Kalosh Çeliku: Dexhalli me trumbeta na erdhi në “Bit-Pazar”
DEXHALLI* ME TRUMBETA NA ERDHI NË “BIT-PAZAR”

E di.
Edhe këtë “trim mbi trima”, nuk e njihni si popull shqiptar. Nuk ka problem: në
barkun e “Kalit të Trojës” nëpër “Bit-Pazar”. Ftekeqësiaht, e njoh Unë, si shkrimtar shqiptar. E them,
se: atë ditë kur unë ia ngrita me shkrime publicistike bishtin “Kalit të
Trojës” nën “Rrap” në libër, në “Bit-Pazar”. Edhe, ky krah për krahu hyri me shokë në
barkun e “Kalit Trojës”. Atë ditë, që na e lanë “vëllezërit” e
Njerkës pas porte, në “Bit-Pazar”. DoktorZiu doli natën, tinës e tërhoqi për
freri dhe na e futi kalin e drurit me gjithë “patriotë kuqezi” brenda, në
Qytetin historik shqiptar. Është mirë, që nuk e njihni ju si “patriot” melez
DoktorZiun. Dhe, “fitoren e madhe”, që Sot: nëpër “Bit-Pazar”, duke i
përdredhur bythët nateditë me arna para kamerave televizive, popullit shqiptar.
E shihni për çdo ditë në syrret në gazetën e tij partiake. Edhe, kamerave
televizive. Në shkrimet e tija patetike - teknefese - politike - partiake, si
“analist politik”.
Edhe, njëherë përsëritem në shkrimet e mia publicistike - letrare si
shkrimtar shqiptar: mirë, që nuk e njihni këtë “patriot” melez shqiptar, që
lufton për Liri nateditë dhe
Shqipëri Etnike. Përndryshe,
do të përfundonit në
burg si ”nacionlistë” dhe”irrednetistë” shqiptar. Ose, “terroristë”. Vërtetë,
Sot: duhet të jeni të lumtur dhe t’i falemnderoheni Zotit. Jo, “Allahut”.
Dhe, çka: u duhet ta njihni PatriotZiun?! I
dëmshëm për familje. I dëmshëm për shoqërinë. I dëmshëm për letërsinë Shqipe. I
dëmshëm, edhe për Shqipëri Etnike, përtej Ditës Nesërme...
E kush është, PatriotZiu i Ditës Sotme?!
PatriotZiu, është politikan me këmbët dhe
trutë në Legen. Edhe, shkrimtar Oborri. Gazetar partie. Publicist Qeverie.
Analist politik. Rrufjan. Dumdum i Partisë ish Komuniste jugosllave në atë
kohë, i shëtitur nëpër redaksi komuniste. E, sot: edhe maz katundi i Partive
Politike Shqiptare Neokomuniste, që na e polli “Kali Trojës”, gjatë Natës Madhe
“demokratike”, në “Bit-Pazar”.
PatriotZiu, Dje: turreshte me të katra pas partive komuniste. Sot: u
ndërsehet Partive Politke Shqiptare Neokomuniste, kur nuk i japin ndonjë post në minsitri: ministër, zv. ministri, drejtori
në Qeveri. U ndërsehet manifestimeve tona kulturore shqiptare. Revistave
letrare. Shkrimtarëve shqiptarë disidentë, duke i denoncuar te “vëllezërit” e
Njerkës si të “rrezikshëm” për shoqërinë. Dhe, Shtetin e “përbashkët”.
E ka thënë një herë populli shqiptar. Dhe, nuk kam çka t’i shtoj unë më
tepër kësaj thënie popullore kaq të përkryer popullore: “Qeni i keq ta
sjellë Ujkun
në Shtëpi”. Vetëm, “patriotëve” të Kurvës Parti,
mund t’u shes dushk për gogëla. Edhe, libra. Vërtetë, janë gjysëmanalfabetë në “politikën madhore”. Nuk e
di, a posedojnë ndonjë diplomë të shkollës së mesme, që e kanë blerë me para në
shtetin e “përbashkët. Apo, jo?!
E, gati të gjithë si popull shqiptar janë me diploma e tituj shkencor.
PatriotZiun e di, i ka kryer sa për bela nja tre vjet shkollë ndërtimtarie në
gjuhën e “vëllezërve”. Nuk është rritë me Librat e Këndimit të kohës së Ernest
Koliqit si ministër i arsimit në “Shqipërinë e Madhe”. As, me librat e
Rilindasëve tanë shqiptar në Shtëpi. Dhe, kurrë nuk i ka mësuar vjershat e tyre
përmendësh në shkollë follore. Edhe kjo, nuk ka rëndësi. Mjerim.
Vëretë, më vjen keq për këto kalemxhinj, që përpiqen dhe shterzojnë si
lopa kur e pjellë viçin e palëpi në grazhd, t’i hudhin dy fjalë bashkë në gazetën e
tyre të “pavarur” partiake. Vështirë e kam, edhe t’i fajësoj më tepër në këtë
shkrim publicistik-letrar, fajin e ka “pasur” koha. Sistemi i atëhershëm
komunist, që i dalldisi dhe i ka mashtruar me një torbë taxhi përqafe, dhe me
një asht në gojë shkollave të “vëllezërve” me gjuhën e perspektivës, ardhmërisë
arsimore-kulturore përtej Ditës Nesërme.
Gjatë këtyre viteve “demokratike”, përsëri na polli “Kali i Trojës” në
“Bit-Pazar”. Çarshia e Vjetër, u mbush plotë me këlyshë me zgjebe, vçia të
palëpi e maza me bishtin ndër këmbë. Hingëllonin me të katra. Turreshin mbi
“Urën e Gurit”, matanë Vardarit. E ngrenin bishtin mbi shpinë, sa herë që i
ndiqte pas “Zekthi”, që delë kur t’i teket. Herë
pas here, qitnin edhe shqelma. Ditën nën “Rrap”, pinin kafe turke dhe çaj rusi
“hallall”. I luteshin “Allahut” (Zotit) në xhami për mëkate. E, natën dilnin
matanë Vardarit, kokë më kokë me “vëllezërit”, në shtetin e “përbashkët” ish
jugosllav. I kullosnin dhentë e nënkryeme, pas Bariut “Sharrit” me gunën e hamllave krahëve. I lëshonin, edhe
maleve. Ujë u jepnin te Qeveria “demokratike”, nën Kalanë Dardane të
“vëllazërim - bashkimit”, me gunën krahëve në Shkupin Historik.
Ujku i priste këmbëkryq në pusi te “Ura e Gurit” mbi Lumin Vardar.
Qengji i vogël me një zile në qafë varë, më kot u përpoq nga etja të pi ujë te
Lumi. Ujku i kishte vënë pusi, nën Urë. E akuzoi:
- Hej, ti vogëlush që pi ujë
nën Urë te Lumi! Pse, ma trubullon ujin?!
- Unë, nuk ta turbulloj ujin,
o burrë mali! Jam, qengj fushe. Uji rrjedhë teposhtë nga ti me dallgë tek unë nën Urë. Vetëm ti, mund ta turbullosh ujin që pi mbi mua,
në Qeveri! E jo, unë në Katund.
- Atëherë, në mos
ti: me siguri, vitin
e kaluar ma ke turbulluar ujin yt Atë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të
Pyllit Egër. E di unë këtë pabesi, më ka treguar PatriotZiu.
- Jo, o zotëri! Unë kam
lindur këtë vit, mezi iu përgjigjë Qengji duke u dridhur purtekë nga frika në breg.
- Në mos ti, atëherë Babai yt
“ballist”, i bërtiti Ujku. Edhe për këtë pabesi më ka treguar PatriotZiu. Dhe,
i kërceu Qengjit në shpinë...
Përralla popullore, thotë:
Që, atë ditë te Lumi nën Urë, Ujku dhe qengji kurrë më, nuk u bënë miq. Ujku e
ka mik besnik, DoktorZiun. PatriotZiun.
Qenin e “Sharrit”. Këlyshin e Llagut. Këlyshin e “Sharrit”. Edhe Buçën e
Katundit, Hojdodolen... Po, jo edhe Qengjin me një zile në qafë varë. Që, sipas
vjershës së Rexhep Hoxhës: “ha bar me
dy brinja dap e dap, do të më qes mua
në trap. Po, nuk më qet se, më ka shok. Prandaj, jemi të dy tok”...
Ujku e Qengji vite me radhë
janë armiqë Historik shekullorë. Edhe pse, Ujku i thotë: se, e ka mik. E, do
Qengjin shumë, si vëlla besnik. Vit për vit e fajëson se, ia turbullon ujin nën
“Urën e Gurit”. Edhe, Unë si shkrimtar
shqiptar, nateditë i kam udhëheqëse shpirtërore Tri Zanat e Malit me dy gota
raki rrushi dhe dy shtamba me verë. Nuk, më ka udhëhequr Dexhalli* me trumbeta
rrugëve të “Bit-Pazarit”, Kryeqytetit Shqiptar Historik.
Mëkot, përpiqeni t’i largoni mëzat e palëpi të “Kalit Trojes” pas porte. Aqmëpak, Dexhallin me trumbeta. I keni, Sot: këmbëkryq edhe në Shtëpi…
Dexhalli me trumbeta na erdhi në “Bit-Pazar”…
Dexhalli
me trumbeta:
Dexhalli (Mesihu i Rremë ose Antikrishti në
Islam) është një personazh mashtrues dhe shenjë e madhe e Kiametit.
Kuptimi
dhe Karakteristikat
- Përkufizimi: Fjala "Dexhall" do të thotë
gënjeshtar ose mashtrues i madh që fsheh të vërtetën me të kotën.
- Shenjë e
Kiametit: Shfaqja e tij
është një nga shenjat e mëdha të afërsisë së Ditës së Gjykimit.
- Tiparet
fizike: Sipas haditheve,
ai do të jetë i verbër në njërin sy, ndërsa në ballë do t'i shkruajë
shkronjat "Kaf-Fa-Ra" (jobesimtar), të cilat i lexon çdo
besimtar.
- Sprova: Ai do të ketë fuqi të rreme për të bërë dukuri
që duken si mrekulli, për të sprovuar njerëzit se kush beson vërtet….


