Lazim Miftari: Ushtari i lirisë – UÇK

USHTARI I LIRISË – UÇK
Ngrihet
mali, thërret kushtrimi,
ushtari
del me shpirt të zjarrtë,
flamuri
valon si flakë amshimi,
luftëtari
fuqinë në gjoks e bartë.
Mos
harro, bir, besën e kombit,
ruaje
flamurin si gjak në dorë,
sytë
e saj, në krrokama t'korbit,
lotët
i derdhte të ftohtë si borë.
Nëse
bie për liri, bëhesh dritë,
emri
yt gdhendet përmbi gurë,
në
këngë do të rrosh me meritë,
trimëria
jote s'harrohet kurrë.
Në
çdo cep ia kanë zënë pritën,
hijet
e zeza janë nisë me ardhë,
në
palcë armikut ia shtinë frikën,
burra
trima me shpirt të bardhë.
Pushka
krisi, ushton fort mali,
si
lumë i kuq po derdhet gjaku,
nuk
ndalet ushtari, as gjenerali,
luftojnë
trimat nga derë oxhaku.
Shokët
bien, kënga nuk pushon,
flamuri
valon mbi tym e pluhur,
në
gjak rritet, në zemra lulëzon,
trimat
arrijnë në kohë të duhur.
Ushtari
kthehet me plagë në trup,
por
sytë i ndriçojnë si agimi i parë,
luftën
e fituan me taktikë në grup,
në
atdhe kthehet si nder i rrallë.
Nëna
del e pret me lule në dorë,
ai
i buzëqesh me plagë të rëndë,
nuk
i sjell ar, as nuk sjell kurorë,
por
lirinë e fituar ndër dhëmbë.
Në
gurin e varrit gdhendet lavdia,
në
këngët e popullit rron përjetë,
ushtari
i lirisë bëhet vetë historia,
shqiponjë
që ngrihet lart mbi retë.
Liria
ka emër – UÇK!
Lavdi
të rënëve për liri!
Lavdi!
Lazim Miftari
Prishtinë, 21 Qershor 2026


