Kalosh Çeliku: Grua – apo burrë

NGA
KALOSH ÇELIKU
Vërtetë,
artistët e sistemit komunist, i kanë pasur kushtet dhe meritat e tyre deri diku
partiake – artistike. Edhe, materiale dhe ishin të “përkrahur” me honorare
marramendëse vite e vite si “armiqë të shtetit dhe popullit” nga sistemi
komunist jugosllav në arsim dhe kulturë?! Padyshim, themelet e një populli, dhe
një Shteti të “përbashkët”. Patjetër, edhe në shrëbim të shtetit jugosllav.
Përtej, Ditës Nesërme.
Sot,
në sistemin Neokomunist jugosllav, ende me brekët nëpër këmbë me parti politike
shqiptare “demokratike” dhe “maqedonase” plotë politikanë me thasë, dhe “artistë”
shqiptar e “maqedonas”, u kërkojnë lëmoshë si lypësit e rrugëve të qytetit
partizanëve të partive politike në pushtet dhe opozitë. Projektet, dihet i
fitojnë partizanët e partiave politike në pushtet, krah për krahu me partitë
shqiptare jeniçere si argatë besnik në Qeveri. Publikisht, dalin në fotografi
para kamerave televizive me syza të errta, pasoja trupore - fizike
shëndetsore?! Sot, tu ndihmojë sistemi Neokomunist.
Katastrofë
kombëtare shqiptare politike - artistike. I hurit, dhe kallirit me shfaqje
“artistike” - partiake vendos për vlerat e tyre kulturore – artistike?! Dje, i
“vlerësoi”, sistemi ish komunist jugosllav mbi nivelin e këtyre Sanço Pançove
shqiptar mbi gomar, pas Don Kishitotit me Kalë me shalë. Edhe, këtij të Sotmit
Neokomunist me Sanço Panço përmbrapa mbi gomar. Trusakati, merret me vlerat e
tyre artistike – kulturore me argatët partiak pa libër shqip në shtëpi.
Epabesueshme?!
Dje, i “vlerësoi”, dhe ndihmoi me vite sistemi komunist si shërbetorë ish
jugosllav, “artistë” dhe “armiqë” të shtetit “përbashkët”: “nacionalistë, dhe
irredentistë”. Fatkeqësisht, i vlerëson edhe Sot: ai i Djeshmi komunist?! Ia
pafshi hajrin edhe sistemit komunist! Edhe, këtij të Sotmit, Neokomunist me
poste partiake dhe pasuri: çmime shtetërore për “vlera të arrira - artistike -
letrare”, dhe partiake në pushtet! Shkak, që ju Dje: e keni dashur sistemin
komunist. Sot, e doni këtë Neokomunist.
Thashë,
ia panë “hajrin” rrufjanët e sistemit komunist! Sot, ia pafshi “hajrin” edhe ju
argatët e sistemit Neokomunist me brekët e arnuara dhe trutë nëpër këmbë! Edhe,
atë: Fatkeqësisht, ende Sistemit Neokomunist jugosllav me pasoja politike dhe
shëndetsore fizike, këmbekrye në Legen. Pamarrë parasysh, se: ato, Sot dalin me
“protesta paqësore” (u qoftë puna e mbarë) t’i lajnë borxhet e sistemit ish
komunist. Unë, si shkrimtar i padëgjueshëm, nuk ia pash “hajrin” sistemit
komunist jugosllav. Nuk pres t’ia shoh “hajrin”, as këtij të Sotmit Neokomunist
me dimia, shamia dhe ferexhezeza nëpër këmbë. Aqmëpak, këtij të Ditës Sotme.
Nuk, e them: Përtej Ditës Nesërme.
Sistemi
Neokomunist i “vëllzërim – bashkimit” në shtetin e “përbashkët”, edhe
sotekësajdite, e vazhdon jetën politike “kulturore - artistike” në pushtet me
hajdutërinë e partive politike për “artistët” e tyre partiak trusakatë pa libër
shqip në shtëpi. Rrënimit të themeleve të arsimit dhe kulturës shqiptare. Themelet, e një Shteti Shqiptar. E, nga ana
tjetër, sa herë hipin në pushtet, dalin para kamerave televizive me premtime
partiake pa brekë në bythë: “Vera Kulturore”, “Panaire të Librit Shqip”,
Manifestime kulturore mes bërllokut shqiptar. Telave me gjemba dhe ferrave para
Dere dhe dritareve Shtëpisë të Babait.
Skenderbeun, e kanë varrosur mes varrezave të makineve, në sheshin “Skendereu”.
Që, gjatë fushatave parazgjedhore e premtuan si: “Sheshi, më i madh i
Shkupit”?!
Artistët
shqiptar, kërkojnë me vite lëmoshë rrugëve të qytetit të partive politike në
pushtet, dhe opozitë në shtetin e “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”,
ende ish jugosllav. Mjerisht, para kamerave televizive partiake, dalin edhe në
Facebook për ndihma sociale, me syza të errëta, pasoja psiqike - fizike
shëndetsore, që Sot: tu ndihmojë shteti i “përbashkët” dhe sistemi Neokomunist
me partitë politike qafë për qafe në pushtet dhe opozitë. Armiku, më i madh i
arsimit dhe kulturës shqiptare, në Ditën e Sotme.
Duartrokitje!
Dje, i “ndihmoi” me vite, sistemi antishqiptar komunist ish jugosllav, por nuk
do të thotë, se: edhe Sot, duhet t’i nëpërkëmbë edhe Sistemi Neokomunist
“demokratik” ish jugosllav. Larg, me kilometra dhe Luftëra: Luftën e Kosovës
(1998-‘99), atë të Maqedonisë (2001), rrëzimin e sistemit komunist ish
jugosllav me viktima dhe pasoja shëndetsore fizike, invalidore.
Ferexhezeza,
kemi mjaftë (boll) me kamionë, na i ka dhënë Zoti (“Allahu”). Faleminderit. I
ka: Shqipëria, Kosova edhe Maqedonia e Veriut. Nuk ka nevojë të na i sillni me
kontrabandë politike edhe nga Irani. Turqia. Shtetet e Bashkuara Arabe.
Ferexhezeza me sy të mbuluar, që nuk shohin më Larg në Lëmë. Përtej Ditës
Nesërme. Nuk dihet, a janë gra, apo burra?! Nuk ka problem në Ditën e
Sotme. Përndryshe: Nëse, shqiptarët nuk e dinë, a janë gra, apo
burra?! Thyeni qafën! Shqipëria ka themele. Dhe, është Shtet Shqiptar! Vështirë
e keni t’i përzeni nga Atdheu.
Pamarrë
parasysh, se: ato Sot, dalin në “protesta paqesore” pa ferexhe të zeza me
flamuj kuqezi, pankarta dhe brohoritje para kamerave televizive: “Rama, në
burg! Sala, në Burg”! Lutjet vajtuese partiake: “Rama, jepe dorëheqjen! Rama,
jepe dorëheqjen! Rama, jepe dorëheqjen! Revolucion”. Thirrjet e protestuesve:
“O Pallosh, Pallosh i gjatë! Këtu, nuk ka as Ditë, as Natë!”
Hap,
i këtyre protestave “paqesore” maratonike do të ishte ta merrnin me vete edhe
Ferxhezezën. Na e ka dhënë Zoti (“Allahu”). Mos bëhemi egoist para syve të
Botës, por ta ndajmë me “vëllezërit”. Njësoj, si dy vëllezërit e fshatit
Sërbicë (Kastriot) të Kërçovës: Cuti dhe Hemi. Cuti, ishte filozof nga Kërçova,
këtheheshte pasmesnate në shtëpi. Nuk e vriste armiku i pabesë, as hasmi. Nuk e
hante, as ujku delengrënës. Ne, shqiptarët thonim se, është i marrë. Unë, si
shkrimtar me të edhe kam pi raki rrushi “Hallall” në të njëjtën Tavernë, në
Kërçovë. Posa hynte Cuti me kësulën e bardhë të Bajram Currit në Tavernë,
uleshte në tavolinë dhe i porosiste dy tava me groshë. Nga kurreshtja, ndërhyra
në tavolinën e tij me dy tava me groshë, dhe e pyeta: pse, i porositë dy
grosha, kur je vetëm në tavolinë? Buzëqeshi, dhe mu përgjigjë: e pres të vijë
edhe një mik. Grosha tjetër, është për mikun. Nuk e kuptova përgjigjen e tij
atë ditë. Thashë me vete: ku ta di unë, ndoshta e pret Rrufjanin?!
Ditën
tjetër pasi u përshendet me mua, Cuti përsëri u ulë në tavolinën e tij
personale, dhe i porositi dy tava me groshë. Pasi e nisëm bisedën si miq të dy
tavolinave, nuk mu durua pa e pyetur:
-Miku,
a nuk të erdhi sot, dhe groshën tjetër e hëngre vetë?
-Po,
tha: pasi ai nuk erdhi, më mirë ta ha unë vetë, sesa të shkojë grosha kotë, në
koshin e mbeturinave.
-E,
kush i paguan këtu këto dy grosha të përditshme në Tavernë?
-Dihet,
udhëheqësi im shpirtëror. Përveç, atyre Dy gotave me raki rrushi dhe Dy
shtamave me verë, që i bënë ti bythekrye në Tavernë. I paguan mësues Dani -
Piktori. Borxh, i kam vetëm Mësues Danit. Mësues Danin, më pyeti: E njeh ti?
-Po,
iu përgjigja. E kam pasur mësues të artit fugutiv në shkollën fillore në
Vendlindje. Edhe Piktor, dhe mik. U binda, se: vetëm ai mund ta bënte një gjest
të tillë humanitar si Piktor për Ditën e Nesërme. Mesuesi im i artit figurativ,
Dan Piktori.
Ditë
më vonë, Cuti përësri erdhi në tavernë, dhe i porositi dy grosha. Nuk munda ta
përmbaj veten pa hyrë edhe në jetën e tij personale si shkrimtar provokativ për
ndonjë libër. Unë, e porosita një
“Hallall”, raki rrushi dhe Dy shtama me verë.
-
Cuti, edhe këto dy grosha sot do t’i hash vetë?!
-Jo,
mu përgjigjë. Patjetër do t’i hajë me miqtë dhe armiqtë. Që, nuk kanë guxim të më ulen në tavolinë.
Shkaku, se: edhe sot nuk do të vij miku të hajë groshë me mua në tavolinë.
Prandaj, edhe kësaj radhe do t’i ha vetë të dy groshat.
Tek
tashti, e kuptova filozofinë e tij artistike të një burri malësor. Burri i
botës, ndoshta nuk hante bukë dy – tri ditë. Nga kurreshtja vazhdova të gjurmoj
në jetën e tij personale. Edhe, pse: hyri papritmas si personazh i shkrimeve të
mia publicistike dhe librave me armik dhe për armik.
-Mirë,
ore burrë, i them unë: a, ke familje?
-Po.
E kam edhe një vëlla. Posa zgjohemi në mëngjes, dhe dalim në lëmë, e zëmë kush
i pari hijen me marrëveshje. I kemi ndarë edhe pasuritë. I them: o vëlla, zeje
më para ti hijen e Ftonit pranë Bunarit të Babait, që mos të kemi probleme!
-Punë
e mençur. Po, a ke grua në shtëpi?
-Jo,
më përgjigjet. Shkaku, se: gruaja ka shpenzime. Vëllai, kur u martua edhe unë i
dhash pak para.
U
binda se, Cuti ishte filozof. I mirëseardhur për ta vjedhur si personazh në
shkrimet e mia publicistike, dhe libra. Protestave “paqesore” me Shamia e
ferexhezeza” kuqezi”. Dihet, u mungon Cuti Fjlozofi shqiptar. Parashikusi i
Ditës Nesërme. Ndoshta, u mungon edhe Ferexhezeza e bukur me stoli dhe shami të
mbuluar sy e faqe me ferexhenë krahëve pa dimia. Bukuroshe, që nuk e dinë as
politikanët e sotëm, a është Grua, apo Burrë. Rama, me siguri Sot: do të jepte
dorëheqje. Nese, ia kërkonte Ferexhezeza…




