Brahim Avdyli: Breshërimat e çasteve të trishta
BRESHËRIMAT E ÇASTEVE TË TRISHTA
Pjesa e shtatëNga
Brahim (Ibish) Avdyli
(Ky
është vetëm një rrëfim për personazhin kryesor, në vetën e parë dhe nuk e
përmbanë tërë romanin, për trashëgimtarët. Ka edhe të tjera rrëfime që
kryqëzohen në këtë roman. Pjesët e tjera të romanit janë të shkruara në vetën e
tretë. Ndonjëherë kryqëzohet edhe me intermezzo dhe rrëfimet e tjera, pro e
contra. Çdo ngjashmëri e jetës sime është material bazë, por me ndryshime. Në
të gjitha pjesët, shkrimtari deklarohet anonim.…)
Qielli është i vrugtë dhe hija e rëndë përpiqet të
mbulojë në zemër çdo gjë. Aty, së pari është edhe shpirti. Kur them se “përpiqet të mbulojë çdo gjë në zemër”, si
duket, shpirti im nuk gjënë forcë të mjaftueshme që të largojë errësirën, e
cila shpirtin po ma lëndon. Shpirti sikur nuk e ndanë kalimin prej errësirës,
që sillet si vorbulla më e gjërë, e cila përpiqet tërësisht që të më lëndojë apo
të më bllokojë dritën. E Liga, përpiqet kurdoherë dhe tani të më bllokojë. Por
shpirti përpiqet të mos e pranojë të Ligën. E Liga të përcjellë në çdo sferë të
jetës. Të vërtetat e një periudhe mjaft të gjatë, e cila quhet “jetë”, mundohet t`i mbyllë përgjithmonë
e të zhduket vetvetiu si “e paqenë”,
sikur fare nuk paske ekzistuar. E Liga është e përhershme, të ndjekë e të
përcjellë kudo që të ndodhesh nëpër hapësirën e pa fund.
Natyrisht, më zgjohet në kujtesë e thëna e babait tim, i
cili thoshte se “jeta është jetë e
përkohshme”, njësoj si purgatori i Dantes, në të cilën të provon Zoti i
Madh me ate që më paku e dëshiron të mos jesh i provuar. Nëse e jep provimin
pozitivisht në këtë provë, e siguron shpirtin tuaj në parajsë për më tutje.
Nëse nuk i kupton këto gjëra apo nëse nuk e kupton këtë çështje, nëse është
një, ajo zgjatë përherë deri sa ti t`a kuptojsh e të dishë t`a zgjidhësh në
jetë atë problem. Jeta, kjo jetë e përkohshme, ripërsëritet.
Të duket se ke jetuar në këtë botë edhe më parë. E
problemi im është problemi i kombit. Janë shumë faktor që të pajtohesh me to apo
jo!
Ka plagë të mëdha shpirti yt. Ai vuan përherë, lëngon
kohë të gjatë, nëpër decenie dhe hapësirë. Shpirti është i plagosur qindra
herë. Kur shpirti është i plagosur, edhe qenia njerëzore kështu po vuan. Ai po
vuan në thellësi të shpirtit dhe plagët e tija të paraqiten edhe nëpër trup.
Askush nga mjekët e trupit nuk e di këtë rol të madh të shpirtit dhe ate nuk e
studion, por trupin. Të rëndojnë me disa preparate të tilla dhe përpiqen të
shërojnë sëmundjet në trup, pa e njohur rolin e shpirtit. Medikamentet janë
prodhime të fabrikave, e kjo është një ligj i pashkuar. Ato duhet në masë më
tutje të shpërdahen.
Pronarët e fabrikave të barnave duan të nxjerrin me çdo
kusht të holla të shumta dhe në këtë vijë i rendisin shpërdarësit për zgjerimin
e tereneve, te njerëzit e veçantë. I ngrehin lartë vetëm anët pozitive të tyre.
Nuk kanë asnjë ide negative të prodhimit të atyre medikamenteve që i prodhojnë
fabrikat, e nuk i lënë të edukohen shpërndarësit dhe të sëmuarit me këto “sekrete” të prodhimit. Të gjithë ata
apo ato që merren me këto medikamente i shohin vetëm anët pozitive, ndërsa pak
veta anët negative. Askush nuk mund t`a di “sekretin”
e këtyre fabrikave. Nga pak e gjëjnë në reagimet e të sëmuarëve, por ato
mbledhen shpeshherë dhe mbeten “të panjohura”.
Edhe unë i provova gjatë gjithë jetës reagimet e tilla dhe kur u them mjekëve
diçka, shënojnë pak reagimet e trupit e ato që nuk i kanë njohur më parë. Shpesh
herë të shfaqen si një “alergji” e
trupit, por ece e dije ku mbesin ato. Qytetarët nuk e dinë sa po vuan shpirti
yt!
Mjekët, të shumtën janë të lidhur me këto medikamente dhe
na i japin më tutje për çdo rast të veçantë apo të ngjajshëm, por ndonjëherë ata
nuk e harrojnë ndonjë alergji të të sëmuarve. Po i marr p.sh. barnat e
prodhuara te SANDOZ-i. I japin me benificione. Disa mjekë i marrin me benifione
prej tyre, e të tjerët prej MEPHA-s. Ajo jep më shumë benificione. Këto dy
fabrika janë në konkurencë. U japin përparësi shumë mjekëve dhe barnatoreve të
tyre. Edhe mjekët janë të lidhur me të hollat e të siguruarve, e sigurimet janë
poashtu të lidhura me të hollat e personave. Ato e bëjnë punën sikur i shërojnë
disa anë të jashtme, por mbrenda nuk e shërojnë shpirtin. Deri diku, mjekët apo
spitalet e njohin trupin e njeriut, p.sh., gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë
përqind, e më së paku njëzetë përqind mbesin enigmë apo “e pa njohur”, në hemisferë, pra të Zotit të Madh, jashtë kësaj
bote. Materialistët, në këtë jetë, i shohin deri diku. Jashta botës nuk dalin,
e shtrijnë syrin e vet në ate çka e arrinë dora, ose çka sheh syri dhe e arrin
dora apo mjetet e teleskopat. Në këtë botë jemi të varur nga materia.
Njerëzit e studiojnë këtë jetë, e thonë ate çka u prek
dora e çka u zë syri. Të gjithë e thonë ate çka e dinë, dikush me përjetime, e
dikush me anë të studimeve. E tëra, mblidhet këtu. Mjekët e studiojnë
vazhdimisht njeriun, p.sh., psiqikën e neurologjinë e njeriut, por jo shpirtin.
Pa shpirt, nuk ka jetë! Shpirti është i padukshëm. Disa e studionjë, p.sh. fetë
dhe njerëzit e dhënë nëpër studime, e nuk arrijnë më shumë se ua lejon Zoti i
Madh!
Medikamentet mund ta shërojnë një sëmundje të trupit, të
neurologisë dhe psiqikës së njerëzve, aq sa u duhet atyre, por nuk i dinë të
gjitha efektet e mundshme, sepse mbeten këto gjëra sekrete e ndonjë veprim të panjohur
të këtyre medikamente. Na e japin recetën e preparateve të tilla si “logjike”.
Logjika është e studiuar dhe pjesë e veçantë në mullirin
e mendjes. Sa më shumë studion, aq më e thellë është mendja. Sa më pak të
studiosh, aq me e varfër është logjika e njeriut. Të varfër me logjikë janë ata
që flasin ate që e kanë përjetuar dhe duken të zhvilluar ata që studiojnë më
shumë se të tjerët. Ata flasin nga studimi, jo nga jeta. Mendja zhvillohet me
studime, ndërsa zemra me përjetime. Në qoftë se është jeta e rrebtë ndaj teje,
je me këtë lloj përjetimesh, jo me të hollat. Vuan dhe tregon, si unë, me
jetë!...
Nuk jam në gjendje të shëroj veten nga plagët e shpirtit.
Janë forca më të mëdha, të cilat me decenie me radhë e kanë plagosur shpirtin.
Ato të cilat i deshta, më thonë se nuk më duan; nuk janë pranë shpirtit tim. Askush
nuk e njeh shpirtin tim, por mund të gjykojnë pak nga pak në bazë të
përjetimeve të tyre. Përjetimet e anës tjetër janë të ravijëzuar më zemër. Secili
rreth teje ravijeson në zemrën tënde nga diçka. Nëse është e ligë, të
ravijëzohem për të ligën. Nëse është e mirë, ravijëzohen për të mirën. E kështu
me radhë.
Çka e ravijëzon në zemrën tënde si të Ligë, e përjeton thellë
shpirti. Sa më të shumta që të janë përjetimet e vuajtjeve, aq më i lënduar do
të jetë shpirti. Për shembull, ate që desha në këtë jetë e nuk më deshti as ajo,
e përjetoj si humbje vetish dhe gjë negative. Unë vrapoj pas tyre, ato largohen
më tutje. Ata apo ato janë të tjerë, largë prej meje, por janë energji e veçantë;
e kanë takuar trupin e shpirtin tim dhe kanë kaluar apo kanë dalur më tutje.
Duket sikur kanë marrë prej shpirtit tim diçka të vlershme, apo virtuale, të
jetës, dhe kanë ikur, duke më lënë disa herë të plaguar, pa ato burime nga
shpirti im. Jetojnë jetë të tjera, largë prej teje, sikur nuk ke jetuar...
“Asnjë
plagë në zemrën time nuk erdhi nga armiku. Të gjitha erdhën nga njerëzit që më donin!” – thotë Çarli Çaplini, në një thënie të tij.
Ai ka të drejtë për veten, e nuk ka të drejtë për mua!
Armiku ose armiqtë ka ose kanë qenë shumë të rrebtë ndaj meje, ndaj bijve dhe
bijave të mi, ndaj nipave dhe mbesave të mia. Me gënjeshtrat e tyre dhe të
bashkuara në të tërë krahun që e kanë në këtë botë, në luftë kundër të drejtës,
e kanë ravijëzuar jetën time shumë për të keq, apo ma kanë shtrydhur zemrën
time! Secili e ngreh kah vetja, por ajo është në këtë spektër mjaft relative.
Edhe unë e quaj veten se jam fajtor! Të kisha lënë në
këtë anë njohjen e botës, të kisha lindur pa këtë ide të madhe e të bashkimit
të kombit, pa i pyetur të tjerët, që janë në kulm të hierakisë së të keqes e në
prag të derës së daljes së kombit nga dhuna e tmerrshme, është vështirë të kem
një zemër kaq të ravijëzuar për keq, si “të
padëshiruara”. Armiqtë tanë kombëtar hipin përherë në piedestal të kohës, e
ne vuajmë shumë ndër ta!...
Po pse merrem me këto gjëra të vjetra, kur as shkenca e historisë
dhe as shkencat e tjera nuk i njohin e nuk ua vënë syrin këtyre gjërave, sepse
në radhë të parë janë të përfishirë nga ndasia, kundër unifikimit, nga krijimi
i forcës, nga krijimi i forcës së kundështisë, kundër drejtësisë!...
Këtu janë të përfshirë do „energji të errëta“, dhe në kokë të kësaj force janë demonët e mëdhenj,
si errësira. Ata pra na ndajnë! Largë jemi nga njëri-tjetri, pa mundësi të përkrahemi
reciprokisht, lanetët qofshin përgjithmonë të mallkuar nga ne! Brezi i tretë,
nipat e mbesat, vuajnë shumë, shpirtërisht e fizikisht, ndërsa ne, brezi i parë
i dialektikës, po vuajmë poashtu, sepse ne priheshin nga unifikimi. Brezi i
dytë, janë të gllabitur nga demonët, janë rritur pa edukimin tim, në moshën
parashkollore e të shkollës fillore, duke u laguar nga unë, prej UDB-së,
d.m.th., nga Sigurimi i Brendshën Shetëror „Serbo-Jugosllav“,
apo edhe të tjerët, pastaj vinë shqipfolësit.
Bijtë e armiqve tanë apo nipat e tyre e sabotojnë
pavarësinë e pjesëve të adminstruara. Kjo pavarësi e jona zbutet deri në zgjedhjet
rajonale, siç duan armiqtë. Mua, më ndjekën me vrasje sikur pardje, dje e sot, duke
filluar me vrasje të Milicisë ish-Jugosllave, por të zhvilluar nga fqinjët
tanë, të cilët kanë qenë dje të involvuar në “UDB”.[1]
E cilit i intereson kjo gjë? Askujt! U duken si „përralla“ dhe u thonë “përralla”!
Për ta, nuk janë të vërteta!...
Të gjithë sundonin nga pushteti e poshtë ishin vendasit.
Pastaj llogariten të huajt. E më të ligjtë e të huajve jemi ne, shqiptarët.
Askush nuk na përfill, edhe pse i takojmë kombit më të parë në botë, i cili ka mbetur
i gjallë ndër vuajtje, shekuj me radhë, e nuk e llogaritin si komb, e na
shtypin fuqishëm dhe na shpërdajnë në pjesë më të vogla, të cilat i quajnë si “parcella të administruar me multinacionalitete”;
në pjesët e administrimit të pavarur rajonal, si “republika” e me tokat tona, të cilat nuk janë tërësisht “sovrane”, sepse të gjitha po futen
bashkarisht në një bashkësi më të madhe e me armiqtë tanë kombëtar! Kur je “i bashkuar” në një bashkësi të madhe me
ata që të kanë qindra vite borgj e gjenocid të paparë, nuk do të jesh kurrë i
lirë!
Ne ishim dikur kombi i dytë në botë, pas indianëve! E sot
i përkrahin rusët, serbët, greket, të cilët janë kundër nesh! Aty llogariten
gënjeshtarët e tjerë, si p.sh., maskarenjë, firmaxhinjtë, pushtetarët, të
punësuarit e policët, tradhëtarët, etj., duke i përfshirë serbo-serpentet e
ish-Jugosllavisë, që kanë qenë e janë tipikisht kundër nesh! Ata që gënjenin,
rreshtoheshin në një vijë, e më së pari vijnë serbët, grekët, rusët,
spanjollët, portugezët, turqit, arabët, indianët e Indisë, etj. Vaj e medet!
Çka të them tjetër!...
Doemos, po e themi se në këtë vijë radhiten brezi i dytë,
djemtë e vajzat, nën parapsikologjinë e dhunshme. Kjo është dialektika e “shtetit” të ri!...
Mbesën time e kisha quajur DJELLZA, e ajo u bë TERRINË
dhe është e mbetur në KATRAHURËN[2]
time. Po, pra! KATRAHURË, ME TERRINË! Çdo ditë qaja për te, vëllaun e saj, që u
rrit; vajzës, poashtu të rritur, e të tjerët!…
Papritur më shkonin sytë te fotografitë e saj, kur qante
në oborr, me lotë të mëdhenj, sepse iu fut në burg babai i vet, djali im, me
vizë C, e do të përzihej jashta shtetit. Ishin të ndarë njëherë prej meje, e
pastaj e ktheu edhe Konfederata e Demokracisë së Theqafjes ligjin e vendit
kundër djalit tim, që ishte “i huaj”,
sepse dëshironin që ai të mos ishte brenda këtij shteti, gjoja si “i rrezikshëm”. Po them se ai “e kishte të qartë”, e në realitet, ashtu
po mendonte, e nuk i punonte dhe nuk i logjikonte mendja mirë në këtë pikë. E
kishin kthyer sa ishte fëmijë kundër meje, me hipnoza fetare! Mua, babai i tij,
dyfish po më dëmtonte; e i treti fish ishte te bijtë e tij dhe unë!
Djali nuk më ndihmonte aspak mua, sa ishte brenda këtij
shteti, por i ndihmonte armiqtë e mi, vëllezërit, etj., të cilët qenë të shndërruar
kundër meje me besimin e tyre fetarë e islam!
Luanin direkt e indirekt. Ishin në vend dhe ne qemë “jashtë” lojës së tyre. Luanin, siç
dëshiron armiqtë! Mbetëm “të tjerë”!
P.sh.: po e them se më stoponin në luftë me të Ligën dhe
nuk e dinin çfarë detyre kisha, as nuk përpiqen të “marrin vesh”! Më lënin edhe të vdes urie, por më mbante gjallë
shteti, me ndihmën e paktë. Të punoja, siç dëshiroja, nuk kisha më gjasa “të mbahem”! Të gjithë të mëdhenjët
ishin kundër meje, në këtë shtet e jashta tij, deri te vendlindja ime! Ata që
nuk më donin, më mbanin kështu, ishin si djajtë, e nuk lënin aspak gjurmë kudër
meje.
Kush ishin ata, nuk po iu them, por gjenin gjithmonë “arsyetime” të vetat. Nuk kishin fund
këto farë “arsyetime”! Sikur e
ndihmonte hija-hijen, errësira –errësirën; e ngriste të panjohurën, pa dijen
time e të tjerëve në piedestal. Po e them se e vjetra, që e kishim shkatërruar,
gjente mënyrën se si të ngjallej prap me bijtë e nipat e vet, të pjellur prej
tyre, si kopila!...
Në këtë vijë rreshtohej edhe ish-gruaja ime, ish-gruaja e
djalit të parë dhe të gjithë ata që e ndihmonin të Ligën, me dijen e vet apo pa
dijen e vet!
Nuk merret parasysh drejtësia, por gjinia femërore. Këtu,
disa nga djemtë e huaj, nuk kishin të drejtë! Ish-gruaja ime kishte shkuar me
dy djemtë, i madhi dhe i vogli. I treti fëmijë i djalit të parë kishte mbetur “pezull”, nëpër kartahurë, me “dhunë të shkolluar”, por të përhershme,
deri sa të harronte krejtësisht babain e saj apo të “qetësohej” nga e kaluara e vet e trishtë, siç e kishin “të mëdhenjtë” e këtij shteti, fara e
këtyre “të Ligjtë”...
Ajo që e quante veten “grua
e imja”, edhe pse nuk desha të martohem me te, por një grua tjetër, e derisa
e prisja me padurim gruan që t`i hapej “udha”
për t`a nxjerrur ate së bashku me fëmijët tanë deri këtu, në Konfederatën e
Demokracisë së Theqafjes, tjetra nuk ishte grua e imja, por dashnore, e cila më
jepte ate që nuk më dha asnjëherë ish-gruaja, e nuk ishte aq e bukur, por bëja
dashuri me te, pa i thënë kurrë “të dua,
e dashur”...
Ishte njëra nga mija apo miliona kombase, prej kufirit të
Gjermaisë e deri në Republikën e Kantonit të Pazbuluar, pikërisht në kufi të
Francës, të cilës po i them sa për të thënë diçka, se ajo është “Barbaria Shtetërore”.
Ajo ishte një shetet “barbar”
ndaj shqiptarëve? Përveç se i shkombëtarizoj avrenet e baskët, etj., dhe i
nënshtroi ata, e ngriti Pis Markun (Bismarkun) në Gjermani, që t`i shtypë
shqiptarët, brenda saj dhe të tjerët!
Nuk e harroj këtë punë, sado që gjuhën e tyre e dija që
në fillim. Tani, nuk kam kohë t`ua shpjegoj pse e quaj kështu, sikur në
ligjëratat e fakultetit. A e dini se kam qenë profesor? Jo, jam njëfarë
pastruesi të jashtqitjes së madhe nëpërmjet kësaj Konfederate, të cilës i them “e Theqafjes” e nganjëherë ajo është
edhe “e të Mirës”, së cilës, ia
nxorra positiv azylin, sikuse u kujdesa me opinga të shkyera mija njerësve të
tjerë, pa marrë asnjëherë ndonjë çindarkë, e duke paguar vet rrugën me të hollat
e mia apo duke u falur ndonjë gjë të vogël. Më plaste zemra për vuajtjet e
mëdha të njerëzve të vendlindjes sime!
E shkrova “azylin”,
me y-në shqipe, por sipas “normave
letrare” tek ne i thonë “azil”.
Gjemania ka të drejtë në shqiptim, prandaj vetëm asaj nuk i kam gjetur ndonjë
nopfkë të ligë e satirike, pos kësaj Konfederate.
Po e them se i dija aq mirë ligjet, e nuk isha “jurist”, por dija mirë të ankohesha, në
emër të njerëzve. Njëmijë dosje të tyre i ruaja me lotë në sy, por nuk e mora
asnjë faleminderim prej tyre, vetëm njëres, sepse edhe ajo kishte interes! I
shikoja ato dosje të tëra, prej veriut e deri në jug, prej lindjes e deri në
përëndim të këtij vendi, ndonjëherë me lot krokodili, por zvaritej tërësisht
faleminderimi, deri në harresë, si pazakonshëm!...
Ta them shkurt, ajo nuk quhej “Konferatan e Demokracisë së Theqafjes”, por ndryshe, e këtu nëpër
male, me zemër të plastë, në shenjë të mospajtimit me te dhe të protestës sime njerëzore,
nga të gjitha të padrejtat kolektive të saj mbi fatin dhe pafatin tim, po e
thërras kështu! Konfederatë po, por është një gjë tjetër! Gjëne ju, po deshët!
Jam lodhur me letrat e saja, që vinë prej të gjitha instancave të saj, prej
skutellës sime e deri atje lart!...
Po e ndërprej dhe po i kthehem çështjes sime kryesore,
nga familja ime: kur erdhën fëmijët dhe më së pari e mora një banesë për ta, që
t`i mblidhja të gjithë, gruaja e pamartuar e gjeti rastin të vinte në banesën
time dhe të frekuentonte pranë gruas e fëmijve, sado që mija herë i kam thënë
se nuk mund të martohesha me te, sepse kisha fëmijë, edhe pse më kishte martuar
pa më pyetur askush apo asnjeri, por po t`a nxjerri azylin tënd pozitiv. Po e
them se kisha vuajtur gjatë me te e pa ish gruan time.
Kush e ka dërguar, nuk e di! Isha pa grua e qaja për
fëmijët e mi! Ajo më gjeti, në stacionin e autobusave, në mes asaj tollovie. E
refuzova njëherë, por më tha se e njihja prej kioskut para policisë së
kryeqendrës sonë, kur dola me lot për faqe, e ajo është pikërisht ajo, e cila më
solli atëherë palomat, të fshija faqet. Atëherë, nuk më tha aspaq se i pëlqeja
dhe unë i kisha “rastet e rrebta” të “milicisë”. Po i them kështu me fjalorin
e ligë të protestës sime, të “milicisë”,
së “krahinës së autonomisë”[3],
e tani është “republikë”...
Ish-gruaja ime, me dashurinë apo padashurinë time apo të
saj, asakohe qe martuar papritmas me mua, kur shkova në shtëpinë e saj për t`a
prishur atë fejesë, me dy dëshmitarë, e në vend se t`a prishja fejesën, ma
dhanë me vete si peshë mbi kurrriz. E shkova në vendlindje me përjashtim të
këtij shteti, pasi nuk kisha fjetur as një orë, nëpër trotuare e nëpër fshatra
të vogla, të atij krahu të kësaj Konfederate, pa banese, pa punë, pa letra të
vazhduara, ditë të tëra, kur më zuri Policia e Konfederatës së Demokracisë së
Theqafjes e më përzuri, hera e parë, për një vit, nga Konfederata e tyre!
Shkova kokulur dhe i shtruar për dhé, pa dinjitet e pa burrëri, në shtëpi
time e në shtëpi të gruas, për t`a plotësuar kushtin e kundërshtareve të mi, se
më morën në “besë”, ata qe e kishin
djalin e tyre në UDB, e ajo nuk ishte besë, por pabesi e vërtetë! Ma ngarkuan
në kurriz e më lanë “në hulaja”!...
Po i bie pak shkurt: kështu më kishte martuar papriturazi
ish-gruaja e ime, pa dëshirën tonë e në pajtim të baballarëve tanë: babai im
dhe babai i saj ishin treguar dakord, pa na treguar më parë! Ishte një martesë thjeshtë
e kryqëzuar mbi ne, një martesë pa dëshirën tonë, e dhunshme, një martesë e “aranzhuar”, po them kështu me fjalorin e
delikuencës së intelektualëve.
Ata që shiten para popullit “të paditur” si “të mençur”,
i thonë kështu, me fjalë e fjali të vjedhura nga “gjuhët e huaja”, që të vërtetë janë zhargone të marrura me qëllim
nga gjuhët e tjera, për t`u shitur si “dijetarë”.
Disa shtete “socialiste” e gjënin atëherë
se frengjishtja ishte e para, ndaj aglishtes. Janë disa shtete që e konsideronin
veten se ndodhen “në krye të botës”, mu
sipas ideologjisë komuniste, e unë isha kundër
tyre. Në të vërtetë, thoshte ish-gruaja se ajo ka qenë “e martuar me mua” dhe kishte bërë edhe fëmije, e kjo e dyta, nuk
ishte martuar me mua dhe nuk kishte bërë asnjë fëmijë...
Njëri sheh apo demon dëshironte të ma vesh njëren pas
vetes, e tjeri sheh apo demon dëshironte që t`a mbroj tjetrën! Mbeta pa
asnjëren, në katrahurë, përtej Diellit, mu në errësirë të plotë!... Po! Në
errësirë të plotë!...
Tani, u bë mjaft! Po e lëmë kështu njëherë këtë çështje,
se është mjaft!...
Po ikë në skutellën time dhe është koha të ik!...
Iki në skutellë!...
[1] “UDB“, „Unutrashjne Dërzhavna Bedbesnosti“, e
shkruar me alfabetin shqiptar, do të thotë: "Siguria
e Brendshme e Shtetit". Kjo ishte kryesorja e shtetit ish-Jugosllav, e
tmerrshme për ne, e mirë për të tjerët….
[2] Po e
shpjegoj edhe njëherë: „Hura“ ështe
fjalë gegërishte, që e shpjegon një greminë të thëllë në tokë, të cilës nuk i
shihet askund fundi. „Katra“ është
katër palësh, katër fish. Katrahura është gremina katërpalësh e djallit, e
demonit, kryedemonit. Je duke shkuar më thellë nëpër tokë e nëpër shkëmbinjë,
pa dritë e nën trusni të madhe…
[3] Është fjala
për Kosovën, sot Rebublika e Kosovës, e cila e kishte njëfarë „autonomie socialiste“, por i tërë kombi
i saj shqiptar rrahej në mënyrë ç`njerëzore, pothuaj 2/3 e shqiptarëve të
Kosovës, nga „milicia“, që ishte
policia, por që përpiqej në të gjitha mënyrat e dhunës policore, t`a
shkombëtarizonte tërë popullatën shqiptare. Ne, nuk mundeshim të quhemi „sllav“, as turq e arab, sepse nuk ishim
të tillë!...





