Kalosh Çeliku: Gjuha shqipe “zyrtare” apo e nëpërkëmbur
GJUHA SHQIPE “ZYRTARE”
APO E NËPËRKËMBUR

Gjithë jetën si shkrimtar shqiptar në Shtetin e “përbashkët”
jugosllav, dhe këtij të Sotmit Neojugosllav, mes grushtave të tyre politik me arsimin
dhe kulturën me vite kemi pasur probleme politike partiake komuniste ish
jugosllave. Edhe, Sot: Neojugosllave arsimore dhe kulturore. Shkaku: politizimit
tyre të arsimit dhe kulturës deri në palcë si parti politike në pushtet që për çdo
katër vite, ose dy tri mandate me kukullat e tyre partiake vinin dhe rrinin në
pushtet pa trutë në kokë për Ditën e Nesërme. Edhe, fajin ua lenin njëra –
tjetrës si pati politike shqiptare. I dërgonin
partizanët e tyre besnik pas dere në pusi të kulturës dhe Letërsisë Shqipe. Ende,
të pa rrugë. Përtej, Ditës Nesërme .
Kësaj radhe, erdhën edhe partitë politike shqiptare me “Besë”,
e pa Besë për “ndryshime” politike komuniste ish jugosllave, me “Din e Iman”. Pjella
politike të PPD -ës dhe BDI -së. U doli
gjumi Dimëror dhe u zgjuan para zgjedhjeve të përsëritura gjatë një viti të 7
qershorit 2026 në Kosovë. Emërimeve, për pushtet dhe pasuri pas zgjedhjeve të
ardhshme në Kosovë. Vetë, do ta dëshmojnë: a, janë politikanë” muslimanë”, apo
shqiptar pas zgjedhjeve dhe “fitoreve” partiake të ardhsme?! Ditë të “mbarë” në
arsim dhe kulturë! Gjuhë Shqipe si e “barabartë” në Shtetin e “përbashkët”. Dihet,
edhe me premtime partiake – politike me Gjuhë Shqipe.
Jo, edhe në jetën time si fëmijë Katundi. Nxënës, i rritur
me Abetaren edhe pa lapsa dhe fletore. Libra në Gjuhën Shqipe dhe lektura
shkollore. Gjuhën shqipe të “barabartë” në Shtetin e “përbashkët” komunist
Neokomunist jugosllav. Flamurin kuqezi. Skënderbeun mes varrezave të makinave dhe
bërllokut politik në “Bit-Pazar” të Shkupit Historik. Megjithatë, rritesha me
kafshët shtëpiake. Kujdesesha për to, i kullosja dhe i ruaja livadheve, fushave
dhe maleve. Edhe, përditë i milja dhentë me kusi nën hijen e dardhave gorrice
te “Përroni i Thanës” mbi Katund. Sot, po më mungon ajo jetë natyrore. E, dua marrëzisht
jetën në mesin e kafshëve!
Edhe, pse në “demokraci:” shqiptarët me pushtet argati i
kanë pasur edhe dy minsitra shqiptar në Ministrinë e Kulturës në Maqedoninë e
Veriut (E. A. Dhe A. Xh). “Armikun të padukshëm”, që na ra tinëz pas shpine në
Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut me masa të rrepta partiake policore,
maska dhe burg shtëpiak: Koronavirus, Pandemi, vaksina kineze, amerikane dhe
ruse, që i humba miqtë në Ditën e Sotme. Poashtu, e humba edhe Gruan besnike,
Miken Di, “Qerren me ferra”, miqtë e penës, jo edhe armiqtë me xhaditë e tyre besnike.
Nuk e di, si shpëtova as vetë në Jetë?!
Dhe, një ditë me punë administrative shkoj t’i vizitoj këto
institucione të “vëllazërim-bashkimit”, ende ish komuniste jugosllave të
robëruara nga sistemi komunist jugosllav, edhe Sot: Neojugosllav. Sipas
konkursit me dy projekte të miratura nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e
Veriut. Edhe, pse: gjithmonë edhe më herët kam pasur probleme kulturore me
Ministrinë e Kulturës. Shkaku, shkrimeve të mia publicistike letrare dhe
librave. Sa, që: në vitin 2015 me sekretar shqiptar Dudumin (B. Sh.), kuadër i
partisë politike shqiptare të BDI -së në pushtet, dhunshëm pa asnjëfarë pralajmërimi
e mbyllën SHGB “ASDRENI”.
Shtëpinë e parë Gazetare - Botuese e themeluar në Shkup (1992),
e cila erdhi para lexuesve me librin pamflet: “Trumbetat e Telallit”
(1992) nga autori Kalosh Çeliku. Libër, i cili ngjalli edhe shumë reagime nga telallët
e asaj kohe në gazetën “Flaka e vëllazërimit” në Shkup. Personazhet, të cilët e
gjenin veten në libër reagonin me emra dhe mbiemra e anonim. Libër, i cili më
përcolli edhe në një bisedë informative në polici me njëzetë firma (nëshkrime)
shqiptarë, se jam i dërguar nga Kosova në këto anë: dhe, Çështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me
luftë. Partisë Socialiste në Shqipëri i kam dërguar me mijëra marka. Dhe, kam
pasur takime të fshehta në Bullgari.
Në vitin 2015 e plaçkitën SHGB “ASDRENI” me 65.000 denarë në
Bankë pa borxhe, dhe me pesë projekte të fituara sipas konkursit të atij viti
(2015). Plus, ma kishin dërguar edhe një revizioniste maqedonase në Shtëpinë Gazetare
Botuese “ASDRENI”, në Shkup. I thashë: Është e mbyllur dhunshëm pa
asnjëfarë paralajmërimi, me plaçkitje në bankë me 65.000 denerë, dhe pesë
projekte kulturore-artistike të fituara në konkursin vjetor (2015). E cila,
edhe gjatë takimit më këshilloi si “pacient” kulturor-artistik: Shko, bisedo me
sekratrin shtetëror shqiptar (B. Sh.)! Nëse, nuk mund t’i këthesh paratë e
plaçkitura, së paku jep pajtim me shkrim, që ato projekte t’i marrin vetë
autorët. Nuk ka problem, i thash do të caktoj një takim pune me skeretarin
shtetëror. Vetëmevete, së paku t’i shpëtojë projektet e autorëve shqiptar gjatë
këtij viti (2015).
Edhe, sekretari shtetëror Dudumi (B. Sh.) pranoi një takim
pune me mua si shkrimtar dhe Kryetar i LSHSHM -së. Ia rrëfeva “problemin kulturor
- artistik”, dhe ngjarjen kulturore “problematike”. E, mbylli takimin në stilin
e djeshëm komunist me shërbime argati, dhe poste partiake i shëtitur nëpër
institucione shtetërore partiake ende ish Jugosllave. Herë, nëpër ato
“humanitare fetare", e herë atyre kulturore në institucionet e Shtetit të
“përbashkët”. Nuk më dha atë ditë asnjë përgjigje.
Ditët më vonë, siç duket shkuan lesh për li: borxhi i
parave, dhe pesë projektet e fituara me konkurs. I vodhën hajdutët e partive
politike në pushtet. Nuk ishte hera e parë si plaçkitje. Edhe më parë hajdutët
partiak shqiptar e kishin vjedhur SHSHSHM -së me 500.000 den. Mjete të lëshuara
asaj kohe nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Xheladin Murati në
Ministrinë e Kulturës në adresë të SHSHSHM -së. Nuk dija asgjë për këto mjete
materiale të derdhura në adresën e SHSHSHM -së. Dhe, kishin përfunduar te
Kulturofagu (Sh. E.) me hajdutët e tij partiak. E mësova më vonë gjatë një
takimi pune nga përgjegjësi i sektorit të botimeve (M. L.) Në adresë të SHSHSHM
-së, janë derdhur 500.000 den. mjete materiale. Pse, nuk e bën një ankesë, ato
mjete janë të juajat dhe t’u kthehen prapa? Nuk di gjë, iu përgjigja. Shkaku,
se e kuptova: për kulturën dhe letësinë shqiptare vendosnin hajdutët gjysëmanalfbetë
partiak, jo që nuk kanë shkruar një varg përmallë në fletore, ose libër në
jetën e tyre, por nuk kanë as libër në shtëpi. Dhe, MKN “DITËT E NAIMIT”, që i organizonte
SHSHSHM -së në Tetovë, dhe disa vite edhe si paralele ia lash patate të nxehtë
Hajdutit të mollëve Tetovës.
Iku i pari Dudumi para kohe. Erdhi, edhe sekretari tjetër
partiak në pushtet shqiptar në ministrinë e Kulturës (V. A.). Poashtu, partizan
i Partisë Politike BDI. Dy vite rreshtë, asnjë projekt nuk kaloi i Lidhjes
Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë Veriut. Edhe, pse njëri anëtar i komisionit
Këlyshi me zgjebe Kulturofagu (A. S.), i rritur me krunde partiake si gazetar
në redaksinë e gazetës “Flaka e vëllazërimit”, të cilin unë si kryetar i
SHSHSHM -së e kisha përkrahur pa rezervë, dhe shëtitur me xhip të bardhë “Koranado” - kabriolet nga Shkupi në
Tetovë në mbëledhjet SHSHSHM -së, duke ia paguar edhe shpenzimet e rrugës dhe
honororet, papritmas me një viç tjetër të palëpi (poet i mollëve të Tetovës), të
cilin unë e bëra “Drejtor i Ditëve të Naimit”, në Tetovë. Krah për krahu me:
DoktorZiun, Rrufjanin, Poetin e oborrit, Hojdodolen, Daudijen pa dimija, dhe Këlyshin
e Llagut me njëzetë firma (nënshkrime) të falsifikuar në thirrjen e mbëledhjes të
jashtëzakonshme kërkuan dorëheqjen time si kryetar i SHSHSHM -së.
Gabimi im historik, si shkrimtar shqiptar, se: u besova
“miqëve”, dhe jo armiqëve. Arsyeja, shkaku se: Kulturofagu, argat i partive
politke, gjithmonë duke vajtuar me lotë në sy për ndihmë ankoheshte te unë, se:
është i papunë. Dhe, nuk ka as bukë në shtëpi. E, Unë me pasurinë e Babait, i
ndihmoja ta vazhdojë Jetën si kalemxhi i mollëve të Tetovës.
Një vit më vonë, Kulturofagu (Sh. E.) si drejtor i “Ditëve të
Naimit”, të cilat unë i kisha mbajtur tradicionalisht vite me radhë me shpenëzime
edhe të miat materiale personale: kopeisht me DoktorZiun (A. A), ministrin e
iformatave Rrufjanin (R. Z.) dhe zagarët e tyre përmbrapa, që atë ditë nxirrte
shkumë nga goja me poste partiake komuniste, i cili për të mbetur edhe një
mandat si kryeredaktor i gazetës “Flaka e vëllazërimit”, e shiti edhe një kat të
redasisë. Poetin oborrtar, i shëtitur me poste të partisë komuniste jugosllve në
redaksi dhe çmime shtetërore. Rrufjani komunist kryeredaktor i gazetës, që u
përpoq të bëhet edhe shkrimtar para vdekjes, kundër meje para të pranishmëve të
mbëledhjes kolektivit kishte deklaruar, se: “Unë si kryeredaktor, jam kundër pranimit
të Kalosh Çelikut si redaktor i revistës për fëmijë “Fatosi”! Ju, po të
doni, mund ta merrni dhe t’ua lejoj edhe fotografinë e tij ta mbani nëpër zyra,
por jo edhe si redaktor i Fatosit”. Edhe, nuk erdha si redaktor i revistës për
fëmijë “Fatosi”, të cilën Mehmedali Hoxha dëshironte të ma lë mua si trashëgim.
Mesiguri, po ta kisha marr unë në duar atë revistë për fëmijë, edhe sotekësajdite
do ta shihte dritën dhe do të ishte në mesin e fëmijve dhe shkollave Shqipe.
Dhe, nuk do të përfundonte si e pajetë në Histori.
Megjithatë, edhe pse mu afrua ai vend punë me kusht përmes
inspektorit të sigurimit (Z. A.) në redaksi, nuk e pranova si bashkëpunëtor i
sigurimit shtetëror, duke iu përgjigjur: Unë, nëse vij në atë redaksi si
redaktor i “Fatosit”, do të vij si shkrimtar. Ju, në atë redaksi: të parin, jo.
Të dytin dhe të tretin i keni bashkëpunëtorë të sigurimit (spiunë). Edhe, nuk e
pranova vendin e punës si redaktor i “Fatosit”, revistë për fëmijë si
bashkëpunëtor i sigurimit, por si shkrimtar shqiptar për fëmijë.
Ditë më vonë në një takim rasti në zyrën e tij në redaksi me
poetin Mehmedali Hoxha (redaktor i revistës për fëmijë: ”Fatosi”), ia rrëfej
ngjarjen e premtimit me kusht të inspektorit të sigurimit (Z. A.). Pas pak
kohe, më pyeti: E ti, si iu përgjigje? I thashë, jo! Unë, nëse vij si
kryeredaktor i revistës për fëmijë “Fatosi”, do të vij si shkrimtar, dhe jo si
bashkëpunëtor i sigurimit. Pastaj, edhe më pyeti: kush të thirrë si redaktor në
revistën për fëmijë “Fatosi”? Nuk ia thashë të vërtetën. Iu përgjigja poeti për
fëmijë (F. B), redaktori i “Gëzimit”. E di, edhe se: nuk më besoi për përgjigjen.
Mirë, më tha ke vepruar, se: këtu po të kishe ardhë si redaktor, nuk do t’i bëje
as dy javë pune në redaksi. Qofsh, edhe, si bashkëpunëtor besnik i sigurimit
komunist jugosllav.
Dhe, vërtetë, e humba SHGB “ASDRENI”, mjetet materiale, pesë
titujt e fituar me konkurs, vendin e punës si redaktor i revistës “Fatosi”, por
e fitova dramën groteske: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000).
Dramë, e cila lindi nga ngjarja e asaj Mbëledhje të jashtëzakonshme për të dhënë
dorëheqje si kryetar i SHSHSHM -së. Një ngjarje e vërtetë origjinale me
personazhe interesantë, vetëm nuk i kanë emrat dhe mbiemrat e vërtetë, por
pagëzimet e autorit sipas roleve në skenë.
Shkak, që më shtyri të kërkoj një takim pune edhe me
sekretarin e Ministrisë Kulturës në Republikën e Maqedonisë Veriut (V. A). Përçudi, e pranoi dhe u takuam në kabinet. E thirri edhe
përgjegjsen e botimeve shqipare. Erdhi. Pasi u përshëndetëm, unë shpërtheva:
Secila parti që vjen në pushtet, i lënë mbeturinat e veta në Minstrinë e
Kulturës. Edhe, atë: vendosin për vlerat artistike të kulturës shqiptare dhe
shkrimtarët, jo që në jetën e tyre nuk kanë shkruar ndonjë libër, por nuk kanë
as një libër në shtëpi.
Jo, ndërhyri dhe më kundërshtoi sekratari krah për krahu me
përgjegjsen e botimeve. Ti, ne na ofendon. Jo, iu përgjigja: Unë, nuk ju
ofendoj juve, por ju e ofendoni veten si përgjegjës të kulturës në Ministrinë e
Kulturës në R. e Maqedonisë Veriut. E sakatoni pamëshirë kulturën dhe letërsinë
shqipe. Edhe, përfundoi takimi punës pa asnjë sukses.
Vitin e radhës (2024), përsëri Lidhja e Shkrimtareve
Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, konkuroi me dhjetë projekte
kulturore-letrare-artistike. Fatmirësisht, një anëtar komisioni shqiptar poet
(L. H.), më paraqitet përmes telefonit: Kalosh, ti nuk e ke dorëzuar USB -inë?!
Jo, i përgjigjem. E kam dorëzuar edhe e kam ngjitur për projekteve, nëntë herë
me kselotej. Mesiguri, e kanë vjedhur argatët e partive politike. Jam i
gatshëm, mund t’ua dorëzoj përsëri tjetër USB -i. Të nesërmen, ia dorëzova USB
-inë me gjithë projektet e aplikuara gjatë konkursit të vitit 2024.
Rastësisht, me vështirësi atë vit kaluan tre projekte. Ditën
e Sotshme me ardhjen e partive tjera në pushtet me “Besë” e pa “Besë”, mezi kaloi
një projekt kutluror-artistik. E kishin refuzuar revistën letrare tradicionale
“STILI ‘97” (nr. 62, 2026), dhe MKTN “TAKIME NËN RRAP” XXIX, në Shkup. Antoligjinë e poetëve pjesëmarrës të
MKTN “TAKIME NËN RRAP”. Dihet, sipas
rregullave dhe kërkesave bëra edhe ankesa. Edhe, pse e dija se janë të kota
formalitete. Deri më sot pa përgjigje, asnjë ankesë nuk është marrë parasysh.
Nuk ka problem. Ato, nuk më duan mua si shkrimtar, por unë i dua marrëzisht kulturofagët
si personazhe të librave mi dhe shkrimtar shqiptar!
Vitin 2026, pas shpalljes të rezultave dhe lidhjeve të
kontratave, shkova me kontratë të vulosur dhe firmë të (nëshkruar) dhe vulosur me
plan operativ në Minsitrinë e Kulturës dhe Turizmit. Edhe, pse e dija, se me
“ndryshimin” e pushtetit, nuk prisja diçka të re te partitë politike në
pushtet. Hyj në zyrën e sektorit të botimeve dhe i përshëndes: me mirëdita në
gjuhën maqedonase dhe shqipe “zyrtare”, duke ua hudhë kontratën mbi tavolinë.
Një punëtore e re në atë zyrë, i çfleton materialet dhe
më thotë në gjuhën maqedonase: njëra kopje nuk është origjinale. Nuk ka
problem, i përgjigjem do ta mbushim, vulosim dhe do ta nënshkruajmë edhe origjinalen. Kokëteposhtë, përkarshi ajo tjetra
belbëzon pa më shikuar në sy... I them, unë: i këtij projektit tjetër, nuk jam
unë shefi. Kolegëja matanë tjetrës tavoline ndërhynë me zë: folë në gjuhën
shqipe!
-Më falni, nuk e dija se në kët vend pune, cila është
maqedonase, e cila shqiptare. Çdo katër vite pas zgjedhjeve parlamentare
i ndërroni pozitat, jeni të reja me vende pune. Dhe, më falni! Nuk e dija, a
jeni maqedonase, apo shqiptare! Unë, flas ne gjuhën “zyrtare”. Aty për aty i
vjen në ndihmë kolegëja tjetër shqiptare, dhe i merr nëpër duar kontrtat.
Kolegëja e saj largohet në tavolinën tjetër të zyrës.
Në fund, pasi mbarova punë u ktheva pas te tavolina tjetër,
bashkëbiseduesja e parë me kokën mbi tavolinë dhe nervoze. I them, Sot më
dukesh si pa qejf. A, je mirë?
-Po, mezi më përgjigjet kokëulur. Vetëmse, kemi shumë
punë... Qesha...
Dhe, para se të ikë: i urova
një Ditë të bukur, në gjuhën shqipe “zyrtare”!...












