Kalosh Çeliku: Hajdutët sot e vjedhin shtetin e “përbashkët”

SHTETIN E “PËRBASHKËT”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Vapë e Madhe, në Shkup. Edhe, në Prishtinë.
Përmëkeq, edhe në Tiranë. Dhe, çdo gjë të djeg nën këmbët e zbathura pa opinga
si shpuzë: Trotuari, asfalti, shkallët në oborr. Edhe parqet e “Çairit” plot
bërllok, jashta kontejnierëve. Qyteti i betonit, Shkupi siç duket këtë verë
ndizet në flakë. E djegin partitë politike. E djeg Natyra. Priftërinjtë dhe
hoxhallarët, do të thonë: për inat edhe vetë Zoti. Ikin nga sytë-këmbët, kush si
mundet dhe nga mundet në të katër anët e botës. Partizanët e partive politike derxhen
në pishina. Brigjeve të ndonjë lumi. Ose, në liqe. Politikanët, në det.
“Intelektualët” me diploma e tituj shkencor universiteti të blerë në Bullgari e
“Qafë-Thanë”, pak si më “trima” me gjithë gra e fëmijë në Katund. Vetëm,
populli nuk ka ku të ikë nga ky saç i skuqur partiak - politik me shpuzë mbi
kokë. Është strukur nëpër kolibet e
tyre ende me kashtë, dhe me këmishat e grisura arnë përmbi arnë me një copë
buke në dorë mes mureve gati të rrëzuara të shtëpive. E presin Dimrin me borë
t’ua mbulojë shtëpitë, ndez zjarrin në oxhak me tymin mbi çati përtej Qiellit. Drejtë
Diellit me rreze.
Përmendoret, në të dy anët e “Urës
Gurit”, me luanë, kuaj shale e më këmbë me thika. Kush me kryqa, e kush me
gjysmë Hënën dhe libra të shenjtë në duar. Hoxhallarët, nga minaret e xhamive
pesë herë në ditë, duke e thirrur “Allahun” në ndihmë, më kot përpiqen ta
shuajnë flakën, që e ka kapluar Shkupin. Edhe Pjetër Guri, gjatë festimit të
Kryngritjes të Ilindenit në Krushevë, kot nga atje hudhi gurë mbi zjarr. Shkupi,
vazhdon të digjet flakë nga politikanët maqedonas dhe shqiptarë.
“Abazi”, i cili: kur, shkon në takime të ndryshme politike, thotë publikisht në mjetet e informacionit:
“maqedonasit shkojnë me dy parti politike, kurse shqiptarët me dhjetë parti
politike, dhe dhjetë liderë”.
Këtë verë me vapë të madhe politike dhe Natyrore, ka
ikur në Zajaz. Taçi “Vojvoda”, është strehuar rrëzë Sharrit Plak në Tetovë. Politikani nga “Saraji” piktoresk, u
dërgon ndihmë “vëllezërve” përmes deputetes së tyre artiste: dredhëza me
shporta. Pehlivani, i shkruan letra “dashurie” ish Presidentit në burg.
Komandant “Hoxha”, ende na dërgon nga malet dardha gorrice të kalbura. Deputeti i arratisur nga
Parlamenti, siç duket ka shkuar për pushime në “Zonën e lirë”, në Kumanovë. Shkrimtari partiak i Oborrit, rrezitet në
diell mes mjegullave përpara këmbëve të Xha Naimit te “Kodra e Diellit”, në
Tetovë. Kryeministri, që iku jashtë nga Atdheu në azil politik, dhe Komunisti arratisur i kanë nxjerrë shpatat nga brezi për
luftë politike. Pushtet, dhe pasuri marramendëse si
funksionarë me poste partiake në Qeveri.
Mjetet e informacionit i përcjellin
për së afërmi nga Internti hap pas hapi “betejat e tyre patriotike të
përgjakshme” për Maqedoni të Veriut. I dalin zot Shkupit. Maqedonisë të Veriut. Cili e “shpëtoi” nga ndajra
Maqedoninë. Thonë, nga “Meçki Kamen”, në Krushevë: “nuk duam askujt t’i marrim
territore, as kulturë, as histori. Asgjë, që është e huaja. Po, nuk duam të na
e marrin edhe neve atë, që është pronë
e jona patriotike krah për krahu
me “vëllezërit” shqiptar për Maqedoninë e Veriut.
Përpiqen Sot, ta shpëtojnë nga
zjarri Maqedoninë e Veriut. Politikanët e Djeshëm dhe të Sotshëm në këtë ditë festive,
u vijnë në ndihmë disa ish funksionerë dhe politikanë në mjetet e
informacionit, se: cili e “shpëtoi” Maqedoninë. Pvetëdije, hudhin benzin me kova mbi zjarrin me flakë: Kryetarë të partive politike,
Ish kryeministra, Kordinatorë liberator nr. 1 dhe 2, në Parlament te Libri satirik
bythekrye pa brekë: “Kali Trojës nëpër “Bit-Pazar” (1992),
dhe: “komandantë” pas Lufte te Libri: “ME TRE VRRE”, roman (2001).
Sot, në shënimin e 2 gushtit (2026) të dy “Ilindenëve”, në katund me
pjesëmarrës dhe kryengritës shqiptar maleve, e shpallin Bullgarinë armike të
Maqedonisë Veriut. Dhe, jo Vetëveten në “politikën madhore”.
Shkupi, kryeqyteti i Shqiptarëve,
ende digjet në flakë. Asaj kohe, do të sillte
humbje të mëdha njerëzore. Ndërkombëtarët, përpiqen
ta shuajnë Zjarrin nga toka e qielli me helikopterët e Rusisë, që i bleu ish
Qeveria gjatë krizës së Luftës të 2001 -shit. Nga të gjitha anët i ka hyrë
zjarri Maqedonisë të Veiut. Edhe, dihet nga vetëvetja. I vetmi shteg, që mund
ta shuaj këtë zjarr, hudhë një kovë ujë, është Bullgaria dhe shqiptarët. Edhe
pse, gjatë kësaj vere me zjarre nga njerëzit dhe Natyra, i ka rënë flaka. Bullgaria,
matanë: edhe, ajo e feston “Ilindenin” e vet historik. Thotë: Sipas
Marrëveshjes Bullgaro - Shqiptare (1932): Maqedonia është bullgare dhe
shqiptare.
Pse tani kjo temë?
Rikthimi i debatit për ndarjen e vendit pas 25
vitesh nuk është rastësi. Ai lidhet me disa faktorë, që mund të jenë si
stagnimi politik dhe institucional, që lidhet me procesin e integrimit në BE,
duke krijuar frustrim dhe hapësirë për rikthimin e ideve radikale.
Debati për ndarjen e Maqedonisë, i rikthyer në
25 -vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, nxjerr në pah tensionet e pazgjidhura të
sistemit politik. Ahmeti e konfirmon ekzistencën e planit, Georgievski e
mbështet, Thaçi e mohon, ndërsa Pendarovski thekson rolin vendimtar të faktorit
ndërkombëtar. Rikthimi i kësaj teme tregon se vendi po përballet me krizë të
thellë politike dhe mungesë vizioni strategjik. Në vend që të diskutohet
ndarja, sfida e vërtetë mbetet ndërtimi i një shteti funksional, multietnik dhe
të integruar në strukturat euroatlantike.
Nëna Serbi, edhe ajo si pushtues kërkon
hise, në Ballkan! Nuk ka më tambël Lope t’i japi foshnjes, që e lindi në mesin
e arave të koperativës komuniste ish jugosllave, i ka shterë gjiri i Lopës. Taxhia. Hoxhallarët, me “duva” e hajmalia më kot
përpiqen t’ia kthejnë tambëlin e Lopës. E ka thithë Bolla me flokë. Evropa, përpiqet ta fusë në vathë mes
lopëve të “dërzhavës” (Shtetit). Edhe, i hudhë një torbë taxhi në grazhd, një krah me bar pas porte. Nesër,
ta mjel me kusi në koperativën bujqësore të (Tito) Velesit. Edhe pse, ajo qetë shqelma, nuk do të milet si lopë. E kërkon shterren,
që i iku nga vatha e bakgëtive. Ende, mendon ta
rrisë si Lopë katundi, mjelë me kusi edhe në të ardhmen, përtej Ditës Nesërme me kusi në mes të
Lëmës.
Punë e kotë, më thotë Mikja Di me Dy
shamia lidhur për brezi. Shqiptarët, i ka nemur Turqia, edhe Shoku Tito i
Jugosllavisë komuniste për tradhëti. Nuk bëhet shtëpi, nuk përkund djepa kjo
Nuse jugosllave e vejë me pashterkë të kuqe pa burrë. Dhe, dy shami të kuqe
lidhur për brezi. Tri Cucat gjylvetare, që ia polli putanja, dhe i rriti me
shumë mundime. Xhadia, i përzuri nga shtëpia. I nxorri në sokak. I la dyerve të
hallkut në “Shtëpi publike” ta shesin veten edhe për bukën e gojës. Secilit, që
t’i teket dhe kur t’i kujtohet, t’i shterë herdhet. Ditën, të pjellin kopila, dhe
pasmesnate të na i lënë pas dere. Merrni, dhe futni në shtëpi, janë lyrekët e
juaj që i pollën gratë e juaja “besnike”!
Dhe, të Nesërmen, përderisa Shkupi
digjet flakë, Xhadia mesdite para Shtëpisë na i pjellë kopilat pas porte te
Pragu i Derës Shtëpisë. Ditën tjetër,
në mes të odës burrave, hedhin valle. Edhe, marrin “nuse”. Dasëm bëjnë me
shtatë palë lodra e cingana. Krushqit i prinë koçisë me këngë. Krushkat me
dajre, na e zbresin Nusen në lëmë.
Dhëndrri, e merr për krahu Nusen, dhe
e futë në odë. Pasmesnate, kur ia heq duvakun e sheh se, ia kanë ndërruar Nusen
e maleve. Tjetër cucë, i kanë futur në koçi. Kunatat e marrin për krahu te
bunari t’i japin ujë. Vjehërra, e sheh nëpër sitën e miellit.
-Nuk është kjo
Nusja e Maleve!
E mua, nuk më vijnë miqë të paftuar
në Shtëpi pasmesnate, e të m’i vjedhin raftet me libra, shtratin e drurit
plepit. Tavolinën e punës të drurit arrës me llambën nateditë mbi kokë.
Tekefundit, të ma shohin dhe konfiskojnë pasurinë e patundshme të Babait. Atë,
të tundshmen, e dinë: e kanë përmejdani. Shkurt, të ma qajnë hallin si
shkrimtar në Ditën e Sotme, afrojnë vende pune partiake. Kolumna teknefese, të
shkruaj nëpër gazetat e “vëllazërim-bashkimit”, dhe portale gratis pa honorare,
të më blejnë me para si kolegët e mi partiak “patriotë” me Çmime shtetrëore si
shkrimtarë Oborri…
Hajdutët, që Sot: e vjedhin Shtetin
e “përbashkët”.


