Kalosh Çeliku: Thyeni qafën si parti politike shqiptare

41m më parë

THYENI QAFËN SI PARTI

POLITIKE SHQIPTARE

NGA KALOSH ÇELIKU

Amani, e leni rehat popullin shqiptar të jetojë me luftërat Ballkanike me shekuj, në Robëri dhe “Liri”, e me varfërinë shekullore me vite mbi shpinë! Herë me Mbret, e herë me Krajl.

Mjaftë më me burgosje dhe kufunj politik. Parti Politike të “vëllazërim-bashkimit” ende komuniste, që sot nuk e dinë ku e kanë kokën, e ku bythën. Premtime, dhe mashtrime, vetëm për pushtet dhe një karrige shelgu. Pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake! Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë?! Trojeve Etnike Shqiptare. Edhe, atë: vetëm e vetëm për ta mbuluar bythën e juaj lakuriq me arna  përmbi arna përmejdani në Ditën e Sotme.

Sot, e kalova një Ditë të bukur me Diell pas Dimrit Madh, mes macive të mia besnike. Cucës të Xhadisë, dhe fëmijëve të saj ende bebe, që më prisnin para dere. Fatkeqsisë Kombëtare me “analistë” politik shqiptar, që ende kërkojnë debat për dështimin e Partiave Politike Shqiptare për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës?! E, debatin politik e kane para syve kokekëmbë.

Përderisa, partitë politike shqiptare vite me radhë, duke u turrur pas pushtetit, posteve partaike dhe pasurisë. E harruan popullin shqiptar, turren me të katra pas pushtetit, posteve partiake dhe pasurisë, “Vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav.

Dhe, Sot: ende, nuk mund të zgjedhin një presedent shqiptar në Kosovë?! President shqiptar, që gjatë sistemit komunist jugosllav, pas vdekjes të shokut Tito, e keni pasur president shqiptar, Sinan Hasanin të gjithë Jugosllavisë komuniste. Edhe, atë: shkrimtar shqiptar. Autorin e romanit të parë shqiptar në Kosovë: Rrushi ka nisë me u pjekë (1957). Rrush, që ende nuk është pjekur edhe sotekësajdite me gjithë këto parti politike shqiptare: në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Fatkeqësi Kombëtare, politikanë që merreni me “politikë madhore” shqiptare për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Sot, lëreni rehat Popullin Shqiptar për Ditën e Nesërme!

Thyeni qafën, si parti politike shqiptare!...

Admin