Sevdail Hyseni: Protesta në shesh

1h më parë

Sevdail Hyseni


Satirike


Protesta në shesh


Në Tiranë seç mblidhet kuvendi,

jo në sallë, por në shesh te vendi.

Me flamuj, zurna, daulle e pipëza,

shtetin për bishti e ka kapur kriza.


Në rrugë vlon protesta demokratike,

me megafon e fjalë oratorike...

Sepse në Ballkan kjo është modë:

kur s'flet kutia, fituesi s'duket dot.


Deri dje me afsh kundër "doktorit",

sot i njëjti stil kundër "piktorit";

e nesër s'dihet kush në qeveri,

do ta ndjekë pas e njëjta histori.


Shqiptarët kundër shqiptarëve prapë,

një hije e rëndë na ndjek në çdo hap.

Në Shqipëri “Flamingo revolucioni”,

kurse në Kosovë s’arrihet koalicioni!


Demokracia s'matet me mllef e zëra,

as me protesta me ditë e javë të tëra;

Prishet imazhi mes shkopit e karotës,

me zhurmën e turmës në sytë e botës.


(Karikatura marrë nga interneti)