Lazim Miftari: Dashurova një Zanë Mali

Dashurova
një Zanë Mali
I
vetmuar rrija në luginë,
afër
saj kishte shumë lisa,
lumi
i vogël me gurgullimë
rrethohej
me gurë si plisa.
Befas
m'u shfaq një vajzë,
Ishte
hije apo rreze dielli?
Mjegull
apo ishte një valëz?
Kishte
sy të kaltër si qielli.
Flokët
e saj ishin të gjata,
të
drejta, vezullim si ari,
të
shkoj te ajo – u mata,
nga
era po valëvitej bari.
Sa
u afrova vetëm pak,
para
syve ajo m'u zhduk,
arrita
me vonesë në cak,
askund
më ajo s'u duk.
Për
çdo ditë shkoja te lumi,
mos
e shoh atë vajzë të bukur,
asnjë
natë nuk më merr gjumi,
prej
asaj dite që ishte zhdukur.
Një
ditë isha duke vrapuar
në
një shteg të bukur mali,
tek
ajo isha duke menduar,
më
doli përpara e më ndali.
O
Zot, sa ishte e bukur,
i
habitur dhe po e shikoja,
si
engjëll, si zanë, si flutur,
atë
çast unë shumë e doja.
"Erdha
sot për të treguar
se
nuk jam unë aspak për ty,
një
fjalë ta them: 'Të dua',
por
dije: unë nuk jam njeri."
"Do
të vij me një formë tjetër,
ku
do të duhemi ne të dy,
ky
le të mbetet tregim i vjetër",
u
zhduk prapë në përjetësi.
Pas
shumë kohe, në qytet,
një
vajzë si zana aty e pashë,
më
hyri në trup një siklet,
iu
sula pas, t'më ikë s'e lashë.
Shpejt
përpara me hov i dola,
"qe
sa kohë unë po të kërkoj",
me
zë të butë asaj i fola,
"nuk
po të njoh" – tha me drojë.
"Të
lutem, vetëm pak më dëgjo,
sa
kohë të prita dhe të gjeta,
për
atë Zot, mos më lëndo,
në
mes rrugëve pa ty mbeta."
"Po
ta lë", tha,"edhe një mundësi,
që
të takohemi edhe një herë,
pasi
e ke dashur shumë atë perri,
do
t'ia dish më shumë për nder."
U
takuam veç edhe një herë,
ma
propozoi ajo dashurinë:
"Më
pëlqeve që atëherë,
me
ty do ta bëj ardhmërinë."
Dorë
për dorë në një anë,
rrugës
duke shkuar përpjetë,
dikur
ajo ishte veç një zanë,
sot
është bërë realitet.
Prishtinë, 18 Maj 2026









