Kalosh Çeliku: “Shkupi sot lexon shqip” me hajdutët e librit

3h më parë

“SHKUPI SOT LEXON SHQIP”

ME HAJDUTËT E LIBRIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Epabesueshme, edhe pas ditës Djeshme komuniste me 25 (njëzetepesë) viteve në “demokraci” pas lufte, “Marrëveshjes të Ohërit” (2001), kur Partia Politike Shqiptare BDI erdhi në pushtet, ju politikanët e PPD -ës dhe PDSH -ës, i braktisët partitë e juaja politike dhe me të katra u turrët të strehoeni në BDI pas posteve partiake dhe pasurisë: ministra, zv/ministra dhe deputetë të popullit shqiptar. Që, Sot: e latë edhe BDI -në, dhe u turrët te VLEN -i. Përsëri, si pjella partiake kopila të Partive Politike Shqiptare, duke themeluar me të njëjtit “patriotë kuqezi”, parti të reja politike shqiptare. Kokëmëkokë, duke u turrur pas posteve partiake dhe pasurisë. Edhe, në Ditën e Sotme ta vidhni arsimin dhe kulturën shqipatre. Vërtetë, në Ditën e Sotme, vonë u doli Gjumi dimëror si “patriotë” shqiptar “kuqezi”.

Kohë lufte në Kosovë (1998 – 1999), dhe në vitin 2001 edhe në Maqedoni! Kur Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, pas disa viteve, ende e paregjistruar, dhe mezi u regjistrua si Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni (1997). Shkaku, se: pushteti komunist asaj kohe mendonte se është shoqatë paralele e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni me atë “maqedonase”. E, në realitet, nuk ishte Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptarë paralele, por konkurencë. Që, asaj kohe në gjëndje lufte, i organizoi “Ditët e Naimit” edhe në kampin e fshatit Çegran të Gostivarit me refugjatë shqiptarë nga Kosova. Manifestim Kulturor Tradicional Ndërkombëtar, në të cilin morën pjesë poetë nga Shqipëria, refugjatët nga Kosova, Maqedonia dhe nga Bota.

Poashtu, në gjendje lufte (2001), i organizoi MKTN “Ditët e Naimit” në Saraj të Shkupit, ku erdhën me një autobus plotë poetë me targa TR nga Shqipëria.  Poezi, të rrethuar me tanke ushtarake. Manifestim kulturor, kur pas përfundimit në dalje të Shkupit poetit Pano Taçi nga policia i rrëmbehet edhe kamera, në të cilën e kishte regjistruar edhe gjithë ecurinë e Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar “DITËT E NAIMIT” të poezisë, në Shkup.

Pasi, mysafirët poetë i përcolla me autobus deri në Gostivar, u këtheva në Shkup. Atë ditë, autobusin me targa TR e kishin ndaluar në Kërçovë në një bisedë informative në polici. Ditën e Nesërme, i thashë mikut tim poetit Rexhep Bajrami, të shkojë deri në polici, që së paku të na e këthejnë kasetën e inçzimit të Manifestimit Kulturor Ndërkombëtar E dini çka i kishin thënë ato: le të vij ai vetë ta marrë kasetën. Edhe dihet, në atë gjendje lufte në Maqedoni pa asnjë marrëveshje Ndërkombëtare, nuk pata guxim të shkoj ta marrë kasetën e Pano Taçit. Një shkrim për këtë ngjarje historike: “Të lexosh poezi pranë tankeve”, e publikoi poeti Visar Zhiti në revistën letrare “Drita” në Tiranë, Shqipëri.

Vargun shqip të poezisë ende në gjendje lufte, pak ditë pas Lufte (2001) për herë të parë në Shkup, nën Rrap e ka futur Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë me poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, dhe Bullgaria. Saçë, gjatë një nate të MKTN “Takime nën Rrap” (2001), në të cilin merrte pjesë edhe poeti provokues Sali Ramadani – Kërçova, i  cili e shpalosi para të pranishmëve si deputet në Parlament flamurin kombëtar shqiptar kuqezi. Edhe, u tha para kamerave televizive: mos u rtrembëni, nuk ju hanë! Edhe, na pyeti ne të pranishmëve: a doni të ju lexoj një poezi, apo poemë? Dikushi nga të pranishmit duke e njohur poetin problematik, iu përgjigjë: një poezi. Jo, tha: Sali Ramadani – Kërçova, do t’ju lexoj një poemë. Edhe, shpërtheu me poemën për UÇK -ën në mes të “Bit-Pazarit, nën Rrap. Posa kishte përfunduar Lufta, në Shkupin Historik, gati gjithë natën bërtiste si i “çmendur”: UÇK, UÇK, UÇK!... Vetëmevete, thashë: le që do na përzënë  me shqelma nga Rrapi, por do të hamë edhe ndonjëçotek” (dajak). Ose, edhe ndonjë vit burg si “irredentistë”. Përçudi, shpëtuam atë Natëmadhe me poezi “erotike”.

Mëkot, Sot krekosen politikanët “patriotë” të partive politike, që deri më Sot: i kanë ndërruar me vite disa burra dhe poste partiake, se: “Shkupi flet dhe lexon shqip”. Kurvave, u ka hije përnatë t’i ndërrojnë burrat, por jo edhe politikanëve “patriotë”. Rrezik, i një populli, dhe partive politike shqiptare Sot, kur u doli gjumi dimëror në vitin 2026?! Edhe, me politikën e tyre “madhore” në pushtetin e argatit besnik në Qeveri, që me vonesë iu këthyen arsimit dhe kulturës, librit Shqip?! Armës më të fuqishme në Ditën e Djeshme dhe të Sotme. Por, jo: asesi, në duart e politikanëve të arratisur dhe dalldisur pas posteve partiake dhe pasurisë të cilën nuk dinë ta përdorin në Ditën e Sotme! Partizanë partiak, që përderisa kanë qenë në pushtet me poste partiake dhe pasuri, në Qeveri me partizanët e tyre e kanë shkatërruar arsimin dhe kulturën shqiptare. Pjella të PPD -ës, PDSH -ës, BDI -së. Tashti si VLEN -i me komunikatë në Qeveri:

VLEN: Shkupi këto ditë jehon shqip me zërin e librave?!

05/06/2026 09:51

VLEN përmes një komunikate njofton se “nën moton e bukur, Gjuha jonë sa e mirë”, sheshi “Skënderbeu” në Shkup këto ditë nuk është vetëm shesh, por është kthyer në hapësirë të dijes, kulturës, gjuhës dhe kujtesës sonë.

“Panairi i Librit shqip “Shkup 2026” solli në zemër të kryeqytetit 55 botues nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, bashkë me autorë, lexuesë të rinj, familje dhe dashamirës të librit. Mijëra tituj dhe një atmosferë e veçantë kulturore i dhanë Shkupit pamjen e një qyteti që lexon shqip, mendon shqip dhe e nderon librin.

Kjo ngjarje që e vendos librin shqip në hapësirën publike dhe pranë qytetarëve, u bë e mundur falë përkushtimit të kryetarit të komunës së “Çairit”, njëherësh bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti, në bashkëpunim me organizatorët, botuesit dhe dashamirësit e librit. Për VLEN, ky është shembull më i mirë se si kultura bëhet pjesë e gjallë e qytetit kur ka vullnet, përkushtim dhe vizion. Një qytet që i hap vend librit, i hap vend dijes, vetëdijes dhe të ardhmes. Shkupi këto ditë flet me gjuhën më të bukur, me gjuhën e librit”, thuhet në komunikatë”. (INA)

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në një prononcim për media njoftoi se hapësira mbi sheshin “Skënderbeu” do të transformohet në një bibliotekë moderne shqipe.

“Po ndërtojmë edhe Bibliotekën Shqipe. Po nisim procedurën për transformimin e hapësirës mbi sheshin “Skënderbeu” në një bibliotekë moderne, të hapur për nxënësit, studentët dhe të gjithë qytetarët!”, deklaroi Mexhiti.

Përcjell, Zhurnal.mk.

Mexhiti: Festuam bashkë me Akademikun, Aliun, festën më të madhe të gjuhës shqipe dhe librit shqip (?!)

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherit bashkëkryetar i VLEN-it me mbylljen e Panairit të Librit Shqip e ka cilësuar si festën e madhe të gjuhës shqipe duke cituar edhe Akademikun, Ali Aliu.

“Së bashku me Akademikun Ali Aliun, në festën më të madhe të gjuhës shqipe dhe të librit shqip, në Panairin e parë të Librit Shqip në Shkup, siç e përshkruan edhe ai”, ka shkruar Mexhiti. /përcjell Zhurnal.mk.

Duartroktje, frenetike për “suksesin” e Panairit të Librit shqip! Edhe, premtimin e Bibliotekës Shqipe. Edhe, atë: matanë rrugës, përtej Sheshit “Skenderbeu” e keni edhe Biblioteken Universitare, në Shkup. Bibliotekë mjaftë e pasur edhe me libra dhe revista letrare në gjuhën shqipe. Libra dhe revista letrare, që asaj kohe në sistemin komunist dilnin në Shqipëri. Dhe, ne si studentë na afroheshin përmes spiunëve për t’i lexuar dorë më dorë. Dhe, të nesërmen na i gjenin në banesë duke na arrestuar dhe dënuar më së paku me pesë vite burg. Asaj kohe si student, nuk kisha guxim ta lexoj librin e ndaluar “Tradhëtia” të Kapllan Resulit. E dija se, na e jepnin spiunët e policisë për të na dënuar me burg si “armiqë” dhe “irredentistë të shtetit jugosllav.

Kur, u këtheva pas studimeve në Shkup viteve 80 -ta. E dini, ku e laxova librin “Tradhtia” të Kapllan Resulit, në Bibliotekën Universitare, në Shkup. Edhe librat tjerë të autorit ndaluar si “armik” i Jugosllavisë: “Ushtima e Korabit” dhe “Gjarpëri”. Revistën letrare “Drita”, që dilte në Shqipëri.

Padyshim, e dija se: edhe në Shkup përcilleshin hap pas hapi nga policia letrare, se kush i lexonte ato libra të ndaluar dhe revista letrare, por nuk kisha frikë. Shkaku, se: nuk mi gjenin në shtëpi, por i lexoja në mënyrë legale në Bibliotekën Universitare të Shkupit. Dorën në zemër, për ato libra të “rrezikshëm”, nuk më thirri askush në “bisedë informative”. Nuk e hëngra, as një vit burg. Libra shqip, kam lexuar gjatë shërbimit ushtarak edhe në Bibliotekën e Kazermës ushtatrake në Knin të Kroacisë. “Potkazen punk” (Punk dënimi). Dy kazerma ushtarake në Jugosllavi kanë qenë “potkazen punk” (punkte dënimi) Knini në Kroaci dhe Kërçova në Maqedoni.

E, harrove premtimin parazgjedhor si kryetar komune i “Çairit”, “Sheshin më të madh në Shkup “Skenderbeu“. Parkingun nëntoksor” te Sheshi “Skenderbeu” mes varrezave të makinave (2o26), dhe bërllokun e “Çairit”, parqet e rrethuar me ferra dhe tela gjëmborë. Pemët e prera për të ndërtuar mes gjelbërimit pallate biznesi pa leje ndërtimi. Zënjen e Diellit para Shtëpisë të Guas time Besnike. “Herët”, tu kujtua për Bibliotekë shqipe, në Sheshin “Skenderbeu”.


Fotografi e bukur “artistike” me akademikun (A. A.), por mos harro se akademiku ka dalë pas Lufte (2001) në syrret edhe te ravista për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket me Ali Ahmetin. Faleminderit për bshkëpunimin. “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket, ende është gjallë. Mesiguri, në numrin e ardhshëm të “ZEKTHIT”, do ta shihni edhe fotografinë me akademikun…

Dhe, Sot: ku jemi me VLEN -in në Qeveri?!

Fatkeqësi kombëtare e Partive - Politike Shqiptare, kush i delë Sot Zot librit shqip?! Edhe, kush?! Kopilat e Partive Politike Shqiptare, që ua dimë Nanën, por jo edhe “Babën”. Asnjë botues nga “vëllezërit” e Maqedonisë Veriut me të cilët janë në pushtet dhe Qeveri. As shtëpi botuese bullgare, serbe, vllehe, rome dhe turke. As, nga Jugosllavia komuniste: Serbia, Sllovenia, Kroacia, Mali Zi dhe Romania. Edhe, nga Evropa dhe Bota?!

“Trimat” pas lufte të VLEN -it, seç ma përkujtuan Ballistin e Zajazit, i cili pas Lufte kishte shkuar në Kërçovë për të marrë pension lufte. Gjatë pritjes pas dere për të hyrë në zyrën e pushtetit, e pyet një nevojtar tjetër që edhe ai priste për të hyrë në zyrën e “Hyqymetit”: Unë, e di pse pres, por nuk e di pse pretë ti pas dere? Partizani i Kopaçkës, i përgjigjet: Unë, pres për të marr pension lufte si partizan. I shpërthen gazi Ballistit të Zajzit. Unë, nuk mundem të marr pension lufte, që kam luftuar flakë më flakë me Dy Mefailat e Zajazit në Kërçovë, e ti si do të marrësh pension lufte si partizan në Kopaçkë?!

Shkupit Historik Shqiptar, Sot pa asnjë librari në gjuhën shqipe. Që, në sistemin komunist e ka pasur librarinë e NGB “RILINDJA”, në mes të “Bit-Pazarit të Shkupit. Edhe gazetën e përditshme “RILINDJA”. Revistat letrare: “JETA E RE”, “ZËRI I RINISË”, “JEHONA”, “DORUNTINA”, “STILI ‘97“ “FLAKA E VËLLAZËRIMIT”. Dhe, revistat për fëmijë në Kosovë dhe Maqedoni: “Pionieri”, “Gazeta e pionierëve, “Rilindja për fëmijë”, “Gëzimi”, “Fatosi”, “Shkollari”. Dhe, revistat për humor dhe satirë: “THUMBI”, “HORRI”, në Kosovë. Dhe, në Maqedoni “PYKA”, në Strugë, dhe “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket, në Shkup.

Sot, edhe ato të mbyllura në “demokraci, dhe “Liri” nga Partitë Politike Shqiptare. krah për krahu me ato të “vëllezërve” ne Qeevri: Libraria “RILINDJA”, në “BIT-PAZAR” të Shkupit Historik. Libraria e SHGB “VATRA”. Edhe, pse ajo e strehuar me vite në podrum, Sot nën dry. “Libraria e Çarshisë”, e hapur me ndihmën e Ambasadës të Shqipërisë, Libraria “NOBEL” në Shkup. Edhe, këtë e mbyllën Partitë Politike Shqiptare. U këthye, ta vazhdojë jetën në Tetovë. Edhe Sot, Partitë Politike Shqiptare me hajdutërinë dhe demagogjinë e tyre partiake politike, përpiqen ta kthejnë Librin Shqip në Shkupin Historik. Kryengritjes të Dervish Carës (1983 – 1984), dhe çlirimin e tij me tokat shqiptare nga pushtuesit e Perandorisë osmane. Çlirimin e dytë me Hasan Prishtinën, dhe dorëzimin e tij pa luftë (1912). Shkupi, i cili ka folur shqip Dje dhe Sot: edhe në Perandorinë osmane, “Serbisë Madhe”. Libri shqip ka folur edhe me Librat e Këndimit në kohën e “Shqipërisë Madhe” me ministër të arsimit Ernest Koliqi. Poashtu, edhe në kohën e sistemit komunist Jugosllav, Sot, në vitin 2026 sipas komunikatës të VLEN -it, libri “flet në gjuhën më të bukur, me gjuhën e librit”?!

Themelet e një shoqërie demokratike dhe Shteti, janë: arsimi dhe Kultura. Armiqët më të mëdhenj historik partiak janë politikanët dhe hajdutët e partive politike. Dhe, pas kaq viteve i dalin Zot arsimit dhe kulturës, Gjuhës shqipe dhe librit shqip?! Ende, nën nivelin e sistemit egër ish komunist jugoslkav. Neokomunistët të Partive Politike Shqiptare, që ende e nëpërkëmbin, dhe e kanë tejkaluar edhe partinë komuniste ish jugosllave të “vëllazërim – bashkimit”.

Vonë. Shumë, vonë u doli gjumi Partive Politike Shqiptare! Vërtetë, Vonë, për t’i dalë Sot, Zot: arsimit, kulturës, Gjuhës Shqipe dhe librit. Përderisa, Dje: me partizanët e partive politike e kanë luftuar, ngulfatur dhe sakatuar me mish dhe shpirt e vota dhe shekuj përtej Ditës Nesërme.

Një popull me kaq Histori të bujshme nëpër vite e shekuj në luftë shekullore, herë me Krajl e herë me Mbret! Dhe, Sot: ende pretë të zgjohen nga Varri me propagandën e tyre partiake politike të fushatave parazgjedhore: Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, Bajram Curri, Shotë Galica, Azem Bejta, Sulltanë Qafa, Adem Jashari dhe Rilindasët Shqiptar. Dhe, t’i çlirojnë shqiptarët nga vetë pushtuesit shqiptarë, Partitë Politike Shqiptare me “Din e Iman”.

Peshkatarët, gjuetarët e peshqëve në ujërat e turbullta me grepin e tyre në krah me një krimb?!

Sot, politikanët e zënë peshkun në lumin e turbulluar pas shiut rrebesh, liqe, ose det vetëm me një krimb në grep shelgu. Qofshin ato të partive demokratike, ose Neokomuniste në pushtet dhe opozitë. Mos e them, edhe në lumë, liqe, det dhe oqean mes peshkaqenëve. Ose, me rrjeta kanapi. Edhe, dinamit shkatërrues vdekjeprurës. Dhe, ia shesin shumë lirë në pazar popullit shqiptar.

Fatkeqësisht, si argatë besnik partiak me vite partive politike të “vëllazërim – bashkimit”. Dje, Komunist, Sot Neokounist vetëm për një përdorim në Qeveri. Edhe, përderisa Dje: e kanë luftuar me të gjitha metodat policore arsimin dhe kulturën në Shtetin e “përbashkët” në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës me nga dy ministra shqiptar (E. A. Dhe A. Xh.). Dhe, atyre që në jetën e tyre, jo që nuk kanë kapur ditar në duar, por nuk kanë as Abetare në shtëpi. E, jetën e tyre e kanë përfunduar si ministra të arsimit. Kohë, kur sistemi komunist pa pesë vite përvojë pune, nuk të bënte as drejtor shkolle në Katund. Anëtarë të komisioneve gjysëmanalfabetë, jo që nuk kanë shkruar ndonjë varg përsëgjalli, por nuk kanë as libër në gjuhen shqipe në shtëpi. Edhe, Sot: i dalin zot me “Vera kulturore të Çairit”, dhe “panaire të librit” nëpër komuna me shumicë shqiptare. Edhe, atë: kur dihet se, arsimi dhe kultura janë themelet e një shoqërie dhe shteti.

Pavetëdije si politikanë, arsimin dhe kulturën e kanë sjellë nën nivelin e sistemit komunist jugosllav. Aktivitete kulturore shqiptare, që i kanë pasur edhe para Lufte (2001) në Shkup  dhe Tetovë: “Ditët e Naimit”, “Panairet e Librit”, “Takimet nën Rrap” në Shkup dhe Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA” në Kërçovë. Klubet e Shkrimtarëve të Shqiptarë në çdo qytet shqiptar.

Aspak, nuk është e vërtetë, se: Panairi i Librit për herë të parë organizohet në Shkup në vitin 2026?! Kur, ai është organiazuar vite me radhë nga dy Shoqatat e Botuesve Shqiptar në Shkup dhe Tetovë. Nuk e di, Sot: a ekzistojnë dhe veprojnë këto dy Shoqata të Botuesve Shqiptar, në Shkup dhe Tetovë? Rolin e tyre e kanë marrë në duar Partitë Politike Shqiptare. Shumë vonë u ka dalë gjumi partiazanëve partiak të Partive Politike Sqiptare. Edhe atë: me veshje të Partive Politike Neokomuniste në pushtetin e argatit në Qeveri.

Përçudi, mu si Dje, edhe Sot politikanët e arratisur dhe dalldisur të partive politike, janë duke i zënë të rinjtë viktima, dhe argatët e tyre “patriotik” partiak para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare me një krimb në grep me pak para: poste partiake, vende pune dhe minstëra në Qeveri. Dihet, vetëm sa janë gjallë ato si parti politike në pushtet për katër vite. Pastaj, i hudhin rrugëve si mbeturina pa vende pune, vetëm për një përdorim. Edhe, pa para në jetë.  Dëshmi historike, që popullin shqiptar e ndjekin me vite dhe shekuj.

Përmëkeq, Partitë Politike Shqiptare me brekët nëpërkëmbë e pa brekë. Shqiptarët, e kanë shitur veten gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane: me pashallarë dhe agallarë. Pastaj, gjatë pushtimit të “Serbisë Madhe” me “vojvoda”. Gjatë sistemit komunist jugosllav me ministra, edhe me kryetar të shtetit të Jugosllavisë (Sinan Hasani). Sot e shesin veten, edhe për një kryetar komune?! Thuaj, lirë edhe pa pare. Një post partiak në Qeveri me pak para, lëmoshë antishqiptare. Politikanë, që e shesin veten për një post partiak në Qeveri. Ose, një vend pune. “Çairin” e Shkupit, në “demokraci” me vite e ka mbuluar bërlloku. Gjelbërimin e parqeve, që i ndërtoi sistemi komunist për vete me partizanët e tij partiak, me ardhjen e kryetarëve shqiptar të komunave, u mbuluan me ferra dhe tela gjëmborë. Hajdutët, i prenë edhe pemët, që i mbolli sistemi komunist. Brenda një nate mes parqeve lindën pallatet korruptive si këpurdhat pas shiut. Edhe, mesdite ma zënë Diellin. Zgjohen, jermë para këmbëve të Kalit Skënderbeut ende me shpatën në brez, mes varrezave të makinave?!

Popull, ende pa Nanë e me tre “Baba”?!

Popull, Sot: me dy-tri “Baba” të Partive Politike Shqiptare të “vëllazërim- bashkimit” komunist ish jugosllav. “Burra”, me brekë të arrnuara arnë përmbi arnë nëpër këmbë. Përveç, hajdutërive si parti politike të poullit shqiptar, Sot: edhe të librit shqip. Rrezik për një popull, që nuk ka parashkime për Ditën e Nesërme?! Popull, me vite dhe shekuj ende Larg Shtetit Etnik Shqiptar. Edhe, atë: Lugatit Ri në Shqipëri, krah për krahu me atë Lugatin Plak me kurorë “mbretërore” në pushtet. Edhe, atij tjetrit në Shqipëri Iriu, në Republikën e Kosovës Idalldisuri, moti janë plakur në politikë me një këmbë në varr, e tjetrën ende mbi varr. Dhe, këtij të sotmit në Maqedoninë e Veriut. Trusakatë, mes varreve në Politikën Shqiptare përtej Ditës Nesërme.

Lugati plak, me këmbëngulje me një këmbë në varr, ende me vite rrëzë: “Çuke” te kisha shqiptare,”Guri Zi” me Dy Xhadia bineqe mbi Katund. Tyrben e Babashehut, ku gratë shqiptare mes Dy Lisave bineq i përshkonin fëmijët t’i shpëtojnë nga xhindet pasmesnate. Që, gjithë natën dorë më dorë i hudhnin majë lisave, dhe pak para agimit i kthenin mes nënës e babait.

Ditën, e Sotme: politikanët, zgjohen lugat

Dhe, na i rrokullisin tinarët me tëlyen në korridorin e Shtëpisë para Agimit. Lindjes të Diellit me rrezet mbi malet me borë tëÇelvjojollcës” Dimër e Verë. Nuk e presin Pranverën. Babait, mes Dimrit Madh me “nagëntin” nën jastëk nateditë me fishek në gojë. Mauzerrin mbi krye në shtrat. Dhe, Dy “kashikarat” e serbit me tri mollët e kuqe të italjanit, në xhepat e strukes zezë varë pas dere.

Lugati plak, që pak para Agimit, ende pa dalë Drita, lindë Dielli mbi “Çelvjollcë”, ikë mes varreve. Edhe, bie në gjumë me ëndrra pushtuese. Robëri. Përsëri, të zgjohet nga varri lugat. Cilës shtëpie pasmesnate Ditën e Nesërme t’ia rrokullisë tinarët me tëlyen. Edhe një herë, të zgjohet natën lugat me dritën e tij vap-vaaap mbi “Çukë”, në Katund.

Pasmenate, zgjohet dhe delë nëpër Katund me fenerë në dorë te “Kodra e Tike”: shkrep flakë vap - vaaap. U sulet tinarëve me tëlynë, dhe kusiave të Babait t’i rrokullisë bythekrye nëpër dhomë.

Siç duket shqiptarët me vite dhe shekuj, ende do të kenë luftë për “Liri”! Pasmesnate, me lugetërit e rinj dhe pleq në pushtet dhe opozitë brenda vetes, edhe përtej Ditës Nesërme. Fatkeqësisht, Sot: me dy Lugetër të Rinj, dhe ende me një Plak në krye me një këmbë në varr, nuk shkohet në Evropë. “Vera kulturore e Çairit”, ende me veshje partiake dhe fetare?!

Shkupi Sot lexon shqip, me hajdutët e librit...