Kristaq Turtulli: Syri i nënës mbeti në mjegull

Kristaq Turtulli
Syri i nënës mbeti në mjegull
Ne
nuk lindëm. Na zgjoi një këngë
që
askush nuk e kishte kënduar ende.
Ende
pa marrë emra, mbanim në pëllëmbë
një
copë qielli të njomë,
dhe
besonim se bota hapej me qepallën e një nëne.
Kur
ajo ngrinte syrin e kaltër, detet humbnin brigjet,
zogjtë
harronin fluturimin,
dhe
koha, si një fëmijë i hutuar, na ndiqte zbathur.
Nuk
e dinim se mjegulla nuk zbret nga malet.
Ajo
lind nga zemrat që historia nuk i lejon të dashurojnë.
Një
mëngjes, nëna u bë mjegull.
Syri
i saj mbeti i hapur mbi të gjitha horizontet,
si
ylli i fundit që nuk pranon të shuhet.
Ne
ecëm. Jo drejt së ardhmes. Drejt largësisë.
Në
valixhet tona nuk kishim bukë, as rroba, as atdhe.
Mbanim
vetëm atë sy.
Dhe
këngën.
Atë
këngë që nuk gjeti kurrë një gojë njerëzore.
Prandaj
e këndonin lumenjtë.
E
këndonte bora kur binte mbi varret pa emër.
E
këndonte era duke kaluar mbi det,
deri
në brigjet ku ne u plakëm në një gjuhë tjetër.
Sot,
kur mbrëmja na mbështet kokën mbi supet e heshtjes,
e
kuptojmë: nuk ishte vetëm nëna që humbëm.
As
rinia. As atdheu.
Humbëm
derën nga ku hyhej në mrekulli.
Dhe
që atëherë, jeta është vetëm udhëtimi i gjatë
i
një kënge që ende kërkon zërin tonë.
Dorëshkrimi i mjegullës
Një
ditë koha do të hapë sirtarin e saj të vjetër
dhe
do të gjejë rininë tonë ende të palosur.
Do
të habitet që nuk është zverdhur.
Sepse
vitet nuk e plakën, por e harruan.
Ne
e kishim shkruar me bojën e pranverës,
por
dikush e ktheu librin
para
se të mbaronte kapitulli.
Që
atëherë ecim si fjalë
që
kërkojnë fjalinë e tyre.
Në
një stinë, në vite
Ishte
e vetmja dritare
nga
ku Zoti shihte tokën.
Ne
hymë jo në dashuri, por në pafundësi.
Pastaj
mjegulla e mbylli librin.
Askush
nuk e pa.
Vetëm
era vazhdoi të kthente faqet.
Dhe
ne mbetëm brenda një fjalie
që
nuk mori kurrë pikë.
Prandaj
kur na pyesin sa vjeç jemi,
ne
heshtim.
Dhe
numërojmë fjalët e harruara në xhepa.
që
ende presin në anën tjetër të mjegullës.
Katedralja
Me
katedrale brenda vetes lind çdo njeri,
Plot
dritë dhe shkëlqim është në fëmini.
Në
të këndon zëri i nënës, mrekullueshme melodi,
lutet
një ëndërr në vogëli,
lulëzon
dashuria e parë gjithë bukuri,
Një
vajzë dritaren e shpirtit hapi
Aty
ruhet e gjithë ajo që nuk mund të vdesi.
Por
vjen një ditë... njeriu harron
rrugën
përndritur për te vetja.
Dyert
mbeten hapur, por atje askush nuk hyn.
Këngët
bien si pluhur mbi gurë.
Lutjet
treten në heshtje.
Dhe
ne plakemi pa e ndjerë
duke
ruajtur një katedrale
ku
nuk u ndez kurrë qiriu ynë.
Pastaj
syri i vajzës ikën nxitimthi,
Dhe
vonë me dhimbje kuptojmë:
Nuk
ishte vetëm një sy gjithë bukuri.
Ishte
dritarja nga hynte në shpirt mëngjesi.
Kur
dritarja u mbyll, brenda nesh,
mbeti
një katedrale e madhe, bosh
ende
pret hapat e dikujt nëse vijnë...
Mërgimi
Gjithë
jetën ecëm pranë ëndrrës,
pa
e prekur kurrë.
e
ndiqnim si një dritë larg në horizont,
që
largohej sa herë afroheshim.
Jo
Kanadaja.
Jo
Shqipëria.
Mërgimi
ynë ishte më i thellë.
midis
zemrës dhe kujtesës hapësirë mbeti,
ku
njeriu humbet mes vedi
pa
lëvizur nga vendi.
Mund
të banosh në shtëpinë tënde,
të
njohësh çdo derë, çdo rrugë,
dhe
përsëri je i huaj me veten tënde.
Bulëza
e fundit e shpresës
që
pikonte nga gjiri i hënës,
u
tret ngadalë nën frymën e kohës.
Kënga
Kënga
nuk lind nga buzët.
Ajo
lind në vendin më të thellë të shpirtit,
aty
ku njeriu ruan atë që nuk mund ta thotë.
Kënga
është ura e përjetëshme
që
lidh të ikurit me të mbeturit,
të
djeshmen me të nesërmen,
lotin
e drithëruar të nënës me dritën.
Ne
menduam se këngën era e shoi si qiri
Por
si gjithnë na mundonte gabimi.
Nuk
ishte kënga që humbi.
Ishim
ne që humbëm rrugën për te zëri,
Ajo
në pragjet e vjetra ende rri,
nën
hijet e pemëve, në duart e nënave
në
heshtje këndon shpirti.
Kënga
pret. Pret, që ne të kthehemi.
Ndoshta
një ditë dhe fëmijët tanë
do
ta dëgjojnë.
Jo
si të vjetrën këngë,
por
si rrahjen e një zemre
që
nuk pranoi kurrë të vdiste.
MBRËMË PASHË DIELLIN NË
SY
Diellin
në sy pashë mbrëmë,
në
çastin kur bota mendonte
se
ai po vdiste.
Askush
nuk më tha,
se
edhe perëndimi ka verbërinë e vet.
Flaka
e tij nuk më dogji retinën.
Ajo
depërtoi më thellë, atje ku syri
ia
dorëzon shikimin shpirtit.
Dhe
shpirti u drodh, që atëherë
më
dhembin sytë.
Jo
sepse pashë shumë dritë,
por
sepse pashë
atë
që drita fsheh gjatë gjithë ditës.
Pashë
se koha është një plagë
e
mban të hapur që universi.
Se
njeriu ecën mbi tokë
duke
u quajtur i gjallë,
ndërsa
çdo hap është një fije
që
e tërheq drejt përjetësisë.
Pashë
se dashuria është e vetmja dritë
që
nuk perëndon,
por
është edhe ajo që na verbon më shumë.
Pashë
fytyra që buzëqeshnin,
ndërsa
brenda tyre rrënoheshin qytete të tëra.
Pashë
se se nuk ka ze e vërteta.
Ajo
shfaqet si një diell
që
të detyron ta shohësh drejt,
derisa
të mos shohësh më asgjë.
Ndoshta
Zoti nuk na fshihet.
Ndoshta
dielli është tepër i ndritshëm
që
sytë tanë ta përballojnë.
Prandaj
Zoti na dhuroi mbrëmjen,
si
një mëshirë midis nesh dhe pafundësisë.
Sot
ende më dhembin sytë.
Por
nuk kam frikë nga kjo dhimbje.
Kam
frikë nga dita kur do të mund
ta
shoh diellin drejt në sy pa ndier asgjë.
Sepse
atë ditë nga drita nuk do të jem verbuar
Do
të kem humbur aftësinë për t'u mahnitur.
MOS E ZGJONI PËRSËRI
HISTORINË!
Mos
e zgjoni përsëri historinë!
Ajo
fle me plagët hapur,
e
shpuar brinjë më brinjë.
Jastëk
ka gurët e varreve.
Nga
oxhaku fryn erë e fortë,
të
përmbyt hiri i shekujve.
Mos
ia prekni plagët historisë.
Ato
nuk mbyllen me harresë.
Nën
koren e kohës marrin frymë,
duke
ushqyer rrënjët me gjakun e brezave.
Ky
vend ka qarë aq thellë,
sa
edhe heshtja mësoi të flasë,
ndërsa
librat ulën sytë.
Historia
ecte në shtegun e të verbërve,
me
qefinin e reve mbi supe.
Varroste
agimet,
para
se gurët të mësonin emrat e të vdekurve.
Flamujt
ndërronin ngjyrën e erës;
tradhtia
rridhte pikë-pikë
si
rrëshirë e zezë nga plagët e lisave.
Nën
rrapin e moçëm
buka
ngurtësohej në duart e njeriut;
frika
i hante hijen,
shpresa
i mbinte vetëm si bar mbi varr.
Fitimtarët
hynin me kurora drite,
dhe
dilnin të zhveshur nga gjyqi i kohës.
Pas
tyre mbeteshin vetëm gurët që nuk flinin,
dhe
shamitë e zeza,
që
era i numëronte si vitet e këtij vendi.
Ndaj
me ngërç, e dhunë
mos
e zgjoni përsëri historinë.
Lëreni
të flejë.
Le
të zgjohet vetëm ardhmëria,
nga
buzagazi dhe lumturimi i syve të nënave.


