Kastriot Dervishi: 80 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë
80 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë

Më
3.7.1946 u ekzekutuan anëtarët e Koalicionit Demokratik: Qenan Dibra, Sami
Çeribashi, Talat Drini, Hivzi Golja, Tut Mëniku, Xhahit Koka, Mehmet Beshiri,
Shaban Balla, Ali Kavaja, opozitës së parë shqiptare që përbëhej nga grupet
monarkiste, të rezistencës dhe ai socialdemokrat. Të ekzekutuarit u përkisnin
dy grupeve të para. Në procesin e madh të zhvilluar në Tiranë bënin pjesë edhe
opozitarë të tjerë që morën dënime të gjata me burgim si: Musine Kokalari,
Anton Dukagjini (i vjetri), Enver Hasa, Prof Çoka, Abdulla Muça, Gjergj
Kokoshi, Nefail Skikuli, Kolë Rodhe, Reis Hasho, Qemal Biçakçiu, etj. Disa prej
të dënuarve vdiqën në burg. Përgjithësisht opozitarët ishin nëpunës dhe
ushtarakë që nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi komunist. U ekzekutuan një
ditë pas mbarimit të vizitës së E.Hoxhës në Jugosllavi. Prandaj edhe fjala e
fundit e tyre ishte pothuajse e njëjtë në thelb: Rroftë Shqipëria me Kosovën.
Ata kërkuan te misionet e huaja shtyrjen e zgjedhjeve dhe organizim të rregullt
të tyre.





