Kastriot Dervishi: Pesë makinat e ngjarjeve të ambasadave

02.07.2026, 06:23 PM (GMT+1)

Pesë makinat e ngjarjeve të ambasadave

Nga Kastriot Dervishi

Pas ngjarjes së datës 23 qershor 1990 në ambasadën italiane, ku makina me 6 persona, e drejtuar Fatos Kaceli, çau murin e ambasadës italiane, në datat 1 dhe 2 korrik 1990, janë vërejtur këto ngjarje:

-Më 1 korrik 1990 një makinë tip “Robur” fërkohet me murin e ambasadës së RFGJ-së. Polici qëllon. Vërehen shenja gjaku në karroceri. Ata që drejtonin makinë hynë në ambasadë.

-Më datën 2 korrik 1990, në orën 10.30, një makinë tip “Tatra”, me 6 persona shpërtheu murin rrethues dhe kangjellat në ambasadën italiane.

Po këtë ditë, rreth orës 19.00, një makinë “Skoda”, me drejtues Yllbardh Bodinakun (në foto), me 34 persona, shpërtheu murin nga ana e prapme e ambasadës së Republikës Federale Gjermane.

Në orën 21.00 një makinë “Skoda”, e mbushur me njerëz ka hyrë në ambasadën greke duke shpërthyer murin anësor.

Pra janë 5 ngjarje me makina të ndryshme në ambasada, ato që shpërthyen situatën e ngjarjeve të asaj kohe.