Kastriot Dervishi: Batalioni komunist "Perlat Rexhepi" vrau dhe dogji Atë Lekë Lulin
11h më parë

Më
16 korrik 1944 Atë Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për
të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Komunistët e justifikuan
vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku ishte "ndërlidhës midis
gjermanëve dhe britanikëve" (!). Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar
në këtë mënyrë krimin makabër:
"Vrasja
u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i
popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e
Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të
ndaluar forcat e ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e
tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe
eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i
Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.

Të Tjera
Në Fokus


