Xhevahir Cirongu: Një vajzë me flokë kaçurela

1h më parë

Xhevahir Cirongu


Një vajzë me flokë kaçurela


E vështrova drejt në sy, ndalova

Në qepallë ende kishte muzgje nate,

Edhe yjet nuk ndriçonin, gjumë prishur

Qëndronin nëpër degët e qershive.


Netëve të përgjumura, zogjtë dremisnin

Dhe degët e plepave nga vesa larë,

Nëpër trupin e tyre, buzëqeshja ngrirë

Një lot dhimbje në tokë zbriti pranë.


Kjo botë profilesh, fytyrë zbrazur

Edhe dallëndyshet, ngrirë buzëqeshjet,

Me erën e vjeshtës ecnin bregut të lumit

Sa afër e larg me duar ato përqafuar.


Të lutem o kohë, si gonxhe çelur

Më mblidh gëzimet këtu në gji,

Portrete njerëzish, e vitet e jetës,

Mi mblidh krahorit ti kem në përjetësi.


Një vajzë me flokë supit hedhur kaçurela

Vështrimet hidhte diku qiellit te një re,

Portrete e buzëqeshjeve pastaj të ngrira

Mbi petale trëndafilash vallzonin me ne.

Durrës, dt. 28 .06. 2026