Kalosh Çeliku: Ima atë u zgjua nga varri rrëzë “Çuke” në katund

RREZË
“?UKE”
NË KATUND
NGA
KALOSH ÇELIKU
Ditë. Dielli dy
shkopinj mbi Sharrin Plak në perëndim e kishte kapur në grusht Kryeqendrën
kulturore të shqiptarëve, dhe Qytetin e dy Universiteteve. Matanë maleve
kullosnin dhentë. Ujku në një përrua u kishte vënë pusi. Bariu i biente
fyellit. Ama, ia kishte marrë një kënge, që gjithë Qytetin sikur donte ta
zgjonte nga gjumi:
Vapë e madhe. Rrugët
në zjarr. Shtëpitë. Qielli në flakë. Nguteshin njerëzit si pa kokë. Ecnin. Një
Zot e di për ku, në lindje apo vdekje. Me dy e katër këmbë. Ndonjëri e hiqte
veten edhe zvarrë nëpër bërllok. Lumi larg. Dielli
larg. Liria edhe më larg matan? maleve…
– Hë, si të duket?! A ta mbusha
syrin, që ta shkruajmë edhe librin e dytë: Gratë e mia besnike?!
Më tha, Djemnusha me dy gota raki rrushi dhe dy shtama me verë të kuqe përpara mbi
tavolin?.
– Nuk e di. Me siguri siç duket,
edhe Ty të ka përzënë Partia. Të provojmë.
– Partia, po. Vetëm ti me siguri nuk
do të më përzësh si ajo kurvë?!…
– Jo, vogëlushe. Unë nuk jam i keq
si Nëna Parti me atë kope “patriotësh“ me qerre kuqezi, që vuajnë për Atdheun.
E duan DoktorZiun…
Dhe, nisi lufta. Armët
i nxorrëm nga brezi. Një Zot e di, sa viktima do të bien dëshmorë. Edhe
tradhtarë. Spiunë. Patriotë të vonuar melezë… Hoxhallarë…
Priftërinj… Imzot, me siguri do të ketë në këtë luftë heroike. Po. Edhe, secili
më trim se i shoqi…
Dhe, herët në mëngjes në ora 6.00 me
dt. 21 mars 2007, Ditën e pranverës më erdhi një mesazh në telefonin celular të
xhepit:
O Zot! Ishalla e
zbulon. Jo për të vazhduar bashkë. Por, më dhembë akuza e pabazë. Zot i madh,
zbuloje atë njeri! Atëherë, do të të besoj
pa kufi. Shpirt i gjyshes më ndihmo! Engjëlli im më mungon…
Shkup, 21 mars 2007
Dhe, në mëngjes u zgjova para
Diellit. I fërkova sytë me duar, i bërtita Qiellit: Edhe unë jam i çmendur!
– Hi-hii-hiii…
Im Atë, kurrë nuk pushoi së
fantazuari për ta gjetur Lirinë me armë në brez dhe duar edhe maleve…
– E gjeti?
– Punë përrallash. Ik, ore
ëndërrime… Tashti e kuptova. Dhe, erdha në përfundim se, Liria qenka grua.
Përmëkeq, një grua kurtizane, që me vite e shekuj i turremi përmbrapa ne
shqiptarët. E kam fjalën për burrat. Gratë nuk i turren Lirisë. Shkaku se, nuk
duan të jenë lezbejka të çmendura, në shtrat.
– Hi-hii-hiii… E ku e di ti se Liria
nuk është lezbejkë?! Edhe atë, e çmendur përtej kufiri, që nuk e mban dot as
kandari i ?ajupit…
– Jo, nuk e di. Po, them kot se, nuk
do t’i turreshin burrat me pushkë në dorë e kollanë me fishekë përqafe
përmbrapa me ditë, muaj, vite e shekuj nëpër male…
–Po.
– Dhe, ende nuk e zuri asnjë burrë
në livadh… Fushë… Ose, mal…
– Jo, nuk e zuri…
– Dhe, e di se pse, asnjë burrë,
grua nuk e rrëzoi në shtrat, pasmesnate?!…
– Edhe këtë nuk e di. Po, a e di se,
shumë burra e gra nateditë e kanë ndjekur edhe maleve me armë në dorë?!…
– E di. Kalosh Zajazi me mauzerr në
dorë e ndoqi maleve të Kërçovës, në Kosovë e Shqipëri. Sulltanë Qafa me
gërshërë të dhenëve, te Pragu i Shtëpisë. Bajram Curri,
përpak ia ngriti këmbët në hava pas një gardhi, në Shpellën e Dragobisë.
Edhe Isë Boletini i vuri pusi me dy kobure në Londër… Azem Bejta, po të mos e
kishte me vete Shotë Galicën, Nusen e maleve me siguri do ta rrëzonte pas
ndonjë trungu lisi…
– Hi-hii-hiii… Dhe, përsëri
shqiptarët ende nuk e rrëzuan në shtrat Lirinë…
– Jo. Edhe sot e kësaj dite. Iu
turrën përmbrapa me të gjitha armët: shpatë, pushkë, bomba e topa… U ka mbetur
pa e provuar edhe armën e fundit, Kandarin e ?ajupit…
Dhe, dhashtë
Zoti një
ditë
e kapin në
dorë
maleve edhe këtë armë historike -
artistike!
– Hi-hii- hiii… E, atëherë, Liria
qenka kurvë?!… Buçë Katundi, që ku ta dimë ne me cilët kurvarë e lëvizë bishtin
në Ditën e Sotme…
– Mundet. Tatëmadhja, njëherë i bëri
edhe maxhi. E shkriu plumbin në një enë me ujë e eshtra… I fryu, në fytyrë ta
shpëtojë nga mëkatet…
– Dhe, përsëri nuk e zunë magjitë?!
– Jo.
– Atëherë, duhet bërë hajmali te
Hoxha i Katundit, që një ditë fluturoi nga minarja…
– Jo, ore… Lirinë
duhet dërguar te Baba Shehu, në Tyrbe t’ia hudhë këmishën e gjatë të mëndafshit
me oja e tel mbi kokë mesdite me Hënë në “Baba Tomor”.
E përzura Nusen me pashterkë të
kuqe, dhe e mora Lirinë për grua. Nëna përsëri e rroku dajren te pragu i derës
për zbritjen e Nuses me krushka nga koçia në lëmë. Babai, e nxorri mauzerrin
nga hatullat dhe qiti pushkë. Edhe në këtë Shtëpi më në fund erdhi një grua
azgane nga fisi, Liria… Zanë mali…
Një javë, fshehur nën hatulla e
pastrova mauzerrin e Babait. Rripat e lekurës i mbusha me fishekë dum-dumë.
Bombat i futa nëpër xhepat e strukes.
Dera u hap, dhe hyri im Atë i
armatosur deri më dhëmbë. U tremba. Thashë me vete: Tashti, pasi u zgjua nga
Varri, i ka ardhur te hunda me mua sugarin nga zemërimi, dhe do të mi shkrepi
të gjithë fishekët e mauzerrit në lule të ballit…
Përçudi, buzëqeshi me ato mustaqe
vesh më vesh. Dhe, kësulën e bardhë të Bjram Currit në kokë. U ulë si gjithmonë
në shkamin e vet me tri kambë, mbuluar me lëkurë ogiçi pranë oxhakut. Mauzerrin
e mori në prehër.
– Dhe, më në fund erdhi edhe në këtë
shtëpi Nusja e maleve… Liria…
– Po, baba. Ashtu thonë në Katund…
Rrugë të gjatë bëri nëpër male…
– Edhe nëpër fusha… Dhe, nuk e di
sesi e gjeti rrugën mes atyre shkurrave?
– Jo, baba. Edhe sot e kësaj dite.
Nuk e di nga cila anë zbriti me koçi maleve…
– Mendohu pak, o bir! E ke thënë
shpesh mes atyre rreshtave, nëpër libra…
– Kot. Nuk ma pret mendja gjithë
ditën, gjithë natën… Prit pak, mu kujtua: është “Çelvjollca”, mali që prek
qiellin me kokë…
– “Çelvjollca” është pra, dhe
dëgjoje këtë rrëfim deri në fund, po të duash fute edhe në libër! E di ti, o
bir se: kush ka qenë Kalosh Zajazi, emrin e të cilit e mban ti si shkrimtar…
Sulltanë Qafa… Bajram Curri… Isa Boletini… Dhe, Shotë e Azem Bejta – Galica?
– Po, e di, baba. Kaçaku i maleve.
– E, Shotë Galica?
– Edhe këtë e di: Nusja e maleve…
– Dhe, a e di ti se: Azem Bejta,
Shotën e mori me vete në male?
– Edhe këtë e di. Shkaku se i duhej
grua edhe në male… E veshi edhe si burrë me tirqi e xhamadan… Kësulë të bardhë
në kokë…
– E vërtetëtë. Po, por ta dinte Azem
Galica, se: Shotë do t’ia kalonte me trimëri në luftë, nuk do ta merrte me vete
në malet e ashpëra me borë…
– Qindpërqind, baba. Burrat janë
xhelozë ndaj grave burrënesha me armë në brez maleve.
– Mirë, ta zëmë se është ashtu siç
thua ti shkrimtari… Po, nuk është ky qëllimi i ardhjes sime nga varret… Qëllimi
im është, se: Sot, shqipëtarëve u duhet një Teutë mbretëreshë. E di ti se, kur
shqiptarët kanë qenë shtet i fuqishëm në botë me të gjitha nishanet?!…
– Po, e di. Moti, në kohën e
Ilirisë… Teuta kur ka qenë mbretëreshë…
– Ehu, biro! Shqipëtarëve u duhet mu
ajo Teutë mbretëreshë Ilire, e jo këto Teutat e sotshme kuqezi, dhe
Skënderbegat që i keni ju nëpër parti politike vetëm për poste, kabinete në
Qeveri…
Dhe, pasi e tha këtë u ngritë i
zemruar, e hodhi mauzerrin në krah dhe ma përplasi derën, doli në Lëmë…
Matanë hekurave të dritareve, në
errësirë i dëgjova njëra pas tjetrës, tri krisma pushke me jehonë… Zërin e tyre
majë Dy Lisave binjakë, Nënat, ku i përshkonin femijët pëmes Livadhit të Babait
te Guri i Zi, në “Çukë” …
Dhe, lehjen e qenëve nëpër natë…


