Shyqyri Fejzo: Beke Sejdini

1h më parë

Shyqyri Fejzo

Beke Sejdinit


Kush ka qënë Beke Sejdini

Balli i burrave të Lenies

Ju të gjithë mbase s'e dini

Nam i fshatit dhe i nahijes


Bekja qeshte me mollën e kuqe

Më shumë ngacmonte bejlerët

Jo se ishte njeri me huqe

Krah i ngrohtë për të mjerët


Shpuzë dhe e qeshur e atij

Mendjellinjve, burrë a grua

Me shaka e humorin e tij

Nuk u linte baltë në thua


Ti me shumë forcë u ndeshe

Me burra që hante qafa për këmborë

Që kanë mendjen mbi qeleshe

E nuk zenë punë me dorë


Bekja i drejtohej me gisht

Atij qe kulloste retë

Që i vinte vezës bisht

Po nuk mbrehte dot as qetë


Në gëzime ku ish Bekja

Të gjithë atë shihnin në sy

I vinte jastëk fjalës Bekja

Si një e një që bëjnë dy


Kurrë nuk i u nda të vërtetës

Në halle njerzish në rrugë djali

Për shkollë pati atë të jetës

Kur fliste Bekja tundej mali


Të ish sot gjallë ky babaxhan

Kur ka "deshë me këmborë"

Do tallej me c'ngjan e c'mban

Do të mbanim belin me dorë


Nga jeta vërtet je ndarë

Por ti nuk vdiqe-linde

Mbi njerëzi ti hodhe fare

Do kujtohesh nëpër vite


Varr i thjeshtë fshatin shikon

Shtëpia e fundit e ustait

Shaka e bejte rrezaton

Lule humor i fukarait.