Kalosh Çeliku: Sot Rexhep Qosja u rilindë në Shqipëri

1h më parë


SOT REXHEP QOSJA U RILINDË NË SHQIPËRI

(1936 – 20260)

NGA KALOSH ÇELIKU

Dhjetë vite me studime dhe punë, përderisa kam jetuar në Prishtinë, patjetër e kam njohur edhe Raxhep Qosen. Edhe, pse: nuk kam pasur takime të përafërta me të si kritik letrar dhe shkrimtar. Padyshim, i përcillja librat e tij me kurreshtje si krijues i ri në atë kohë të rreptë komunsite: “Panteoni i rralluar” (1973), Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974) “Morfologjia e një fushate” (1980), “Porosia e Madhe”(1986), Krushqit janë të ngrirë (986) "Një dashuri dhe shtatë faje" (2003), "Nata është dita jonë" (2007), "Bijtë e askujt" (2010) etj.

Asaj kohe, si shkrimtar i ri me censurë të egër komuniste, publikoja poezi në revistën letrare “Jeta e Re”, me pseudonimin Kaemçe Çuka, Ilir Emini, Ramë Çeliku... Edhe, në gazetat dhe rvistat letrare që dilnin në Shkup (Maqedoni) dhe Prishtinë (Kosovë). Vështirë, e kisha të publikoj ndonjë poezi t’i përvidhem cenzurës komuniste për të cilën do të kisha shkuar edhe disa vite burg, qoftë për fëmijë, ose të rritur me emrin tim si Kalosh Çeliku. Shumica mendonin se është pseudonim letrar. Shkakun e dija, se: pak veta e dinin kush është Kalosh Çeliku në Prishtinë. Aspak, redaksitë e gazetave dhe revistave letrare. Rrallë, ndonjëherë edhe lëshonin ndonjë vjershë për fëmijë, ose poezi me emër e mbiemër si Kalosh Çeliku. Vite, kur asaj kohe botonin shkrime edhe autorë me emra të femrave. Letra u shkruanin redaktorëve, që të dalin në takime me to si femra. E kurrë, nuk dilnin në takime, por shkrimet e tyre publikoheshin në gazeta dhe revista letrare me emëra të femrave.

Vite më vonë një vendas i imi (Qani Mehmedi), gazetar i “ZëritRinise” dhe mik i Rexhep Qoses me thotë, se: Rexhep Qosja, mendon, se: Kalosh Çeliku, është pseudonim letrar. Jo, i thashë unë. Është shkrimtar nga vendlindja ime Kërçova. Edhe, pas kësaj kohe fillova të publikoj shkrime artistike edhe me emër dhe mbiemër: “Rilindja”, “Zëri i Rinisë”, “Jeta e Re”, “Pionieri”, “Gazeta e pionierve”.

Qesha, dhe nuk ia mora për të madhe. Arsyeja, asaj kohe edhe pse studjoja, punoja dhe jetoja në Prishtinë, unë punimet e mia nuk i përcillja vetë në redaksi, por përmes të postës. Kohë, kur asaj kohe një herë në javë në revistën letrare “Zëri i Rinisë”, rubrikën e kulturës e radaktonte edhe Esad Mekuli, i cili kishte edhe bagazh lufte dhe guximin e Luftës Nacional - Çirimtare. Poet i cili edhe pse me “pseudonim” letrar i publikoi poezitë e mia të “rrezikshme” me emër dhe mbiemër Kalosh Çeliku: “Hi”, “Kemi hëngër edhe gurë”.

Vite më vonë, kur erdha në Shkup si mësues në Malësinë e Shkupit, me denoncime dhe njëzetë nënshkrime (firma) shqiptar në polici, se: gjoja jam i dërguar nga Kosova Çeshtjen Shqiptare ta zgjidh me luftë. Edhe, se: i kam dërguar Partisë Socialiste në Shqipëri me mijëra marka, dhe kam pasur takime të fshehta në Bullgari?! Që, asaj kohe, nuk kam pasur as pasaportë për ta kaluar kufirin.

Një koleg i imi “maqedonas”, kur Rexhep Qosja kishte polemika me akademikët e Akademisë Serbe më thotë: pse ti, nuk delë kundër Rexhep Qoses? Ti, je më i madh se Rexhep Qosja. Na ke edhe ne përmbrapa si shtet i “përbashkët”. Jo, i përgjigjem. Unë, nuk jam më i madh se Rexhep Qosja. Edhe, nuk dola kundër Rexhep Qoses.

Edhepse, në zyrën time të Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë si kryetar në Shkup, e mbaja në murin e dhomës fotografinë e Rexhep Qoses. Fotografi të cilës edhe ia pash sherrin. Gjatë Luftës të Kosovës 1988-’99, mikun tim shkrimtar Fadil Currin e kishin rrëmbyer në polici, dhe pas një “bisede informative” e kishin depërtuar në Kosovë.

Ditë më vonë, në zyrën time të SHSHSHM -së erdhi vëllai i tij, dhe me porosi të Fadil Currit ma rrëfeu gjithë ngjajrjen: të kem kujdes! Se policia, ku i kisha edhe zyrat e SHSHSHM -së, përkarshi i përcillnin dhe dinin çdo gjë: kush hynë dhe kush dilte në atë shtëpi. E, asaj kohe gjatë Luftës të Kosovës në Shkup ishte i strehuar edhe profesori im Poet Enver Gjerqeku. I cili herë pas here kthente dhe na vizitonte në zyrën time të SHSHSHM -së.

Ne, asaj kohe si SHSHSHM -së, nuk kishim ku ta dish sa hapsirë, përveç zyrës time, një dhome për sekretaren dhe një dhome tjetër rezervë. I thash: mund të vij te ne për strehim. Jo, mu përgjigjë. Hë për hë jam i vëndosur në një  familje timen në Shkup.

Një ditë, ende në gjëndje lufte Qani Mehmedi më thotë: Unë si gazetar, ti si kryetar i SHSHSHM -së, Ramadan Sinani si nënkryetar dhe Qemal Murati, është mirë ta vizitojmë Rexhep Qosen, i cili është i strehuar në rezidencën e Enver Hoxhës, në Shqipëri. Edhe shkuam që të katër para hyrjes. Përpak shpëtuam, desh na vrau roja.

Pas, çlirimit nga NATO dhe shpalljes të Republikës Kosovës, shpërthyen edhe polemikat mes Ismail Kadares dhe Rexhep Qoses. Fatkeqësia, kotnasikoti për mospajtime fetare: krishterimin dhe islamizmin. Jo, për Fenë e Vaso Pashë Shkodranit, se: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria. Dorën në zemër, ia mora për të madhe Rexhep Qosjes. Edhe, Ismail Kadares.

Nuk shkoi shumë kohë dhe Rexhep Qosja përsëgjalli pas vdekjes, Ismail Kadares i kërkoi falje. Kutadi, ndoshta edhe Ismail Kadare në botën tjetër do t’i kërkoj falje Rexhep Qoses.

Dhe, Sot: me amanetin e tij pas vdekjes: varrosje pa ritual fetar, pa kurfarë pranie zyrtare, varrimin dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi, pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës.

Sot, Rexhep Qosja u rilindë në Shqipëri…

Admin