Kalosh Çeliku: Gjithë jetën me poezi, ende pa pasuri

15m më parë

GJITHË JETËN ME POEZI

ENDE PA PASURI


NGA KALOSH ÇELIKU


Dje, i kam lexuar Rilindasët shqiptar.

Edhe, jam rritur me to si shkrimtar,

Qafëpërqafe, heroikisht në Robëri.

I kam lexuar edhe bashkohorët

Shkrimtarët e Sotshëm gjysëmgjelat

Mbi Gardhin e oborrit, para Shtëpisë.

Që, nuk e dinë, a janë gjela apo pula

Patjetër, duheshte të plakem me to

Në Jetë. Robëri. Dhe, Sot: në, “Liri”.


Edhe, t’i lexoj politikanët shqiptar

Me poste partiake dhe pasuri:

Rrufjanët, në Qeveri me vite,

“Analistët” e Sotëm politik partiak

Ende, këmbekrye, Sot: në Legen.


Edhe, budallakitë e tyre pa sy

Përmëkeq, nuk kanë as veshë.

Me një torbë taxhi përqafe, në grazhd

Përtej Ditës Nesërme në Liri.

Dihet, Lufta vazhdon me Penë

Ato, me pushtet, pasuri, dhe “Liri”.


E, Unë gjithë Jetën me poezi…