Lazim Miftari: Skënderbeu

SKËNDERBEU
Në
mal u rrit si dritë e re,
me
shpirt që vlon si një gurrë,
u
bë flamur i gjallë mbi dhe,
si
një yll që nuk shuhet kurrë.
Në
kokë pat dritën e artë,
në
zemër afshin e lirisë,
në
dorë shpatën e zjarrtë,
në
shpirt tokën e Arbërisë.
Nga
larg vinte zëri i tij,
si
një ushtimë mbi atë mal,
u
ngrit kombi me plot fuqi,
besa
u bë një shkëmb i gjallë.
Si
shqiponjë lart fluturoi,
me
krahë që stuhia s'i theu,
çdo
furtunë ai shkatërroi
dhe
emri Arbëror shkëlqeu.
Në
fushëbeteja ra si rrufe,
si
vetëtimë me bubullimë,
rrëzoi
çdo ushtri të asaj lufte
që
iknin nga frika me ulërimë.
Mbi
Krujë e ngriti flamurin,
shkëmbi
u bë kështjella vetë,
ku
shpatat e zgjuan pluhurin,
kandil
u ndez liria për jetë.

me
princa fisnikë të vendit,
për
jetë e mot ngriti shpresën,
në
tubim të madh t'kuvendit.
Me
fisnikëri e zemër t'zjarrtë,
mendje
mprehtë e krah fortë,
ai
qëndroi si bjeshkë e lartë,
si
shkëmb që mbron çdo portë.
Shumë
herë nata mbi tokë ra,
por
Kruja kurrë nuk u përkul,
çdo
armikut hakun ia dha,
si
vigan mbi ta u vërsul.
Nëpër
Evropë i shkoi emri,
si
kushtrim që nuk shuhet,
mbi
çdo fron iu ngrit nderi,
që
me shekuj fort po ruhet.
Ai
nuk ishte veç një emër,
as
veç shpatë në një dorë,
ai
u bë dritë e u bë zemër,
u
bë kujtim e u bë kurorë.
Me
ty sot e bëjmë lavdinë,
brez
pas brezi mbi këtë dhe,
gjithë
bota ta ka lakminë,
O
më i Madhi Skënderbe!
Lazim Miftari
14 Shtator 2026. Prishtinë


