Kalosh Çeliku: Kryevepra

NGA
KALOSH ÇELIKU
Vërtet,
ju shumë fshehtësi nuk i dini në këtë kryevepër artistike. E vrisni kokën, i
shtrydhni trutë. E rrotulloni memorien. Po të kishit mundësi të më kishit më
afër mbi kokë edhe do të më pyesnit, ja ta zëmë për Torbën e Hoxhës. E dini se,
çka ka pasur ajo brenda? Jo. E di vetëm Xhadia*, e cila edhe është autorja e
saj dhe shumë-shumë nja njëzet veta që kanë qenë në prova. Të tjerët ama nuk
dinë asgjë për Torbën e Hoxhës se me çka ishte e mbushur atë natë. Ia hapnin
grykën në mes të skenës, i nxirrnin një nga një kryengritësit. E të nsërmen,
kur salla u mbush plot me patriotë artdashës e zonja të rënda të salloneve, më
kot e prisnin Torbën e Hoxhës në skenë. Megjithatë, përsëri u kënaqën zonjat së
qeshuri duke prekur njëra-tjetrën me bërryla. Herë pas here edhe qeshnin me zë,
u duartrokisnin me art e kulturë dhe lotë. Vetëm se, gjatë gjithë premierës më
dukej se u mungonte diçka simbolike, dihet Torba e Hoxhës. S’di pse ashtu kot
mendoja se komedia artistike atë natë vetëm aty e arrinte kulminacionin, do të
tundej salla nga duartrokitjet. Ndodhë, ndonjëra edhe të bënte vetëvrasje, ose
të ngjitej në skenë dhe t’ia rrëmbente torbën Xhadisë nga duart. Çka s’mund të
ndodhte gjatë asaj premiere.
Prandaj,
edhe e pritja në çdo moment shthurjen e komedisë. E ajo erdhi si e porositur
nga mesi i sallës:
-Nxirreni
Torbën e Hoxhës! Torbën e Hoxhës e duam në skenë!...
Publiku
për disa çaste heshti. Unë qesha me sa zë që kisha dhe u rash duarve shuplakë.
E dini se, qe akt i përkryer. Torba e Hoxhës ishte kulminacioni i komedisë
patriotike. Zonjave putane dhe zotërinjve s’kam çka t’u them, vetëm ato e
kuptojnë artin e lartë të salloneve…
Gjashtë
muaj me radhë flitej tryezë më tryezë në “Pazarin e Grave”, se: Xhadia nga
Majat e shqipeve këto ditë do të ekspononte një eksponat të veshjes kombëtare,
“vëllazërim-bashkimit”. Merreni me mend se, në ç’hall ka qenë “Pazari i Grave”,
e të mos flasim për nuset me pashterka të kuqe dhe kalimtarët e rastit, që
kthenin për një palë çorapë ose shami. E kishin tjerrë e zgjatur këtë risi,
saqë shumica mezi prisnin t’i shohin me sy gjithë ato breza e gajtana. E të mos
e teprojmë më për këmishën kuqezi, apo kësulën e bardhë. Vetë autorja e kësaj
vepre kombëtare në disa biseda të rastit patë thënë: se, do të shihni sesi
endet arti plot dy sahat në sallë. Megjithatë, e kam vështirë me ju, se nuk
jeni mësuar me kryevepra botërore. Vetëm ç’faj kam unë që më keni rënë hise dhe
duhet t’ua mësoj shkronjat e artit hyjnor të “vëllazërim – bashkimit”.
Tekefundit, tha: edhe ju zotërinj është koha që të ballafaqoheni me gjenitë
femra. Burrneshat ia shkrepin artit, qoftë edhe dy sahat këtu në mes të
“Bit-Pazarit”. Vërtet nuk e besoj të merreshin me diç tjetër banorët e “Pazarit
Grave” më shumë se me kryeveprën që do ta linte në tryezë Xhadia. Ndonjëri edhe
e tepronte, shkonte aq larg saqë thoshte se ju jeni të krisur, atë duhet
mbajtur ja kështu, në duar. Apo t’i rrokni çiftelitë dhe t’i këndoni këngë
patriotike. Kuptohet, nga një inspirim i këtillë, vërtet unë i kushtova një
elegji me çifteli. E tjetër është ajo se, a mbeti e kënaqur apo kërkonte diç
edhe më të madhe, ta zëmë ndonjë himn ose baladë. Ndoshta mu kjo edhe e zemroi,
që atë ditë kur e nxori veprën e saj në tryezë karshi Diellit me rreze, mua me
qëllim më la pa ftesë. Në këtë “Pazar të Grave” kishin eksponuar edhe autorë të
tjerë, por unë vetëm kësaj radhe duhej të hyja pas shpine për t’u ndeshur me
patriotiken, të bukurën në errësirë. Më kot e luta Shitësen e biletave. Ajo më
tha se, kishte urdhër të mos jepte asnjë biletë jashtë klaneve partiake që e
dinin se ç’është arti hyjnor i aristokratëve. Rendet e para ishin rezervuar për
gratë dhe burrat e partive “demokratike” politike, patriotët e kulturofagët e
dëgjuar anembanë “Bit-Pazarit”.
-
Zotëri, më thirri dikush pas shpine. E ktheva kokën. Ishte Vjollca Rrapi. Aty
për aty e ngadalësova hapin. Vendosa ta pres, të përshëndetem me atë zonjë.
Edhe pse dikush mund të mendonte ku ta di unë çka, ndonjë rrotullim në kashtë.
Punemadhe.
-
Hë, edhe ti nuk ke biletë?
-
Jo, më buzëqeshi ajo si në kornizë.
-
Eja pas meje!
Matanë
sallës, nga një derë e fshehtë nëpër korridor u ngjita shkallëve, dhe hyra në
një derë tjetër të hapur krah më krah. Edhe ajo hyri pas meje. Më në fund pranë
një reflektori ishte një karrige. E afrova dhe i thashë:
-Ulu,
pushoi sytë!
-
E këmbët? – u tall ajo.
-
Këmbët dorëzoja errësirës!
-
Kam frikë, - përsëri më ngacmoi ajo…
-
Unë jam këtu… Shtrihu rehat, nuk të rrezikon Nëna Parti!
Vetëm
tashti, pasi kisha hyrë brenda e pashë se gjëndesha në një verandë, në mesin e
bërllokut. Nga i shikoja si në pasqyrë të gjithë ulur nëpër rende: Intelektuali
i Rrejshëm, Zonja Kuqezi, Komunisti i Arratisur, Tellallja e Nënës Parti,
Koordinatori Liberator, Yllkuqi i Shkupit, Shkrimtari i Madh, Gazetari i
Oborrit e dhjetra të tjerë nga Klubi i Tullumbave. Në një rend e pashë edhe
Gungaçin, Dr. Madhin, Ebu Xhehlin… Diku, nga mesi sytë ma zunë edhe Rrospinë
Mashkull. E përcillte me vëmendje ngjarjen, lëvizjet në skenë, burgun famëkeq,
flamurin kombëtar që e kishin bërë edhe leckë edhe setre. E pranoj se atë natë
e ndjeva veten të lumtur, që nuk gjendesha në mesin e tyre, po mbi ta në një
verandë. Ju do të thoni se kam qenë në errësirë. Po. Gjatë gjithë kohës kam
qëndruar më këmbë, se jam mbështetur pas Zonjës së Sallonit të librave. E dini
çka? Nuk ma ndien. Ama hiç nuk e vras kokën. Mund t’ju them vetëm një gjë, atë
natë ju kam parë pisa e lakuriq. Aq të mjerë, aq të varfër, ashtu kokë më kokë,
saqë dy-tri herë kam vjellë. Përpak desh i nxora jashtë edhe zorrët. Vetëm se,
ju nuk më keni dëgjuar, keni qenë të zhytur në art, e keni përjetuar ngjarjen,
ju ka dhimbur zemra… Vetëm unë nga lart ua kam parë lotët, ua kam dëgjuar duartrokitjet
frenetike, prandaj edhe e them pa asnjëfarë rezervë se, ju e kishit dashur dhe
e doni popullin. Të tjerët na kishin mashtruar, na kishin treguar përralla për
“vëllazërim-bashkimin”. Gjatë gjithë kohës, derisa nxënësit recitonin vjersha,
mësuesi hante dajak e Xhuxhmaxhuxhi u binte trumbetave, unë isha në errësirë. U
mundova ta shoh nëpër terr Vjollca Rrapin, së paku t’ia shoh lotët nga mundimet
dhe vuajtjet e të burgosurve politik, por më kot.
Natë.
E zgjata dorën. Vetëm për çudi, atë e kishte zënë gjumi. S’di pse m’u dhimbs aq
tepër pse nuk qe shtrirë në shtrat apo në ndonjë livadh me lule. Ja, edhe pse
më erdhi keq ta zgjoj nga gjumi. E lashë të flinte, me siguri do të përfitonte
më shumë sesa t’i zgurgullonte sytë në greminën artistike.
Duartrokitjet
përsëri jehuan nëpër errësirë. E zgjata kokën, e pashë Xhadinë që e kishte
veshur si ferexhe flamurin kombëtar dhe vraponte nëpër skenë duke fshirë me të
pluhurin e dërrasave. Dritat filluan të shuhen-ndizen në skenë edhe më shpesh
saqë desh m’i qorruan sytë. U ngrita më këmbë.
-
Zonjë, zgjohu! Përfundoi loja teatrore…
-
A doli drita, ë?
-
Po, e rroka për dore dhe dolëm në corridor.
Turma
zbriste shkallëve. Dikushi ulej nëpër tavolina. E, dy-tre kamarierë vendosnin
edhe të tjera tavolina e karrige për mysafirë. Me këtë mendonin t’ia lidhnin
disi kryet artit. Vërtet kishin derdhur mund, djersë e lot të rrejshëm, tashti
u mungonte vetëm muzika dhe vallja. Dorën në zemër, e kishin merituar si
artistë në iterpretimin e roleve. E unë gjatë gjithë kohës mendoja si të dal te
dera me një paketë plot faculeta dhe t’ua shpërndaj nga një që t’i fshijnë
lotët e derdhur për Atdheun. Pastaj, të ik sa më larg këtyre mureve, errësirës
që më dukej se më turret përmbrapa. Xhadisë, që më ndiqte e ma bënte me dorë të
ndalem mos ik, të ma lexojë një poezi erotike…
1. Grua me të meta psiqike dhe lavire


