Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë

3h më parë

Pas demonstratës antikomuniste të datës 4.7.1990, policia e Durrësit dhe Reparti nr.326, kryen më 10.7.1990 një "operacion spastrimi", por "pa marrë si duhej masat organizative".

Rreth 40 të rinj të moshave 15-19 vjeç u rrëmbyen nga policia, në rrugët e Kavajës dhe në plazhin e Golemit, u dërguan në Durrës dhe u qethën. Asnjë shpjegim nuk u jepnin. Sigurimi i procedoi por hetuesia i liroi se nuk u gjeti vepër penale.

Këto veprime terrori ngjallën reagime qytetare, deri në përplasje me armë. Mbrëmjen e datës 10.7.1990, fare pranë shtëpisë së vet, u vrã nga policia Josif Budo. Ndërkohë raportet theksonin se dy vëllezërit e Josifit ishin futur në ambasadën gjermane në Tiranë, ndërsa vetë ai nuk kishte mundur.