Kalosh Çeliku: Kryengritësi

(Monodramë
biografike
për
mikun e Penës).
NGA KALOSH ÇELIKU
SKENA: (Ndizeni llambën e tavolinës!)
Dhomë me libra. Një tavolinë pune nga druri i arërs me një
kompjuter dhe një laptop
mbi tavolinë. Nga ana e
majtë disa libra, mbi
tavolinë. Një llambë tavoline mbi kokë. Dhe, Shkrimtari duke shfletuar Librin e vetëm të botura pas vdekjes të poetit kryengritës Shaqir Sadiku:
SHKRIMTARI: SHAQIR SADIKU
– SHAQA (1952 – 2008), lindi në fshatin Llagje të Kërçovës. Shkollimin fillor e
kreu në vendlindje, të mesmen në Kërçovë e Gostivar. Arsyeja, e mbylljeve të dy
paraleleve nga politika shoveniste në gjuhën shqipe, vetëm me një lëndë Gjuhë
Shqipe në gjimnazin “Mirko Mileski” në Kërçovë.
Studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë kohës,
përderisa studioi në Prishtinë, si student i Degës së Gjuhës dhe Letërsisë
Shqipe, punoi edhe në Radiotelevizionin e Prishtinës si gazetar e redaktor i
emisionit për Arsim dhe Kulturë.
Në vitin 1981, për shkak të përndjekjeve politike të papara në
rrethana të panjohura të asaj kohe, Shaqir Sadiku emigroi në Zvicër. Gjatë
kohës të qëndrimit në Zvicër, ka bashkëvepruar me Jusuf Gërvallën, ku merrej me
përgatitjen e bashkatdhetarëve dhe bashkimin e tyre në një trup të vetëm
veprues për Atdheun. Involvimi tij i thellë në kronologjinë e ngjarjeve
liriprurëse, si dhe vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka më 1982, i
dëshpruar dhe i zemëruar, po edhe i ndjekur nga armiqtë, e detyrojnë të
braktisë Zvicrën dhe të kthehet ilegalisht në vendlindje.
Në vendlindje bashkëpunonte ngushtë me studentët shqiptarë,
me personalitetet e përpjekjes shqiptare dhe intelektualët e vjetër, ku hetohet
dhe zbulohet nga policia jugosllave dhe burgoset diku në Serbi. Për sa kohë që
qëndroi në burg ndaj tij torturuesit kishin përdorur shkopinjtë elektrikë, por
edhe mjete të tjera më çnjerëzore të dhunës. Figura e tij paraqet enigmën që
ngërthente në vete shpirti i tij kryengritës.
Shaqir Sadiku – SHAQA, përsëgjalli nuk botoi ndonjë libër.
Shkaku, se: sipas tij ende është herët për libër. Kohën e fundit, ai hoqi dorë
edhe nga poezia. Herë pas here, kur takoheshim tek restoranti “Elita” në Kërçovë,
dhe i propozoja që t’i mbëledhim poezitë e tia të arratisura nëpër Gazeta e
revista letrare, në Shkup e Prishtinë dhe t’i botojmë një ditë si libër!
Përgjigjej shkurt me një buzëqeshje ironike, Jo! Ia pae ti hajrin poezisë,
tashti më ka mbetur edhe unë të futem në atë hurdhë mes shelgjeve e rrënjëve.
Vetëmse, mirë do të ishte të më dëgjosh mua, dalësh mbi ujë në sipërfaqe: unë
kur isha në Amerikë, u njoha me një grua pasanike. E, me që unë më nuk shkruaj
poezi, me gjithë zemër po ta jap ty se, ti shkruan ende libra.
Dhe ja, vështirë e kisha ta bind Shaqën për botimin e një
libri. Pas ikjes së tij të papritur nga kjo botë, si mik i tij që nga fëmijëria
gjatë verës në breg të Lumit të Zajazit, bangave shkollore dhe studimeve në
Prishtinë, u përpoqa t’i mbëledh disa poezi të tia të publikuara në gazetat dhe
revistat letrare. Dhe, përmes Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup,
arrita t’i nxjerrë në dritë si libër me titullin: Zjarr dhe flakë,
poezi (2013).
E di se, një numër i poezive të publikuara dhe ndonjërës në
dorëshkrim kanë mbetur jashtë këtij libri. Poashtu, edhe mjaftë poezi për fëmijë
të asaj kohe, kur poeti plot vrull dhe zjarr shpërthente përmes vargjeve.
Patjetër, në një të afërme të shkurtër me ndihmën e miqëve, me siguri edhe ato
do t’i strehojmë në një Shtëpi të përbashkët me çati mbi kokë, dhe do ta
kompletojmë veprimtarinë e tij letrare si poet krynegritës.
Shokët e tij të studimeve, rrëfejnë se pagën mujore, të cilën
e merrte e ndante me ta me arsyetim se paratë ua jepte hua, dhe që ata kurrë
nuk ia kthenin, ngase s’kishin se ku i gjenin në atë kohë si studentë. Veproi
edhe në kuadër të Shoqatës Kulturore të Studentëve “Ramiz Sadiku”, në seksionin
e dramës. Studentët kërçovarë, të cilët studionin në atë kohë në Prishtinë do
të kujtohen se Shaqa, ka marrë pjesë në të gjitha dramat që përgatiste ajo
shoqatë kulturore studentore, ku gjithnjë ka luajtur rolin kryesor.
Qysh herët, si gjimnazist në Kërcovë dhe Gostivar, ra në sy
të pushtetmbajtësve me referatin e lexuar në sheshin e Gostivarit të titulluar:
“Kush e vrau Sefer Selimin?!” Zëri i tij kumbues, tmerroi skenaristët kobzi të
komiteteve keqbërëse të sistemit sllavo-komunist. Ai ishte bashkëpunëtor i
ngushtë i Jusuf Gërvallës, me të cilin në Pallatin e shtypit të “Rilindjes” do
të botonte ilegalisht “Lajmëtarin e Lirisë”. Në redaksinë e Televizionit të Prishtinës
ka punuar e përgatitur edhe shumë dokumentarë, me disa prej të cilëve ka marrë
edhe çmime prestigjioze.

Në vendlindje bashkëpunonte ngushtë me studentët shqiptarë,
me personalitetet e përpjekjes shqiptare dhe intelektualët e vjetër, ku hetohet
dhe zbulohet nga policia jugosllave dhe burgoset diku në Serbi. Për sa kohë që
qëndroi në burg ndaj tij torturuesit kishin përdorur shkopinjtë elektrikë por
edhe mjete të tjera më çnjerëzore të dhunës. Figura e tij paraqet enigmën që
ngërthente në vete shpirti i tij kryengritës.
Ehu, po kthehem pas me kujtime mbi pes?dhjet? vjet në
vendlindje. Vite, kur ne si f?mij? gjatë stinës së verës me vapë laheshim te
Lumi i Zajazit. Edhe at?, asaj kohë me vargjet e para të vjershave për fëmijë
pa brek?. Vet?mse, e kishim nj? zjarr n? gji: Lapsin dhe Librin. Edhe k?rcenim
n? hurdh? bythekrye pa e ditur, se: nj? dit? do t? k?rcejm? n? zjarr e flakë me
gjithë poezi e libra…
Vitet iknin nj?ri pas tjetrit me vapë e borë. Ne u njoh?m më
së miri n? faqen e f?mij?ve “Shkollari” t? “Flak?s s? v?llaz?rimit” (Shkup,
1965). Krah p?r krahu botonim vjersha për fëmijë n? at? koh?, qysh si nx?n?s t?
shkoll?s fillore. I prisnim me g?rsh?r? si vendas vjershat e botuara t? nj?ri –
tjetrit n? gazet? edhe pse nuk njiheshim miqësisht dhe i ruanim me xhelozi mes
fletoreve e librave të këndimit. Zoti e deshi q? t? njihemi edhe personalisht
n? vitin e par? t? gjimnazit t? K?rçov?s (1967/68), dy paralelet e para e t?
cilit n? gjuh?n shqipe u hapën me shum? përpjekje e mundime nga veteranët e
atëhershëm të arsimit shqiptar.
Edhe, i ndiqnim m?simet krah për krahu në një bankë.
Paralele kjo, e posa hapur në gjuhën shqipe, ku të gjitha lëndët mësimore i
kishim në gjuhën maqedonase me përjashtim të gjuhës shqipe. Edhe, ishim të
“barabartë” në “vëllazërim – bashkimin” e asaj kohe komuniste jugosllave, e
kishim një lëndë më tepër se nxënësit e shtetit të “përbashkët”, gjuhën e
“huaj” shqipe. Kohë ajo, kur në fund të vitit shkollor na kositnin si barin në
livadh profesorët shovenistë maqedonas.
Miku im i pen?s, ne me shok? e shoqe që në atë kohë ecnim
mesdite n?p?r zjarr e flak?. Flaka e tij na ndiqte k?mba – k?mb?s si hije, dhe
pas një viti papritmas në pabesi na ndau nga bankat shkollore, i mbylli dyert e
gjimnazit për nxënësit shqiptar: un? ika n? Shkup e ti n? Gostivar. Megjithat?,
nuk e ndal?m luftën me pen?. Librat e paktë në gjuhën shqipe në bibliotekën e
Kërçovës, që në atë kohë i numronim në gishta. Shumica të përkthyer nga gjuha
serbo-kroate. Edhe letra i shkruanim nj?ri tjetrit plot mall, her? pas here
edhe ndonj? poezi “idilike”.
E kryem me vështirësi politike dhe ekonomike edhe shkoll?n e
mesme t? ndar?, po na bashkonte poezia. Edhe flamuri komb?tar kuqezi, që e
vizatonim vetë dhe e fshehnim në mesin e librave. Portreti i Sk?nderbeut, q? ti
edhe n? at? koh? nuk trembeshe t? m’i d?rgosh me anë të postës bashk? me letrat
n? Shkup. Ende e mbaj në mend udhëtimin tonë të përbashkët aventuristik me biçikletë
e më këmbë nga Shkupi, në Kërçovë. Mu si sot, më kujtohet ajo rrugë, kur në
fund të vitit shkollor, fillkat vetëm u nisa nga Shkupi me biçikletë për në
Gostivar.
Qytet, ku më prisje ti për ta vazhduar së bashku rrugën për
në Kërçovë. Përgjithë ditën me biçikletë, ende pa perënduar dielli arrita në
Goastivar, ku ti më prisje me orë në stacionin e trenit. Malli na kishte marrë
për njëri-tjetrin, dhe pasi u përqafuam u nisëm për në Kërçovë. Rrugës, posa
dolëm nga qyteti na zuri nata. Herë rrugës, e herë mes binareve të hekurudhës
ecnim nëpër errësirë. Hekurudha ende punohej dhe nuk ishte lëshuar në përdorim.
Papritnas, ti mbi hekurudhë e gjete një karrocë të braktisur treni me katër
rrota. I hipëm që të dy me gjithë biçikletë. E shkurtuam pak rrugën teposhtë,
por ajo shpjet përmes maleve hasi në tatëpërpjetë. Nuk mundëm ta shtymë më
matanë kodrës, e lamë në mes të hekurudhës. Rrugën e vazhduam këmbë.
Pasmesnate, arritëm në fshatin Padalishtë. Tuneli për në
Kërçovë më ishte hapur, por ende nuk kalonte treni. Ne asaj kohe ishim treni i
parë që kalonte nëpër tunel për në Kërçovë. Unë me biçikletën ecja para përmes
binareve të hekurudhës, ti pas meje me një bateri xhepi më bëje dritë.
Papritmas, mes tunelit me siguri të zuri gjumi, dhe u rrëzove në errësirë.
Bateria nuk bënte më dritë. Mezi e gjetëm në errësirë dhe pasi e ndezëm,
vazhduam rrugën. Herët në mëngjes, ende pa dalë drita dolëm nga tuneli. U
gëzuam, kur i pamë dritat e ndezura të shtëpive ende në Zajaz.
Fati e deshi q? ne pas kryerjes s? shkoll?s mesme t?
bashkohemi p?rs?ri si studentë n? Prishtin?. Vitet e studimeve t’i kalojmë mbi
libra. Edhe nj? vit ndejt?m s? bashku n? nj? dhom?, n? nj? banes?. Edhe n? k?t?
an? provokime, ndjekje, p?rgjime nga kolegët tanë që merrnin bursa për studime
të APJ dhe shokut Tito… Ndonjëri, fatkeqësisht edhe i vendlindjes, që në atë
kohë përpiqeshte t’i bëj bashkë dy vargje sakatë në ndonjë revistë letrare të
kohës si “patriot”. Ose, gazetë policore. Vetëmse, kurrë nuk u bë poet. Gjithë
jetën për së gjalli mbeti këlysh patetik me zgjebe dhe i paruallave të thata
nëpër gazeta dhe fjalimeve “patriotike” teknefese nëpër varre…
Nj? dit? pas studimeve ik?m edhe nga ky qyetet. Shkaku: edhe
pse punuam pak vite, unë si mësues i gjuhës dhe letërisë shqipe në Drenas të
Drenicës, e ti si gazetar në RTP, nuk gjetëm strehim të sigurtë. Partizanët
titist edhe këtu na ndiqnin hap pas hapi. Ti u arratise n?p?r bot?, e un? u
ktheva n? vendlindje. Vite m? von?, ne p?rs?ri u takuam edhe n? Kërçovë.
P?rm?keq, pas daljes nga burgu ti si i “çmendur” e un? gjithë natën i hedhur
dor? më dor? nga xhindet majë lisave mbi çatia në Katund.
Ehu, miku im poet! E di, edhe vet? ma ke th?n? se, t? kan?
munduar shum? shkaku im n? burg: t? thuash ndonj? fjal?. Nuk dinin asgjë për
mua si shkrimtar. Kolegu ynë “poet”, që në atë kohë na ndiqte këmba – këmbës,
pas disa përpjkjesh me provokime policore, nuk ia kishte arritë qëllimit të më
rras edhe mua në burg. Përmëtepër, isha dhe mbeta për ta enigmë. Nuk arriti
edhe për mua ta marrë shpërblimin e merituar: një torbë taxhi. Ose, siç thoshte
im Atë: gjithë jetën mbeta sahat me një akrep: që, nuk dihet, kur është 12.00
-të, e kur 13.00 -të.
Megjithatë, unë posa u ktheva në dhomën time me libra, kur
mora vesh se ke rënë në burgun e Kërçovës, i dogja të gjitha ato letra, poezi
patriotike dhe libra. Frikë kisha mos më bastisin papritmas, të m’i gjejnë në
shtëpi si “materiale të rrezikshme” kundër Shtetit të “përbashkët” jugosllav.
Eh, sot sa më vjen keq për ato letra të “rrezikshme”, poezi “idilike” dhe Libra
Këndimi të kohës Ernest Koliqit si ministër i arsimit.
Vet?m se, ti ishe patriot i madh si poet: nuk e hape goj?n,
nuk më shite për një vend pune, një torbë taxhi. Edhe, pas gjithë atyre
torturimeve të papara në burg. Premtimeve të vendeve të punës. Miq?sin?
vëllazërore, dhe fshehtësinë ton? q? e kishim q? nga bankat e shkollës fillore
e more me vete n? varr…
Edhe nj? gj?: Q? t? dy nuk kishim para si të papunë. Edhe ti
edhe un?, në atë kohë punonim p?r popullin shqiptar. Përmëkeq, shkruanim
vjersha dhe tregime. Shkaku: ishim rritur e edukuar me poezitë e rilindasëve
shqiptar. E populli, shumica në fillim punonte për Partinë Komuniste, e më vonë
p?r partit? politike të përçara “demokratike” shqiptare. Zanatin e vjetër artistik
ia lamë vendasit tonë t’i shëtis dhe t’ju shkruaj “poezi dashurie” edhe këtyre
partive politike “demokratike”.
E di, ti e kishe m? s? v?shtiri n? jet?. Un? e shisja nga
nj? ar? të Babait sa p?r ta mbajtur veten gjall?, botuar ndonj? lib?r, ose
organiazuar ndojn? manifestim kulturor t’ju bëj ballë kulturofagëve, dal në
dyluftim në fushën e mejdanit me këta “burra patriotë”. E gjith? kjo do t?
thot?: nuk kisha koh? t? vij edhe n? vendlindje. Kok? m? kok? ta shtronim
përsëri si burrat n? Tavern?n “Elita”, në Kërçovë. E shtronim ndonj?her?, po
shum rrall?. Shkaku, se: kishim barr? n? kok?, zemër, mbi shpinë…
Papritmas, një dit? edhe ike nga mesi yn?, u arratise mes
poezive. (Shkrimtari e shfleton librin dhe lexon poezinë):
(Shuani dritën e llambës mbi tavolinë!)
Fund
Shkup, 2000











