin majave të kaltërta Zemra buçiste me ritmin e lodhur Në lartësi një shqiponjë krahapur...
Albert Zholi: Njeriu cinik
Atij asgjë s'i hyn në sy, as arritjet, as puna e lavdishme, edhe kur tjetri ngjitet lart, ai i gjen një cen, me zemër ligësie. - Asgjë s'i shkon dot në zemër, të mirën e sheh me indiferencë, lavdërimin e kthen në tallje, se në shpirt i mbretëron veç ftohtësi e heshtje...
Gjon Marku: Kedhi i kulakut
Dita po gjunjëzohej dhe në horizont përzjarreshin perëndimet, ndërsa lugina e lumit kridhej në honet e mbrëmjes. Ishte një natë sterrë. Qielli ishte veshur me disa re që, shtëllungë-shtëllungë, turreshin drejt lindjes. Një zog i zi si nata fluturonte drejt qytetit Shurdh-Memec si një lajmëtar i keq. Aroni, mes ethesh të frikshme...
Visar Zhiti & Eda Agaj Zhiti: Skicë e 30 Gushtit dhe përqafimet pa mbarim…
Ca vija e harqe të shpejta si urimi, si frymëzimet, piklat e bukura të syve, vetullat dhe një tufë kaçurrelash mbi to sikur të këtë rënë pak ëndërr dhe kapuçi i bebit - copëz qielli, doçka që lëviz aq ëmbël dhe copat diellore të ditës, e gjitha kjo mbi një gazetë, po vizatonte Maestro Ibrahim Kodra, siç e kish zakon me miqtë, ja, firma e...
Ndue Dedaj: Një qen hero
Kur gjuetari pa qenin e tij me buzët gjithë gjak, duke iu lëpirë aty të porta e shtëpisë, si të kërkonte prej të zot ndonjë shpërblim për lodhjen në gjuetinë e para një gjysmë ore, iu turbullua truri, mendoi se qeni i tij besnik kishte qenë çmendur dhe i kishte mbytur të birin kërthi që flinte në djep, ndryshe si do t’i kishte turinjtë...
Xhelal Zejneli: Musine Kokalari
Musine Kokalari (Adana, Turqi jugore, 10 shkurt 1917 – Rrëshen, 13 gusht 1983) është ndoshta figura më interesante ndër poetët minorë të periudhës parakomuniste, qoftë si njeri, qoftë si autor. Lindi në Adana në gjirin e një familjeje gjirokastrite. Është bijë e Reshatit dhe e Hanushe Kokalarit. Musineja kishte...
Gjon Marku: Njeriu i Ditës së Zezë
Përrojet, arat, sukat, shtëpitë tona të shpërndara në faqen e atij shpati mali po binin në gji të muzgut, kur kishte filluar të binte një borë me sqota të mëdha, e për pak minuta kishte zbardhur gjithçka. Skeletet e pemëve në oborr ishin veshur me të bardha. Errësira nuk e kishte atë bardhësi të mrekullueshme...
Gjon Marku: Mall
Krevati i boshatisur i dukej si një pellg uji të ftohtë, ndërsa minutat, pas mesnate, njëra pas tjetrës, ecnin ngadalë, si hapat e një plaku të lodhur. Gjumi ishte tretur larg. Nuk rrinte dot vetëm, prandaj doli të shihte mos gjente ndonjë nga lokalet e hapura deri vonë natën. Ndoshta atje do të mund të largonte fishkëllimat e vetmisë...
Vladimir Shyti: “Çifuti”
Në dhomat e vogla, ku jetonte familja ime ishin shumë ngushtë, të gjitha dhe hapsira e ndenjes e koridorit qenë të mbushura me disa mobilje, të cilat i kishim sjellë këtu në qytet nga shtëpia e madhe pas shitjes së çifligut;mobiljet ishin shumë të vjetra, prej druri arre. Nëna ime, zonja Jani, një grua e bëshme, damë e shkuar...
Gjon Marku: Telefoni i Nënës Lizë
Nëna Lizë ishte mësuar të zgjohej para diellit. Për më shumë se dyzet vjet, mëngjesi e kishte gjetur gjithmonë në këmbë. Nuk kishte pasur nevojë për zile, as për orë që ta kujtonte. Trupi i saj e dinte vetë kohën. Sapo qielli niste të zbardhte, ajo hapte sytë, ngrihej ngadalë dhe niste ditën me të njëjtin ritëm që kishte ndjekur për gjithë jetën...
Gjon Marku: Këpuca e armikut
Nata ishte e qetë dhe qielli i kthjellët, pa asnjë re. Yjet shpërndaheshin në hapësirën pa fund, dëshmitarë të vetëm që ndiqnin në heshtje gjithçka. Hëna kishte nisur të dilte pas horizontit të maleve, dhe rrezet e saj të zbehta derdheshin mbi liqen. Në urën e vetme që kalonte mbi lumin që lindte prej liqenit e derdhej në det, kaloi...
Gjon Marku: Djali i Fatit
Prej grykave përhapet errësira e u ngjitet thepinave, duke e marrë katundin në gji. Lart, në supet e maleve të lodhura, ra muzgu, e dita ngadalë u largua tej në perëndim. Dielli u fsheh në horizont, duke i përskuqur retë në qiell. Në atë vetull mali u shfaq, duke vështruar vjedhurazi ndër rrëpira, si një dhelpër lajkatare, hëna...
Gjon Marku: Mirditë Kreshnike
Kullat ngritur nëpër shkrepa, Djemtë e tu porsi rrufetë. Veç dragoj përkund në djepa, tek ti shqipet kanë foletë. - Nëpër male e lugje të thella, mrizet, krojet plot freski. Si kurorë e ke Munellën, kapuç bardhë plot me heshi...
Lazim Miftari: Tri hyjnitë
Tek njeriu i sotëm në këtë tokë, Tri hyjni zbresin nga kozmosi, Shumë qetë na futen në kokë, Larg rrëmujës që mbjell kaosi. - Këto tri fuqi që vijnë janë hyjnore, Që nga krijimi janë të pavyshkura, Asgjë mbi to s'ka fuqi njerëzore, Në pafundësi, ende të paprishura...
Gjon Marku: Fshati në male
Frynte një erë e ftohtë që të priste si brisk. Shtëpitë përdhese të fshatit dukeshin tek-tuk, si yjet e një nate të vranët, ngulur në shpatin e pjerrët të malit matanë lumit. Shtegu drejt bjeshkëve çante mespërmes një pishnaje, e cila, disi trazueshëm, mbështillej nga era e furishme që frynte. Gurgullima e përroit që rridhte në këmbë...
Përparim Hysi: Kam "tharë" detin me filxhan!
Kam një shqetësim të rëndë familjar (shqetësim shëndetësor), sa tërë natën gjumin e bëj me copa. Vendosa që t'u vë kryq shkrimeve modeste të mia dhe gati bëj vetgjyqësi. Bëj takime imagjinare me njerëz të njohur, po se po, por dhe me të panjohur. Shumica e atyre që vijnë për"vizitë" janë poetë, miq të mi që, mjersisht...
Lazim Miftari: Gjergji i lashtësisë
Në kohë të lashta,mjegull historie, lindi një foshnjë me trup të gjerë. S'erdhi si njeri prej kësaj njerëzie, por si hyjni që zbret në tokë si erë...
Kalosh Çeliku: Gjithë jetën me poezi, ende pa pasuri
Dje, i kam lexuar Rilindasët shqiptar. Edhe, jam rritur me to si shkrimtar, Qafëpërqafe, heroikisht në Robëri. I kam lexuar edhe bashkohorët Shkrimtarët e Sotshëm gjysëmgjelat Mbi Gardhin e oborrit, para Shtëpisë. Që, nuk e dinë, a janë gjela apo pula...
Mihal Gjergji: Udhë nuk ka
Në Spaç, është thinjur dheu Qershia e gjaktë është tharë, ndoshta nga dhimbja Nga lotët, edhe gurët janë çarë...
Albert Zholi: Si duhet të organizohet sot një Lidhje Shkrimtarësh dhe Artistësh
Në Kuvendin e Lidhjes së Shkrimtarësh dhe Artistëve të zhvilluar më 19 Maj 2026, në Tiranë, mes shumë diskutantësh edhe unë hodha disa ide modeste të cilat po i paraqes më të zgjeruara më poshtë: Në çdo komb, arti dhe letërsia janë pasqyra më e thellë e shpirtit të tij. Ato ruajnë kujtesën historike, ndërtojnë identitetin kulturor...
Migena Arllati: Letërsi e zemrës dhe e kujtesës
Kjo përmbledhje prozash të shkurtra e autorit Tahir Bezhani, paraqet një botë narrative të ndërtuar mbi përvojën njerëzore në kufijtë e saj më të ndjeshëm: mërgimin, vetminë, kujtesën, ndarjen familjare dhe rrjedhën e pandalshme të kohës. Në qendër të të gjitha tregimeve qëndron njeriu i zakonshëm prindi...
Shefqet Dibrani: Dashuria si Univers i Metaforës Erotike
Në vëllimin “KASAFORTA EROTIKE” të Muhamet Halilit, motivi i poezisë erotike është ngritur në simbolikë ekzistenciale. Poeti arrin të ndërtojë një poezi mjaft të realizuar ku trupi dhe shpirti nuk ndahen. Ata ecin paralelisht si dy lumenj që derdhen në të njëjtin destinacion...
Në Fokus
Pëllumb Gorica: Një udhëtim, ku koha ka ndaluar dhe natyra ka skalitur mrekulli
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj
Blerim Latifi: Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit
Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë (1413–2007), III
Elizabeta Tomë Mrijaj: Kujtojmë sakrificën e familjes Lleshi për lirinë e Kosovës
Hamdi Hysuka: Kadareja i pavdekshëm, kur kritika i jep formë kujtesës
Asllan Dibrani – Luani: Familja Musa – një shekull qëndrese, pune, dijeje dhe sakrifice
Albert Vataj: 24 vite nga ikja e Teodor Kekos
Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar
Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë
Zemra Shqiptare