Kalosh Çeliku: Armiqtë e arsimit dhe kulturës shqiptare
ARMIQTË E ARSIMIT DHE
KULTURËS
SHQIPTARE

Sot,
armiqtë më të mëdhenj të arsimit dhe kulturës shqiptare, janë vetë
shqiptarët. Partitë politike shqiptare
pa tru në kokë, që posa hipin bythekrye në pushtet, merren me arsim dhe
kulturë. Luftë, bëjnë për pushtet dhe pasuri me vite në pushtet dhe opozitë.
Përderisa, Dje: arsimin dhe kulturën e kishte nën sjetulla sistemi komunist
jugosllav, sot: e ka nëpërkëmbë, duke e shkelur sistemi Neokomunist ish
jugosllav. Edhe, më i rrezikshëm se sistemi komunist jugosllav. Mëkot, si
politikanë përpiqen ta fshehin veten mes ferxheve të zeza të mbuluara kokë e sy
me “manifestime kulturore” shqiptare, rraqet i kanë lakuriq përmejdani.
Nuk
arriti dot Turqia, as sistemi komunist ish jugosllav ta shkatërrojë arsimin dhe
kulturën shqiptare, por përpiqet t’ia arrijë qëllimit ky i sotmi Neokomunist me
poste partiake politike antishqiptare, turkoshakë dhe hoxhallarë përmbrapa:
ministra “shqiptarë”, zv/ ministra e drejtorë të institucioneve arsimore dhe
kulturore pa Libër në Shtëpi…



