Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: Lazim Miftari
Lazim Miftari: Feraj
Në majë të Sitilisë qielli hapet, ku era këndon si lahutë e vjetër, Feraj nga çdo anë na shfaqet, mbi Vrajë rri si një kala tjetër. - Te Gurët e Sharenit u derdh gjaku, krushqit u ndeshën pa lëshuar pe, zanat i kthyen në gurë nga haku, legjenda mbeti si kujtim mbi dhe...
Lazim Miftari: Adem Jashari
Në Prekaz ngrihet kulla e gurit, Me gjak e besë ësht' ndërtuar, Mban emrin e madh të atij burrit, Flamur që kurrë s'ka për t'u shuar. Në mesin e natës u ndez një zjarr, Me pushkë e këngë u bë një betim, Një rrugë pa kthim ai ka marrë, Dhe për t'i sjellë atdheut shpëtim...
Lazim Miftari: Skënderbeu
Në mal u rrit si dritë e re, me shpirt që vlon si një gurrë, u bë flamur i gjallë mbi dhe, si një yll që nuk shuhet kurrë. - Në kokë pat dritën e artë, në zemër afshin e lirisë, në dorë shpatën e zjarrtë, në shpirt tokën e Arbërisë...
Lazim Miftari: Guri flet
Guri flet me zë të lashtë, Dardani me shpirt të gjerë, Zëri i tij buçet nga jashtë, Për betejat plot me nder. - Çdo ushtri që e mësynte, Nëpër erë shkoi pa gjurmë, Toka thellë e përbinte, Guri hesht në atë zhurmë...
Lazim Miftari: Gjuha shqipe
Gjuhë e lashtë, këngë e gurit, si zë i erës që s'ka mbarim, si një rrënjë e thellë prej nurit, që s'vdes kurrë në udhëtim. - Gjuhë pellazge, yjesh të largëta, që lidhet me qiellin në gjithësi, që erdhi prej hyjnive të lashta, urë nga lashtësia në përjetësi...
Lazim Miftari: Çelësi i jetës
Në heshtje shpirti e gjen dritën, kur zemra ime hapet drejt qiellit, misteret thellë në brendi ngriten, si agu kur lëshon rrezet e diellit. - Si në rreth, udhëtimi ynë shkrihet, aty tek burimi i fshehur në mal, një shkëndijë lart mbi ne ngrihet, si flakë që ndriçon terrin ngadalë...
Lazim Miftari: Tri hyjnitë
Tek njeriu i sotëm në këtë tokë, Tri hyjni zbresin nga kozmosi, Shumë qetë na futen në kokë, Larg rrëmujës që mbjell kaosi. - Këto tri fuqi që vijnë janë hyjnore, Që nga krijimi janë të pavyshkura, Asgjë mbi to s'ka fuqi njerëzore, Në pafundësi, ende të paprishura...
Lazim Miftari: Jam i lashtë
Jam i lashtë sa vetë toka, gur i palëvizshëm në zemër të kohës. Koha më rrethon si rreth pa fillim — dëshmitar i vetvetes dhe i botës...
Lazim Miftari: Ushtari i lirisë – UÇK
Ngrihet mali, thërret kushtrimi, ushtari del me shpirt të zjarrtë, flamuri valon si flakë amshimi, luftëtari fuqinë në gjoks e bartë. - Mos harro, bir, besën e kombit, ruaje flamurin si gjak në dorë, sytë e saj, në krrokama t'korbit, lotët i derdhte të ftohtë si borë...
Lazim Miftari: Dëshmitarët e detit
Në horizont kaosi lindi detin, valët e larta nuk patën fund, Gjithësia e ruan mirë sekretin – çdo gjë në këtë botë u lëkund. Uji përplasi me vrull bregdetin, dallgët anijen e kanë përkund. - Kapiteni aspak nuk u përkul, edhe stuhitë u kthyen në lojë, rrebeshi i egër keq iu vërsul, por ai ekipën di si ta mbrojë. Dallga anijen s'mund ta shkul, as rrufeja s'guxon ta shpojë.
Lazim Miftari: Kënga e femrës shqiptare
- Në oborr të blertë, lule e bardhë, Sytë nga qielli, shpresë e pashuar, Me ninulla rritet, si filiz i gjallë, Vajzë shqiptare, shpirt i kulluar. - Me këngë dasme e valle në prag, Urë mes shtëpive, me bukë e derë, Sjell dritë e hijeshi, si dielli nga larg, Nuse shqiptare, me nder, me vlerë...
Lazim Miftari: Unë jam kujtesari
Nga shpellat e heshtura dal unë, Kujtesari, me çelësin e lashtë, me gjakun në sy. Pa shpatë, pa mburojë, por me zjarrin e fshehtë që ndez gurin dhe zgjon eshtrat e vjetra...
Lazim Miftari: Gjergji i lashtësisë
Në kohë të lashta,mjegull historie, lindi një foshnjë me trup të gjerë. S'erdhi si njeri prej kësaj njerëzie, por si hyjni që zbret në tokë si erë...
Lazim Miftari: Dashuria
Dashuria të vërbon, si dritë që s'të lë të shohësh. Të prek në heshtje, si teh i padukshëm mbi lëkurë. Të djeg ngadalë shpirtin, si zjarr nën hirin e natës, dhe lë pas vetes një jehonë të gjatë në zemër...
Lazim Miftari: Dashurova një Zanë Mali
I vetmuar rrija në luginë, afër saj kishte shumë lisa, lumi i vogël me gurgullimë rrethohej me gurë si plisa...
Lazim Miftari: Trilogjia e njeriut
Ky është udhëtimi i njeriut: nga hyjnorja tek robotika, nga drita tek errësira, dhe përsëri tek drita. Një rrëfim për degradimin, por edhe për shpresën. Një kujtesë se pjesa hyjnore nuk është zhdukur, por pret të zgjohet...
Lazim Miftari: Eposi i Këngës së Gjallë
Ky epos nuk është shkruar për të qëndruar në letër. Është kënduar për herë të parë në një natë gushti, nën një ah të vjetër, nga një lahutar që as vetë nuk e dinte nëse ishte gjallë apo hije. Figurat e tij — Zanat, Orët, Shtrigat, Dragoi, Kulshedra, Shtojzovallet — nuk janë zbukurime. Janë...
Në Fokus
Pëllumb Gorica: Një udhëtim, ku koha ka ndaluar dhe natyra ka skalitur mrekulli
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj
Blerim Latifi: Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit
Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë (1413–2007), III
Elizabeta Tomë Mrijaj: Kujtojmë sakrificën e familjes Lleshi për lirinë e Kosovës
Hamdi Hysuka: Kadareja i pavdekshëm, kur kritika i jep formë kujtesës
Asllan Dibrani – Luani: Familja Musa – një shekull qëndrese, pune, dijeje dhe sakrifice
Albert Vataj: 24 vite nga ikja e Teodor Kekos
Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar
Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë
Zemra Shqiptare