Lazim Miftari: Tri hyjnitë

Nga
Lazim Miftari
Tek
njeriu i sotëm në këtë tokë,
Tri
hyjni zbresin nga kozmosi,
Shumë
qetë na futen në kokë,
Larg
rrëmujës që mbjell kaosi.
Këto
tri fuqi që vijnë janë hyjnore,
Që
nga krijimi janë të pavyshkura,
Asgjë
mbi to s'ka fuqi njerëzore,
Në
pafundësi, ende të paprishura.
E
para që na vjen është dashuria,
Që
hyn në shpirt si ndjenjë e kulluar,
Rrymë
e fuqishme që çon Perëndia,
Sikur
dritë qiellore për ta lartësuar.
Ajo
na qaset në kohë të caktuar,
E
ëmbël, plot dritë dhe kureshtje,
Pezull
na mban për ta realizuar,
Dhimbje
e bekim në atë heshtje.
Forca
tjetër hyjnore vjen e qeshura,
Ajo
shpërthen si vrull që nuk ndalet,
Na
çliron nga ndjenjat e ngjeshura,
E
ëmbël, e bukur, e fortë sa malet.
Forca
e tretë që vjen është poezia,
Nuk
pyet ku je e as çfarë po bën,
Vjen
si çdo lindje që njeh njerëzia,
Deri
sa të ngjizet, vend nuk të lën.
Poezia
nuk është mbi Dashurinë,
As
mbi të Qeshurën si sunduese,
Ajo
fort u mbron atyre hijeshinë,
I
mban të dyja si lule zbukuruese.
I
merr në gji të saj e u jep fjalë,
Përherë
i shpëton nga harresa,
Këto
dy hyjni me shpirtin e rrallë,
Do
të jetojnë përjetë ndër breza.
Poeti
nuk është profeti as mbreti,
Ai
është fryma që i fal Perëndia,
Poezia
nuk vjen kur e kërkon poeti,
Por
Poeti vjen kur e kërkon Poezia.
Lazim Miftari
7 Korrik 2026 Prishtinë


