Kastriot Dervishi: Procesi i rihapur i Mirditës

2h më parë

Në fund të vitit 1995, familjarët e të dënuarve të procesit të vitit 1949, të akuzuar gjoja për vrasjèn e  Bardhok Bibës, paditën për krime kundër njerëzimit, ish kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme Rrëshen, Sulejman Manoku; ish kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, Mhill Doçi; ish shefin e Sigurimit të Rrethit, Ndue Gjin Gjoka. Manoku vdiq menjëherë nga zemra kur policia i shkoi në banesë për ekzekutimin e masës së arrestit në burg.

Çështja ngeli në hetim dhe dy të pandehurit vuajtën vetëm paraburgimin. Ngjarjet e vitit 1997 e mbyllën këtë proces pa dalë në gjykatë.