Kalosh Çeliku: “Taçi Vojvoda” i Tetovës

NGA
KALOSH ÇELIKU
Vështirë, e kam Sot ta dorëzoj Lapsin Kryengritës me Dy tyta, para se mejdanin. Luftën me Penë për Shtet Etnik Shqiptar, parashikimin e
Rilindasëve Shqiptar për Ditën e Nesërme. Aqmëpak, si shkrimtar shqiptar. Që, do të thotë, Sot: Lufta, vazhdon ende me Penën me Dy tyta.
Jo! Ditën e Sotme: Aspak, nuk është lehtë ta tejkalosh Kaçakun e maleve Kalosh Zajazin me pushkë në dorë, dhe kobure në brez për Shqipëri! As, shokët e tij besnik kaçakë me vite e shekuj maleve. Luftë ditenatë me Turqi, e luftë me “Serbinë e Madhe”. Edhe, me Jugosllavinë komuniste të “vëllazërim-
bashkimit. Përkundër, këtyre “politikanëve” të Sotëm bythëgrisur
ende me brekët nëpër këmbë. Që, Akoma deri më Sot, nuk ua ngriti kush brekët me arna t’i mbulojnë së
paku bythët. Kalosh Zajazi, në pabesi u vra, vdiq me pushkë maleve. “Taçi Vojvoda” jeton ende me poste partiake, dhe
pasuri marramendëse në
Qeverinë e “vëllzërim-bashkimit” në shtetin e “përbashkët” Neokomunist. E, unë poashtu gjithë jetën me Penën me Dy tyta dhe libra fushave pa pasuri.
Babai ma la këtë emër Kaçaku si fëmij në djep. Paeditur, sesi: Unë, Kalosh Çeliku me Penën me Dy tyta, dhe ai me pushkë do ta kalojmë ditën e Sotme. Përtej Ditës Nesërme. Nuk kam unë faj. Emër, me të cilin edhe sotekësaj dite kam ende probleme politike si
shkrimtar shqiptar. Shpeshëherë, edhe i dëshpruar nga Nana ime, pas trembëdhjetë fëmijëve të lindur dhe të vdekur, u pajtua me Babain të më pagëzojnë me emrin Kalosh si djal përmall. Babai, shpesh thoshte para mysafirëve dhe meje: unë, ia lash kët emër, që ky të bëhet trim si Kalosh Zajazi. E ky, nuk doli kaçak, as u bë
trim si Kalosh Zajazi. U bë shkrimtar.
Babai një ditë,
edhe e humbi durimin dhe besimin gjatë studimeve në Prishtinë, kur unë u ndava nga gruaja drenicake me një djal Arbërin
dyvjeçar, në Prishtinë. Dhe, pas dy atentateve të
dështuar, u këtheva në Shkup. Qytet Historik, pa vendqëndrimi jetese, shtëpi, banesë dhe vend pune. Përmëkeq, edhe pas publikimit të librit: “Trubetat e Tellallit” (1992). Libër pamflet me publikeme, poezi satirike, aforizma dhe reagime, i cili
edhe më përcolli në një “bisedë iformative” me njëzetë nënshkrime (firma shqiptare), se: jam i dërguar nga Kosova, dhe “Çështjen shqiptare dua ta zgjidh me luftë”?! Takime të fshehta kam pasur në Bullgari, i kam dërguar Partisë Socialiste të Shqipërisë dhjetëra mijëra marka. Dhe, jam takuar në restorantin “Menada” në Shkup me një “armik të rrezikshëm”, i cili na ka ikur me një
këmbë të thyer nga burgu?!
Qesharake, ë?! Kohë, kur unë nuk kam pasur as pasaportë, tejkalimin e kufirit politik shqiptaro - shqiptar. Mos, e them më kufirin mes “vëllezërve”
jugosllav. As, vendbanim në Shkup. Përveçse, strehim në vendlindje, Kërçovë. Edhe, pse: kisha lindë në vendlindje, shkolluar në Kërçovë, dhe vazhduar mësimet në Shkup, duke studjuar e punuar edhe dhjetë vite në Kosovë. Luftë, me Penën me Dy tyta, që duhet ta vazhdoj patjetër edhe Sotekësajdite me armik e për armik.
Shkaku, i asaj bisede informative në polici ishte libri: “Trumbetat e Tellallit”
(1992). Libri i “rrezikshëm”, i cili zhvishte lakuriq rrufjanët e partive politike, i fishkullonte përmes humorit
dhe satirës dobësitë e politikanëve dhe partive politike në fillim të ndryshimeve “demokratike”. Partitë politike shqiptare, që në mesin e tyre i kishin strehuar edhe rrufjanët e sistemit ish komunist jugosllav, të shëtitur nëpër institucione shtetërore me poste partiake: redaksi informative - kulturore si kryeredaktorë, redaktorë dhe gazetarë. Ndoshta, jo të gjithë, por njëzetë nënshkrimet (firmat) e tyre të atij denoncimi janë ende gjallë në punët e brendshme të sigurimit shtetëror.
Inspektori i sigurimit shtetëror, më pyeti:
-A, e di ti, se: atë Libër e kemi të përkëthyer në gjuhën maqedonase?
-Po, iu përgjigja, e di. Sipas shkrimeve të publikuara me emëra dhe pseudonime në gazetën
e “Vëllazërim-bashkimit”,
kundër Librit: “Trumbetat e Tallallit”, se: maqedonasit e kanë përkëthyer dhe do ta publikojnë edhe në gjuhën
maqedonase.
Vetëm, se: në atë Libër, unë nuk kam shkruar asgjë kundër popujve. Ndoshta, diku-diku mund të mos jem pajtuar me partitë politike.
Në rregull, ndërhyri Inspektori. E përfunduam
edhe këtë pyetje të dyshimtë.
-A, e di ti, se: partitë politike bashkëpunojnë me ne, dhe ne në ato parti politike i kemi njerëzit tanë
besnik?
-Po, dhe kët e di.
-Atëherë, a do t’i shohësh nënshkrimet (firmat) e atij
denconimi në polici, të gjithë janë shqiptarë.
-Jo! Edhe, këto i di me emëra dhe mbiemra.
-Problemi, i kësaj “bisede
informative” është, pyeti Inspektori?
-Mos më thirrni më në kësi “bisedash informative”!
Dorën në zemër, që nga ajo “bisedë informative”, nuk më ka thirrë më askush, por as policët nuk më kanë kërkuar rrugëve të Shkupit kartë identifikimi. E dinin se,
kush shëtitet nateditë rrugeve nëpër “Çarshi”. Tavernave, nën Rrap. As, “muslimani” i panjohur
më nuk më doli në rrugë, se: unë, e paskam sharë az. Muhamedin a. s. Përderisa,
iu përgjigja: Muhamedi a. s. ka qenë filozof. Unë, e kam idol. Edhe, ai ka pirë
shirë (verë). Unë, e kam tejkaluar Muhamedin a. s. Sot, pi raki rrushi dhe Dy
shtama me verë me një Kalë me shalë para, t’i livrojë arat e Babait për në “Baba
Tomor”. Malin e Perëndive.
“Taçi “Vojvoda” i Tetovës, që Dje në kohën e “Serbisë Madhe” (Jugosllavisë, 1938) dhe Jugosllavisë komuniste Titiste (1953), vullnetarisht e braktisi Kosovën si “turk ehamdurila” për të ikur në “Xhehnetin” e premtuar në Turqi. Pas prishjes të marrëveshjes mes Turqisë dhe Jugosllavisë, mbeti në Tetovë. Qytet shqiptar, ku jeton edhe sotekësajdite. Nuk e përzuri nga Tetova sistemi komunist jugosllav,
as ky i sotmi Neokomunist. Nuk e di, a do ta përzej nga Tetova ai i Nesermi Shqiptar. Populli shqiptar, Sot: jeton me tre “Baba” dhe
tri republika. Kohën e fundit kërkon me “protesta paqesore” edhe një Republikë të katërt të Re në Ballkan. Ku ta di unë, edhe sa republika do t’i kërkojë Nesër?! E, në realitet, ende nuk e kanë një Shtet Etnik Shqiptar në Ditën e Sotme.
Gjatë ndryshimeve “demokrtike” para Lufte, “Taçi Vojvoda” me tollumbaxhinjtë dhe bozaxhinjtë e tij përmbrapa, Nevzat Halilin kryetar i PPD -ës e dalldisën dhe i kënduan këngë përsëgjalli” me çifteli: “Nevzat Halili, Arusha e malit”.
Fraza, "Arusha e Malit" i referohet një kënge të
njohur popullore me çifteli. Ajo u bë shumë e njohur dhe u përdor si aludim dhe
satirë politike nga kundërshtarët e tij politik për të simbolizuar lëvizjet e
tij politike, dhe ngjarjet historike të asaj periudhe. Pak më vonë e hipën edhe në Kalë të bardhë shalë me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës. Dhe, për ta zbritur nga Kali bardhë me një këmbë të thyer, e ndërsyen një shkrimtar Oborri për ta vënë edhe në skenë si
shfaqje para publikut, në Teatrin e Pakicave Kombëtare Shqiptare në Shkup, sesi: Nevzat Halili në dyluftim përleshet me shpatë edhe me Skenderbeun. Unë, pas shfaqjes të asaj “komedie” politike, i frymëzuar si kundërpërgjigje e publikova komedinë “Zorra Qorre” (2000). Komedi, e cila pas shpelljes të rezultateve të konkursit u përkrah nga Ministria e Kultures në IRJ të Maqedonisë, dhe kurrë edhe sotekësajdite nuk u shfaq para publikut në Strugë.
Gjatë Luftës në IRJ
të Maqedonisë (2001), “Taçi Vojvoda” me partinë e tij politike PDSH në pushtet me Sanço Pançot e tij përmbrapa mbi gomarë ishte kundër UÇK -ës. U përpoq këmbekryq, dhe hyri si personazh në romanin tim të Luftës (2001), ME TRE VARRE (2002), në të cilin gjatë Luftës kryengritëse në fillim Shipkovicë të Tetovës, me vonë në Tanushë të Kumanovës si Kryengritje Historike Shqiptare, ku janë si personzhe me emra dhe mbiemra. Qafëpërqfe, i keni si “patriotë” shqiptar, “trima” pas lufte me fakte dhe dëshmi mes atyre faqeve në luftë për pushtet dhe pasuri. Edhe, “Taçi Vojvodën” me Partinë e tij Politike Shqiptare PDSH, e keni në pushtet.
Sot, “Taçi Vojvoda” i Tetovës para kamerave televizive i shpallë luftë edhe Kaçakut të Zajazit “Abazit”?! Krah për krahu me “Babën” e Prishtinës, dhe partitë politike “muslimane” të veshura me petka (tesha) gjoja shqiptare.
Mesdite, i përzen nga Tetova me metoda politike shoveniste të “Serbisë Madhe”: “Ti marrin bohçet dhe plaçkat ta lëshojnë Tetovën?! Përçudi, nga ana ime si shkrimtar, e ka një plus dhe duartrokitje. Shkaku, se: djali im i dytë Asdreni e ka gruan nga Tetova. I shpëtova rrezikut, se: mund, të shpërngulet edhe ai nga Shkupi në Tetovë. Dëshmi, se: të gjithë ato burra që i njoh unë, dhe i kanë gratë tetovare, janë shpërngulur në Tetovë. Pavetëdije politike si politikanë, se: ato burra që jetojnë me vite edhe Sot në Tetovë, dhe gratë i kanë tetovare. Edhe, femijtë.
Veprim politik, të cilin dikur e bëri “Serbia e Madhe” (1938), dhe Jugosllavia e shokut Tito (1953). Kaçakë të maleve, që Dje: nuk i përzuri Turqia, “Serbia e Madhe”, as Jugosllavia
e shokut Tito. E, sot: do t’i përzë “Taçi Vojvoda” i Tetovës me një parti kopile politike me gjysëm shpirti pas mullareve me kashtë, rrëzë Sharrit Plak, që e polli PPD -ja. E cila në fillim ishte si Lëvizje Shqiptare, e më vonë si parti politike shqiptare.
“Taçi Vojvoda”, përveç
partive politike shqiptare, hapi hendeqe edhe mes qyteteve shqiptar. Përsëritjen e vëllavrasjes. Përderisa, Sot: i kemi mes partive politike
shqiptare, dhe dy shteteve shqiptar. I treti e pret radhën. Nuk arriti ta bëjë sistemi ish komunist, dhe përpiqet ta shpallë “Taçi Vojvoda”. Baltaxhiu, që vazhdon të merret edhe Sot me politikë. Dhe, i ndërron koalicionet e partive politike si kurva
burrat. Edhe, pse: kurvës i ka hije t’i ndërroj burrat, por jo edhe një politikani me bagazh politik mbi tridhjetëvjeçar në pushtet dhe opozitë.
Kohën e fundit edhe me parullën demagogjike – politike: “PDSH -ja me BDI -në nuk do kenë bashkim, derisa në krye të BDI -së është Ahmeti”. Një deklaratë teknefese të këtij soji ka hedhur poshtë mundësinë për një bashkim të mundshëm edhe me bllokun e opozitës. Krahas kësaj, “Taçi Vojvoda” ka hedhur poshtë edhe mundësinë e një bashkëpunimi edhe me koalicionin në pushtet.
Edhe, një duartrokitje! “Taçi Vojvoda”, më në fund e kuptoi se me të nuk ulet në sofër asnjë parti politike shqiptare. Mesiguri, siç duket i vardiset VMRO-DPMNE në pushtet, që në kohën e Gruevskit në
pushtet me PDSH -ën, e shpalli edhe “vojvodë” të shqiptarëve. “Taçi Vojvoda”, që gjatë themelimit të Universitetit Tetovës me partinë e tij politike PDSH, nuk e nëshkroi listën e partive politike shqiptare dhe
organizatave joqeveitare për themelimin e Universitetit të Tetovës. E nënshkrova unë
Kalosh Çeliku si kryetar i SHSHSHM -së. Mesiguri, nuk e kanë humbur edhe këtë listë me nënshkrime
(firma), sikur edhe disa dokumnte tjera të partive politike shqiptare. Sidoqoftë, edhe nëse i kanë humbur si parti politike, i ruan si sekrete sigurimi shteti i “përbashkët”.
Mundet t’i kenë humbur partitë politike shqiptare, por jo edhe sigurimi i shtetit të “përbashkët” jugosllav. Mesiguri, nuk e kanë humbur edhe një nënshkrim (firmë) të cilën unë e kam dhënë në një tubim të Bashkësisë Kulturore në Tetovë. Firmë, të cilën ma përmendi edhe Inspektori gjatë “bisedës informative”. Që, e pranova se e kam dhënë firmën.
-E, a di ti se ajo listë ka përfunduar në duart tona, në polici?
-Po, e kam ditur edhe këtë, prandaj edhe përfundova për shkak të asaj firme në “bisedë informative” me vazhdime të përndjekjeve. Edhe, atë: para se Mickovski t’i thotë lamtumirë Bashkimit Evropian.
Sot: “politikë bënë, Taçi Vojvoda” i Tetovës me “Besë” dhe Sanço Pançot e tij përmbrapa. Politikanë, që e kënaqën me politikën e tyre “madhore” para kamerave televizive
Maqedoninë e Veriut. Tashti, duan ta “çlirojnë” edhe Shqipërinë e Kosovën nga shqiptarët. Zgërdhihen dhe pinë kafe me gojën veshë më vesh e selfie në Facebook mes Tiranës. Tavolinë e zbrazët, pa kafe turke e çaj rusi “haram”. As, pa raki rrushi “hallall”.
Unë, po
ta kisha pushtetin e Edi Ramës, bythekrye do t’i përzeja në Mqedoninë e Veriut.
Përgjigjëja e tyre policisë të Shqipërisë, se: ne jemi “burra mejdani”, nuk na ndalë as kufiri politik shqiptaro-shqiptar. Edhe, i përcjellin selfie popullit shqiptar kokë më kokë, sesa: politikanë trima janë, e kalojnë kufirin kur të duan pa pengesa. Nuk mund t’i ndalë në kufi as policia shqiptare, si politikanë “patriotë” të dalldisur dhe arratisur fushave në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me poste partiake dhe pasuri
marramendëse hajdutërie.
Kufinj politik, që dikur patriotët shqiptar i kaluan maleve…




