Kalosh Çeliku: Grua e vejë

NGA
KALOSH ÇELIKU
“Analistët” e Sotëm politik partiak shqiptar në mjetet e informacionit ngarkuar me qerre:
gazeta, redio-televizione, portale elektronike dhe Facebook me tituj shkencor
profa dhe Dr- mërra me thasë të blerë në “Qafë – Thanë”, Kosovë dhe Bullgari. Ose, ku ta di unë në Serbi, janë shërbetorë besnik të partive politike antishqiptare dhe
“shqiptare” në pozitë dhe opozitë. Qofshin ato Dje shqiptare komuniste, apo
Sot: Neokomuniste në shërbim të partive komuniste jugosllave. Këmbekrye në shërbim të partive Neokouniste me brekët arnë përmbi arnë nëpër këmbë. Mund të themi edhe lirisht se,
kopeisht turren me “analizat” e tyre politike pas një torbe me taxhi në grazhdin e partive
politike. Dalldisen, dhe arratisen si argatë të sëmurë psiqik - çmendur, ose rrufjanë pas posteve politike partiake dhe pasurisë. E kanë hëngër Dje, njëri-tjetrin, e hanë edhe Sot për pushtet dhe pasuri në emër të popullit shqiptar i nëpërkëmbur me vite dhe shekuj për Liri.
Fatkeqësisht, ende janë në shërbimin e “vëllezërve” historik të Njerkës jugosllave. Edhe, sa herë që kemi zgjedhje lokale dhe parlamentare,
“analistët” e tërbuar të partive politike, zgjohen symëshelë nga gjumi si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe turren me të katra këmbadoras pas posteve partiake, pasurisë me “fitore” në Qeveri, t’i shesin popullit shqiptar
“patriotizëm” dhe pak para mend. Edhe, atë: kur tru, nuk kanë as vetë si “analistë” politik” të shitur për një post partiak në qeveri, një torbë taxhi. Herët në mëngjes, vjellin përgjumshëm njëri kundër tjetrit për poste partiake dhe pasuri. Thirren me
bagazhin “patriotik” në emër të burgjeve. Pavetëdije, se: burgu, nuk ka qenë Univirsitet i shqiptarëve, por vend përmisimi. Pak veta kanë dalë gjallë nga burgu: shumica i kanë lënë edhe eshtrat mes atyre burgjeve famëkeq politik, si: Burgu i “Spaçit” (Shqipëri”, “Goli Otokut” (Jugosllavi) dhe “Idrizovës” (Maqedoni). Ose, kanë dalë të çmendur rrugëve, homoseksualë dhe spiunë. E lëvdojnë me vite Robërinë, dhe “Lirinë” në Ditën e Sotme. E, shajnë Atdheun, ende pa Grua. Nuk e duan Lirinë e cila na mbeti Nuse
në koçi maleve, të cilën tinëz na e grabitën komitat. Shtetin
Shqiptar. Argatë besnik të partive politike ende pa Shtet Etnik
Shqiptar.
Përgjumshëm, e vjellin Lirinë e maleve, dhe e duan Robërinë e fushave. “Vëllezërit” historik të popullit shqiptar me vite dhe shekuj e poste
partiake në pushtet: mbretër, pashallarë, agallarë dhe munafikë (spiunë). Edhe, “vojvoda” në “Serbinë e Madhe”. Kryetar shqiptar të shtetit jugosllav në komunizëm (Sinan Hasani), ministra me qerrre, zv/
ministra dhe “vojvoda” në Ditën e Sotme me dy-tre shtete shqiptar. Ende, pa
Shtet Etnik shqiptar.
Popullin shqiptar, o “burra pushteti”, Sot: është koha ta leni rehat! Mos, ia mbyllni sytë dhe t’i ngatërroheni nëpër këmbë në Ditën e Sotme me politikën e juaj “atdhetare” Përtej Ditës Nesërme! Njëri politikan duke i rënë thumbit, e tjetri këmbës.
Hiqni ferexhetë e zeza nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut tua shohim rraçet lakuriq për mejdani, dhe sytë! Burri dhe Gruaja, martohen me dashuri. Dhe,
pas disa viteve bashkëjetese ndahen nga njëri -tjetri si burrë e grua. Pse, edhe Vjosa Osmani dhe Albini
Kurti si politikanë të mos ndahen në Ditën e Sotme ta vazhdojnë Jetën e tyre politike Ditën e Nesërme?! Populli Shqiptar, e di vetë rrugën e tij historike me shekuj maleve edhe
fushave me armë dhe Penë. Luftë shekullore fyt për fyti me armik, herë me mbret e herë me Krajl. Dhe, Sot me elegjinë me çifteli nga libri me humor dhe satira “ZGËRDHIRJA (2025):
Gabimisht, ky popull ua ka besuar me vite pushtetin, postet partiake dhe
pasurinë marramendëse. Mjaftë më me premtime dhe rrena komunsite, Sot
Neokomiunsite! Premtime dhe “protesta paqesore” në rrugë për të “drejta të barabrta kombëtare”: shkolla, Universitete dhe Gjuhe Shqipe!
Shkaku se, Sot: nuk u beson më as Dr. Gaçi im me Xhadinë, dhe macit e mia pas komandantit tyre përmbrapa. Populli Shqiptar, e di rrugën e vet në Histori. Politikanëve, të dalldisur dhe arratisur, livadheve me ferra
dhe hamllave me të katra pas posteve partiake dhe pasurisë si popull shqiptar, nuk duhet tua q… -më vetëm Nanën, por edhe “Babën”!
Ehu, shiteni edhe kësaj radhe Kosovën si Grua e vejë!...











