Kalosh Çeliku: Rrufeja nuk shti në ferra

nuk
shti në ferra
NGA
KALOSH ÇELIKU
Dita si një Nuse e bukur zbriti në
Liqe. Matanë maleve dyndeshte një mjegull. E tërhiqte veten zvarrë dhe
mundoheshte ta shqepë mëngën e strukes zezë me arna, që me siguri i kishte
ngecur majë ndonjë lisi. Kësulën e bardhë të Bajram Currit e kishte në kokë. E
tërhiqte veten zvarrë. E tërhiqte. E dinte se, në një përrua do të pi ujë...
-Hë?! Frikë keni se mund të shti
Rrufeja. Hiqeni nga mendët! Qielli është i pastërt lot. Nuk shti Rrufeja në
ferra. Jo. E lisat nuk e ulin kokën. Rrënjët i kanë shti thellë me vite e vite
në Tokë. Nuk ka kush që i shkulë nga Sharri Plak... Korabi... Çelëvjollca...
Drenova… Baba Tomori... Verë e dimër e kanë hapur gjoksin. Vetëm, një gjë e kam
borxh t`ua them, mos ua shpaloni plagët!... E them këtë, se: mund të rebelohen
nga dhëmbjet e padurueshme. Shkunden nga dëbora... Nuk do të dinë në cilën
lëndinë t`i pushojnë degët. Me cilët zogjë ta pushtojnë Qiellin, kur ende është
herët për këngë. E diellin e kemi ende Larg...
Larg... Larg...
Përsëri, doni me ninula të më vëni
në gjumë. E hiqni veten si një Nënë. E përkundëni djepin. E këndoni një
ninullë:
"
Nina nana po të përkundi
do
të të bëj nana plak katundi..."
E dini çka? Nuk më merr gjumi. Djepi
po ma vret shpinën. E kam bërë edhe shurrën... Mutin, në shtrat Shelgu... Më
zgjidhni nga pelenat!... Djepi... Vetëm pak t`i lëviz duart, këmbët. Vetëm pak
të shpëtoj nga ninulat… Këngët e juaja patriotike - partiake me çifteli!
Përkundjet... Ëndërrat e tmerrshme që më rrinë mbi kokë. Atëherë, do të shihni
si do ta thej zgjedhën. Nuk do ta tërheq qerren nëpër “Bit-Pazar”, nën Rrap.
-Ecë pas meje, më tërhoqi me forcë
Ebu Dexhalli*. Ti e ke humbur rrugën. Nuk e di në cilën dhomë t’i kanë shti
magjitë. E ke rënduar veten me mëkate. Njëqind ditë duhet larë në një kusi me
ujë “Xhehneti”. E di, ti don një fuçi me verë. Aty brenda ta kesh edhe një
Mike. Vetëm, nuk i meriton gjithë këto shpërblime. E ke ende zgjedhën në qafë.
Për samarin dihet, as edhe përpiqesh që ta heqish nga shpina. Edhe në varr do
të hysh me gjithë samarë. Por, i ngushtë është varri. Nuk të zë me gjithë samarë.
Jo.
-E di çka, i them: samari nuk ma
vretë shpinën. E kam grepin në gojë me të cilin më tërheqin dhiareve. Nuk
besoni?
-Pse, atëherë nuk e hudhni samarin?!
Nuk e coptoni frerin. Nuk e thyeni zgjedhën?!... Trembeni nga samarë të
rinj?!... Frerë... Zgjedha...
-O Imzot, si më ikët nga libri! Po,
ç`të bëj unë si shkrimtar pa ju mes këtyre bërdhoqeve? Asgjë. Jo. Jo, nuk
mundem edhe unë pa ju. Patjetër, duhet ta shkruajmë së bashku librin e Ditës
Nesërme.
Nata më zuri në një faqe të Librit: Përtej
Ditës Nesërme. E thirra në ndihmë Diellin. E përcolla Natën. Hënën Drapër,
matanë maleve të Çelëvjollcës mbi Mal. Ebu Dexhalli, papritmas më trokiti në
xham.
-E ke kot: me mua do ta shkruash Librin.
-Jo, më kërcnohet, me mua Shtrigani
i “Allahut”! E kam këmbën e mbarë. Bythën e shpërlarë pas Haleje. Mjekrën si t?
Dexhallit me trumbeta.
-Po, mua më duhet Penë!... Penë me
Dy tyta... E, jo bythë si palare para Diellit me rreze, që lindë mbi malet e Çelëvjollcës, në Kërçovë…
-
Çudi,
si: se, kemi ditur,
Se,
Patrioti lindë.
Edhe
atë: jo në vathë.
Ose,
në “Shtëpi Publike”.
Po,
në odë të burrave.
-
E
këndej, gjithë jetën
m`i
keni shkërdhyer trutë
me
“vepra patriotike”.
Aq,
sa: më vjen t`ua pëshurrë
në
“Shtëpinë Publike”.
-
E hapa derën, në dhomë nuk më hyri
njeri i gjallë. Të vdekurit, u dilnin zot varreve. Dritaren, kam frikë ta hap
lumë miku. Frikë. Oxhakun e kam të hapur, se jam fis kaçaku. Nëse, ua mba: ecni,
kur të doni me shokë, qoft? dit?n, qoft? nat?n!...
Dera është e hapur edhe për mikun,
edhe për armikun... Oxhaku, për Kaçakun e maleve... Kullën e kemi edhe për luftë.
Vjet për vjet na e kanë djegur shkrumb e hi, rrafshuar me tokë. Por, pas çdo
djegëje e kemi ngritur përsëri edhe më të fortë. Edhe me më shumë frenxhi për
mauzerre... Mes këtyre maleve dimërat janë të egër. E ngrijnë akull edhe Çatinë. E përplasin derën. Tymin përmes oxhakut, përsëri na e kthejnë
prapë në Vatër... Përpiqen të na e rrëzojnë edhe Oxhakun mbi Çati...
Vetëm, se: Oxhaku ynë brez pas brezi
gjithmonë ka tymuar drejtë Qiellit. Dollapët, me vite e shekuj kan? vjell? zjarr
e flakë kundër armikut historik. Trojet tona i ka shkelur me vite dhe shekuj:
Sulltani… Mbreti… Krajli... U kemi dalë para edhe me sakica... Gërshërë të
dhenëve... Mauzerre...
-Nuk trembem unë nga këto këngë
patriotike me çifteli, tha Buça e Katundit. Ec pas meje t`i dalësh zot Atdheut
me ilahi! Nuk e sheh se, po hynë në varr pa “Din e Iman”. Ku i ke sytë? Ku i ke
këmbët? Trutë nuk të duhen në kokë. Hë, çka nuk të pëlqen? Apo, nuk ta mban si
njeri i kalemit? Fis, i kaçakëve... Nuk je i vetdijshëm se më shurdhove më me
atë Miken nën Rrap. Edhe me Dy shtamat me verë... Rrapin… Vendin e ke në “Xhehenem”.
Edhe atë: si, arnë kazani... Rrapin duhet prerë me gjithë rrënjë, në Shkup!...
-Hi – hii - hiii... Po, nuk keni
sëpatë... As, Shpatën e Skenderbeut… Ju mendoni se, gjithëmonë do të jetë Verë...
Po, çka do të bëni në Dimër?!...
-Punë e lehtë, do të të kërkojmë ty si
shkrimtar një kaci shpuzë. Zjarr, ta ndezim oxhakun e shuar me flakë, në Katund?!
-Jo, nuk do t’ju jap zjarr. Jo.
Rrini, digjuni në “Xhehenet”!...
-
Maxhupi: Romi me dajre
Dexhalli: Mesihu i rremë", ose gënjeshtri i
madh,
që
do të shfaqet para Ditës së Kiametit...
-
(Nga libri në dorëshkrim: RRUFEJA
nuk shti në ferra…)


