Kalosh Çeliku: Don Kishoti shqiptar me Sanço Pançon

2h më parë

DON KISHOTI SHQIPTAR

ME SANÇO PANÇON

(përmbrapa)

NGA KALOSH ÇELIKU

(Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht)?!

Patjetër, “ZEKTHI” duhet të zgërdhihet pas kësaj deklarate partiake – politike të VLEN -it (27/06/2026 15:20). Popullit shqiptar si popull Historik, i vjen përmbrapa edhe Historia. Armiqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar, janë vetë shqiptarët. Në Perandorinë Osmane të asimiluar në turq, në “Serbinë e Madhe si “serb”, e në Maqedoninë e shokut Tito si “maqedonas”. O, popull shqiptar i dalldisur dhe arratisur, Unë, nuk u shkoj përmbraba partive politike shqiptare të Don Kishotit si Sanço Panço. Qofshin, ato edhe “maqedonase” si parti “shpëtimtare”, dhe përpieqen të vijnë në pushtet pa mua si shkrimtar shqiptar. Kush, e polli VLEN -in?! Padyshim, BDI -ja.

Fundekrye, janë në gabim! Është një popull i nemur dhe mallkuar nga turku. Përderisa, Turqia e kishte me vete si popull shqiptar me pashallarë dhe agallarë, gati e pushtoi gjithë Botën. Vite, kur Andon. Z. Çajupi në vjershën “SULLTANI” me Skenderbeun, që i doli “i pabesë”:

Keshë kombn’ e Shqipërisë,
direk i gjithë Turqisë;
pse s’më priti sa të vdesë
pa të më dil i pabesë!
Me Shqipëri të lëftonem,
kam frikë mos turpëronem;
kam frikë nga Skenderbeu
mos dalë prapë nga dheu!...

Vjershë, me të cilën mësuesi im i artit figurativ dhe piktor në shkollën fillore Ramadan Ramadani – Ballazhi (1934 – 2016), kur hynte në klasë, nuk e fillonte orën e mësimit pa na e lexuar vjershën ne mxenësve “SULLTANI” nga Andon Z. Çajupi, i cili: “hëngri dhe mish njeriu”.

Moti kohë, nuk e kisha lexuar librin “Don Kishoti i Mançës” si kalorës i arratisur, nga Miguel de Servantes me Sanço Pançon përmbrapa hipur mbi gomar në luftë për Dylçinenë e Tobozës me “armiqtë e popullit”: mullinjt e erës dhe kopenë e deleve. Bariun i cili e sakaton sa më keq për vrasjen e deleve. Sulmet, edhe me butet me verë duke pandehur, se: përleshet me përbindësha. Derdhja e verës kuqe me shpatë, që e bën atë të mendoj se është gjak. E  lexoj Sot për së dyti herë në “Liri”. Ditë, “paqe”.

Dihet, pas kaq viteve m’i përkujtuan partiznët e VLEN -it. Faleminderit, si politkanë, se: gati e kisha harruar Shkrimtarin dhe librin, “Don Kishoti i Mançës” me Sanço Pançon përmbrapa mbi gomar. Luftën e tij me një Sanço Panço, kundër mullinjëve të erës dhe kopenë e deleve, në fushëbeteja luftarake vetëm për Dylqinenë e Tobozëz. Nuk desha Sot t’i perkujtoj ato ditë.

Gabimet e Partive Politike Shqiptare

në pushtet dhe opozitë. -Duartrokitje, pas kaq viteve lufte maleve dhe fushave në “Liri” dhe pushtet. Dihet, me poste partiake dhe pasuri. Shqiptarët, përveç Don Kishotit shqiptar - ortodoks të asimiluar në “serb” dhe “maqedon”, mezi e dhanë edhe një Sanço Panço shqiptar “musliman” me “Din e Iman”?!

Kurrë, në jetën time fëmijore, nuk mund ta harroj atë situatë komuniste pas Luftës Dytë Botërore (1945)! Nana ime, kur si fëmij më merrte në prehër, dhe m’i vriste morrat me dorë në kokë. Nuk kishim, asgjë: as bukë për jetesë. Ujin na e kishte dhënë Natyra. Bukën, duheshte: burra, gra dhe fëmijë vetë ta siguronim në fushë e male. E ne, si fëmijë të lindur pas Lufte (1945), përpiqeshim me prindërit t’i përballojmë pasojat e asaj lufte të përgjakshme vëllai me vëlla, mes ballistëve dhe partizanëve. Luftë, mes shqiptarëve vëllavrasëse me mik e për armik, e cila edhe Sot po na përsëritet si popull shqiptar me gjithë këto parti politike.

Don Kishoti shqiptar i Sotëm me prejardhje ortodokse shqiptare nga një fshat shqiptar Popojan i Kërçovës me Sanço Panço përmbrapa hipur mbi gomar, poashtu shqiptar jo “musliman", duke luftuar për Dylqinenë e Tobozës, erdhi në pushtet. Dje, në Parandorinë Osmane si “turk Ehamdurila”. Gjatë pushtimit nga “Serbia e Madhe”, shqiptar ortodoks i asimiluar si “serb”. E, në Jugosllavinë e Shokut Tito “maqedonas” me Sanço Pançon përmbrapa mbi gomar. Politikanë, që: Sot, me pushtet, poste partiake - politike dhe pasuri, reagojnë para kamerave televizive përgjumshëm: pse, Skenderbeu nuk u rikthye në Kërçovë, por i hipi kalit me shpatën në brez, për në Shkup?!

Deklaratë teknefese qesharake politike?! Skenderbeu, ka qenë moti kohë edhe në Kërçovë para Luftës Dytë Botërore (1945). Edhe, pse: pas lufte i burgosur nga politika komuniste e “vëllazërim-bashkimit” e zbritën natën nga Kalaja e Kërçovës, dhe e burgosën në podrumet e Partisë Komuniste jugosllave. Skenderbeu, është i burgosur, edhe Sotekësajdite në ilegalitet, në Kërçovë. E, pse nuk u këthye përsëri në Kalanë e Kërçovës, “ZEKTHI” u përgjigjet “patriotëve” partiak shqiptar: Shkaku, se: Don Kishoti shqiptar, përmbrapa e kishte Sanço Pançon “musliman” hipur mbi gomar. Koha, ishte me mjegulla pa rreze Dielli. Vetëm me Hënë e varur në Lisin e midis Livadhit të Babait, rrëzë “Çuke” me dy kobure në brez, dhe shkrepjen e rrufeve mbi Lisa.

Ardhja e Skenderbeut në Shkup. -Dhe, erdhi Dita, kur Skenderbeu ta kalojë kufirin ilegalisht maleve në Shkup mes pusive, Kryeqytetin Historik Shqiptar. Partia Politike Shqiptare në pushtet BDI -ja me Ali Ahmetin i cila zbriti nga malet, tinës mezi e strehoi mes varrezave të makinave në “Bit-Pazar”, herë nga perëndimi e herë nga lindja. Nuk i doli Sot, Zot. Merret, ende me “varre kulturore te “Çarit”, plotë me ferra  e tela gjemborë e bërllok para shtpive.

Partitë Politike Shqiptare, po të ishin largpamëse, Sot Skenderbeu, lirshëm do ta kalëronte Kalin me shalë në Sheshin “Makedonija”. Por, asaj kohe shqiptarët në pushtet u zunë fytas me partitë “maqedonase”, se: Skenderbeu, nuk është i “maqedonasëve”, por vetëm i shqiptarëve. I gjetën, disa kalemxhi të Oborrit të punësuar asaj kohe në redaksinë e “vëllazërim- bashkimit”, duke vënë në skenë edhe një drame teknefese të Këlyshit me zgjebe në “Teatrin e pakicave” në Shkup, sesi: Nevzat Halili është i çmendur dhe tradhtar me shpatë Lufton kundër Skenderbeut. Partia Politike “maqedonase”, edhe ajo në pushtet me Qeverinë e “përbashkët” me “vëllezërit”, për inatë të shqiptarëve  e solli në sheshin “Makedonija” Aleksandrin e Madh. Edhe, ky shqiptar. Fati ynë, që në “Anën Shqiptare” na e lanë Olimbinë me fëmijë në bark, prehër dhe gji. Edhe, Filipin e Maqedonisë me grushtin lartë te koka si Xhaxhi Enver. Matanë Vardarit, “Urës Gurit” e morën Nexhat Agollin dhe Pjetër Bogdanin te “Parku i Grave”, se: nuk e deshën “muslimanët me “Din e Imanë” në “Anën Shqiptare”. E, deshi populli “maqedonas” në “Anën Maqedone”, matanë Vardarit dhe “Urës Gurit”.

“ZEKTHI” e ngriti zërin për LIRI. -Mëkot, asaj kohe me një shkrim publicistik e ngriti zërin “ZEKTHI”: O burra politikanë, thuani, se Skenderbeu është edhe i juaji “maqedonasëve”. Dhe, le ta marrin te Sheshi “Makedonija si përmendore”! Shqiptarët, ngulën këmbë: Jo, ne nuk e japim Heroin tonë kombëtar! Skenderbeu, është i joni shqiptarëve. Kokëfortësia shkurtpamëse e politikanëve shqiptar e “varrosën” Skenderbeun me gjithë Kalë e shpatën në brez në “Sheshin më të madh të Shkupit”, herë nga perëndimi e herë nga Lindja. Edhe pse, ai ishte gjikund nëpër Botë e sheshe më këmbë dhe kalë me shalë, ku pas “Verës kulturore të Çairit” dhe Panairit të librit: “Shkupi lexon shqip” (2026), para kamerave televizive premtuan se, së shpejti do të hapin edhe “Bibliotekën kombëtare”, kur nuk e kanë asnjë librari në Shkup.

Kohë të vështira pas Lufte (2001), gati “fituam” Liri”, dhe  nuk kishim asgjë në jetë për Ditën e Nesërme. Vetëmse, kishim mbetur ende gjallë e pa u rrjepur nga politika e partive politike shqiptare si popull shqiptar. “Liria”, pas Lufte, nuk na solli asgjë. Pothuajse: as shkollat në gjuhën shqipe, që na i la me pak shpirt sistemi komunist ish jugosllav. As libra, as lektyra shkollore. Vetë, si shqiptarë pas lufte duheshte të ecim më këmbë. Na mashtroi Lufta e partizanëve komunistë (1945), na mashtroi pas lufte Partia Komuniste me “vëllazërim – bashkimin” në shtetin e “përbashkët” jugosllav.

Sot po na mashtron edhe Lufta e 2001. -Sot, po na mashtron edhe Lufta e 2001 -it me Partitë Neokomuniste “maqedonase” dhe shqiptare qafëpërqafe. Historia, i përsëritet popullit shqiptar. Partia Politike Shqiptare e parë në Maqedoni ishte PPD -ja (1990). Nuk ishte në fillim parti politike, por si Lëvizje politike shqiptare me në krye Navzat Halilin. Pak më vonë doli në skenë edhe Partia Politike Popullore me kryetar Jusuf Rexhepin, dhe më vonë pas dorëheqjes tij me kryetar Ilaz Halimin.

Vite më vonë nga gjiri i PPD -ës lindën disa parti politike: PR (1992) nga Miftar Ziberi dhe Muhamed Halili, LDSH – LP (1992) nga Xhemil Idrizi dhe Hysen Ramadani, PAD – RRI (1993) me kryetar Qenan Mazllamin. Në vitin 1996 i ndërrohet prapashtesa nga Rruga Islame në Rruga e vërtetë.

Në kongresin e dytë të PPD -ës, më 12 shkurt 1994 në Tetovë, shfaqet një fraksion brenda partisë, të udhëhequr nga kryetari i degës së Tetovës, Menduh Thaçi, ku për herë të parë publikisht sulmohen funksionarët partiak, deputetët dhe ministrat. Grupi i deputetëve dhe i ministrave me një grup të vogël të përkrahësve, e lëshuan Kongresin. Fraksioni i vazhdoi punimet deri në orët e mëngjesit, me ç’rast u zgjodh edhe kryesia e re, dhe Arben Xhaferi u zgjodh kryetar i ri i partisë. PPD -ja, më 13 shkurt 1994 i kishte dy kryetarë dhe dy kryesi të partisë. Në të parën në Pallatin e Kulturës kryetar doli Arben Xhaferi, ndërsa në të dytën në Kuvendin Komunal, u zgjodh Xheladin Murati. Të dy grupet thirreshin në emrin e PPD -së, dhe thonin së PPD -ja është një parti. Dy vite më vonë, më 6 maj të vitit 1996, fraksioni i Arbër Xhaferit dhe Menduh Thaçit formoi Partinë e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve (PPDSH). Shkaku, se: emrin zyrtar me vendim gjykate e mbanin funksionarët e PPD -së. PPDSH -ja në korrik të vitit 1997 mbajti kongresin e saj, dhe bashkohet me Partinë Demokratike Popullore duke formuar Partinë Demokratike Shqiptare. Që, në kongresin e katërt të PDSH -ës të mbajtur në Strugë, Menduh Thaçi zgjidhet kryetar i PDSH-ës. E zëvendësoi Arbër Xhaferin i cili u tërhoq nga ky post për shkaqe shëndëtësore. Politikanët e PPD –ës në Maqedoni i themeluan edhe disa parti politike, por nuk patën sukses në jetën e tyre politike.

Tanusha u zgjua në kryengritje mes maleve. -Marsin e vitit 2001, shpërtheu konflikti i armatosur në Tanushë me UÇK -ën. PDK -ja bashkë me PPD -ën dhe disa OJQ të lidhura ngushtë me këtë parti, organizuan protestën e 14 marsit të vitit 2001, ku për herë të parë u dëgjuan të shtëna armësh nga ushtarët e UÇK -ës. Kësaj partie, konfliktit të 2001 do t’i bashkangjitet edhe Xhezair Shaqiri, i njohur si “Komandat Hoxha”.

Partitë tjera politike shqiptare, janë themeluar pas konfliktit të vitit 2001. Politikanë të pakënaqur nga partitë amë, grupe njerëzish dhe individë, kujt t’i teket iknin nga partitë e mëhershme politike, kokë më vete themelonin parti politike, që lindnin brenda një nate si këpurdhat pas shiut. Deputeti i PPD -ës, i pavarur Mevlan Tahiri, në vitin 2002 themeloi Partinë e Re Republikane (PR), e cila hyri në koalicion me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), dhe për një kohë të shkurtër u zhduk si shkumë sapuni nga skena politike.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ishte partia më e re e shqiptarëve në Maqedoni në fillim të mileniumit të ri, por jo edhe e fundit. Shkaku, se: edhe ajo i bëri gabimet e veta politike. I tuboi në gjirin e vet të njëjtit politikanë, që i ndërronin partitë politike si kurva burrat. Edhe, pse: kurvave u kishte hije t’i ndërrojnë burrat, por jo edhe politikanëve shqiptarë. Ish deputeti Hysni Shaqiri, pas braktisjes së BDI -së në korrik të vitit 2005 formoi Forcat e Reja Demokratike (FRD). Pas shuarjes së FRD -së, në janar të vitit 2007, Hysni Shaqiri themelon partinë tjetër politike Bashkimin Demokratik Kombëtar (BDK). Edhe kjo parti politike shqiptare zhduket nga skena politike në Maqedoni.

Vitin 2006 skenës politike në Maqedoni i shtohen edhe dy parti politike shqiptare, edhe atë: Partia për Ardhmëri Demokratike (PAD) dhe Alternativa Kombëtare (AK). Themelimin e partive politike në Maqedoni e provoi edhe ish kryetari i komunës së Tetovës dhe ish ambasadori i Maqedonisë në Zvicër nga rradhët e PDSH -së Alajdin Demiri me Partia për Ardhmëri Demokratike (PAD), por kjo parti nuk pati të ardhme politike. Gjithashtu, edhe Harun Aliu, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i njohur ndryshe me emrin “Komandat Kushtrimi” i pakënaqur nga Marrëveshja e Ohrit, në vitin 2006 themeloi partinë politike Alternativa Kombëtare (AK). Edhe kjo parti politike nuk pati jetë të gjatë në Maqedoni. Në zgjedhjet parlamentare të 2008 -ës, bashkë me disa parti të vogla arritën koalicion me PDSH -në.

Bardhyl Mahmuti, njëri ndër udhëheqësit e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës (LÇK), pasi braktisi PDSH -në, në shtator të vitit 2007, formoi Bashkimin Demokratik Shqiptar (BDSH). Për momentin kjo parti politike nuk është aktive. Në vitin 2008, edhe Imer Selmani, ish-ministër i Shëndetësisë i PDSH -së, themeloi partinë politike Demokracia e Re (DR). Në kongresin e dytë të DR -së, i cili u mbajtë në mars të vitit 2012, të cilit i paraprinë pakënaqësitë e disa anëtarëve kontestues të legjitimitetit të kryesisë së re, kryetari i ri i DR -së u zgjodh Kastriot Haxhirexha. Partia politike Lidhja Shqiptare (LSH), zyrtarisht është formuar më 29 nëntor 2010, me kryetar Valon Belën. Para zgjedhjeve parlamentare të 2011 kjo parti shkrihet në PDSH, ndërsa kreu i kësaj partie merr pozitën e nënkryetarit në PDSH.

Profesori universitar dhe ish deputeti nga rradhët e PDSH, Rufi Osmani, më 27 mars 2011 promovoi partinë e tij të quajtur Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK). Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e vitit 2014, Rufi Osmani dha dorëheqje nga posti i krytarit të partisë, ndërsa me partinë do të udhëheq Këshilli i Përkohshëm Drejtues i përbërë nga Zenun Ismaili, Vesel Memedi dhe Binaz Pajaziti. Këshilli i përkohshëm drejtues vendosi të shpallë moratorium, i cili zgjati më shumë se gjashtë muaj. Në dhjetor po të njëjtit vit kryetar i ri i RDK -së zgjidhet Vesel Memedi. Para zgjedhjeve parlamentare të 2016, filluan probleme edhe në këtë parti. Më 13 mars 2016, u mbajtën dy mbledhje paralele edhe atë në zyrat e RDK -së në Gostivar zhvillonte mbledhjen Vesel Memedi me përkrahësit e tij, ndërsa kryesia e RDK -ës zhvillonte mbledhje të Kuvendit qëndror në Tetovë, ku shkarkohet Vesel Memedi dhe në vend të tij emërohet si kryetar i RKD -së Fadil Zendeli. Pas vendimit të gjyqit se, kryetar legal dhe legjitim i RDK -së është Vesel Memedi, grupi i Fadil Zendelit në zgjedhjet e 2016 bashkë me Lëvizjen Besa formuan koalicionin “Rilindje me Besë”, ndërsa RDK e Vesel Memedit u bë pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, bashkë me LR-PDSH dhe UNITETIN.

Partia Politike me “Besë”. -Në skenën politike në Maqedoni, paraqitet një subjekt krejtësisht i ri, me njerëz të rinj, pa ndonjë provojë të madhe politike të cilët me 22 nëntor promovuan Këshillin nismëtar 52 anëtarësh, konceptin e veprimit të saj politik dhe zgjodhi Bilall Kasmin si kryetar i kësaj Lëvizje. Lëvizja “BESA” u formua në fillim si një parti me orientim kombëtar, por fakti se, në mesin e themeluesve të kësaj partie kishte eksponentë që praktikonin fenë dhe nuk e fshehnin para popullit shqiptar, kësaj force politike iu mvesh epiteti “parti fetare”. Shpesh, e ndërlidhur me Erdoganin, Turqinë dhe Katarin.

Pas zgjedhjeve lokale, Lëvizja BESA është ndarë në dry fraksione, ata që përkrahin Bilall Kasamin si lider të kësaj partie politike dhe ata që kërkonin shkarkimin e tij të udhëhequr nga deputeti Nexhbedin Kahremani i njohur si “krahu i Shkupit”. Historia u përsëritet shqiptarëve me vite dhe shekuj, dy krahët thonin se “BESA” është një dhe nu ka dy “BESA”, por të dy fraksionet mbajtën kongreset e tyre partiake. Fraksioni i udhëhequr nga Nexhbedin Kahremani do të mbajë kongresin e parë më 18 shkurt në Pallatin e Kulturës në Tetovë, dhe për kryetar do të zgjedh Afrim Gashin, ndërsa nga ana tjetër, Lëvizja “Besa” e udhëhequr nga Bilall Kasami do të mbajë kongresin më 24 shkurt në Shkup dhe do të rizgjedhet kryetar i partisë. Pas një beteje të gjatë se, kujt i takojnë vulat e partisë politike, në tetor të vitit 2018, Gjykata Themelore 2 e Shkupit vendosi se kryetar i Lëvizjes “BESA” mbetet Bilall Kasami. Ndërsa grupi i udhëhequr nga Nexhbedin Kahremani dhe Afrim Gashi formuan parti të re.

Perjashtimi i Ziadin Selës nga PDSH -ja. -Pas përjashtimit nga PDSH -ja në janarë të 2014, Ziadin Sela filloi procesin e reformimit të PDSH -ës, dhe largimin e Menduh Thaçit nga pozita e kryetarit të saj  si parti politike shqiptare. Por, pasi e humbi betejën për marrjen e timonit të PDSH -ës, në 22 mars të vitit 2015, vendosi që të themelojë partinë Lëvizja për Reforma në PDSH (LR-PDSH). Në gusht të vitit 2017 LR PDSH vendosi të riemërtohet në “Aleanca për Shqiptarët” (ASH). Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së dhe nënkryetari i Parlamentit, gjeneral Gëzim Ostreni, së bashku me anëtarë të tjerë të BDI-së, në vjeshtën e vitit 2015 vendosën ta braktisin BDI -në dhe ta krijojnë një parti të re të quajtur “Uniteti”. Uniteti në zgjedhjet e vitit 2016 do të garonte në listë të përbashkët me “Aleancën për Shqiptarët”, por nuk ia doli ta fitonte asnjë deputet.

Gjatë vitit 2018, në skenën politike të Maqedonisë së Veriut lindën edhe dy parti politike. Në muajin prill Partia e Popullit (PP), e udhëhequr nga ish-ministri i ekologjisë, diplomati dhe politikani nga Tetova Xhelil Bajrami, si dhe me 2 maj Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi (LSDH) me kryetar Adnan Abdullahu – Voka.

Partia me e re Shqiptare në Maqedoni. -Partia më e re shqiptare në Maqedoni ishte “Alternativa”, e cila u themelua në mars të vitit 2019, me kryetar Afrim Gashi. Tashti, kryetar i kuvendit të Maqedonisë Veriut. Koalicioni VLEN u krijua para zgjedhjeve të kaluara presidenciale dhe parlamentare, me bashkimin e partive atëherë opozitare në një bllok politik (2024). VLEN, nuk i fitoi zgjedhjet, por hyri si “hyzmeqar” për poste partiake dhe pasuri në Qevrinë e Mickovskit në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi institucional ishte i pashmangshëm: është e vështirë të mbahet uniteti i pesë partive me pesë ambicie udhëheqëse në të njëjtin hapësirë elektorale. Enesërmja do ta thotë realitetin: - a do ta rrisë bashkimi forcën zgjedhore, apo do ta thellojë për shkak të konflikteve të brendshme partiake mes grupeve të ndryshme udhëheqëse?

Partitë Politike Shqiptare në Maqedoninë e Veiut me vite kanë provuar konsolidime. Pjesa më e madhe e tyre kanë përfunduar me përçarje pas dy ose tre viteve në Histori. Dyshimi është, nëse VLEN -i ka hapësirë për kompromise nga brenda, apo do të ndjekë të njëjtën rrugë me gropa dhe shkurra të Nënave tyre që i lindën pas Gardhit me thupra shelgu. Rrezik, kur Maqedonia e Veriut është në negociata për ndryshime të reja kushtetuese, dhe kur trupi votues shqiptar është temë qëndrore politike. Pesha e një blloku politik të bashkuar  rreth Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mund të jetë faktor i ndryshëm partiak. Ose, mur kundër mosrespektimit, hendek për kërkesa të reja politike. Në hapësirën politike të Shkupit, kjo është një barikadë antishqiptare përtej Ditës Nesërme. Hap politik orgnizativ, sesa do të peshojë zëri i bllokut shqiptar pesë vitet e ardhshme?! Koalicionin, bashkimin e partive politike: LD, BESA, ASH, LVV e pret një rrugë e vështirë politike qorre. Tashti, jeton dhe e vazhdon luftën politike këmbekrye në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” me dy kryetarë kokë më kokë: Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin, në shtetin e “përbashkët” Neokomunist. Edhe, si kryetar të dy komunave shqiptare: njëri në Tetovë pa ujë e rrugë me gropa, rrëzë Sharrit Plak. E tjetri, në Komunën e “Çairit” me ferra dhe tela gjëmborë mes bërlloku. Pikëpyetje për Ditën e Nesërme.

Dhe në fund. -Nana ime, Sot: nuk është gjallë, që të më marri në prehër, dhe morrat të mi vrasë me dorë. As Babai me “nagëntin” në brez, dhe dy mollët e kuqe të italjanit në struken e zezë varë pas dere. Përndryshe, do më merrnin me zor dhe do më këthenin në mesin e kafshëve shtëpiake, në Katund.

Nuk e di Sot, këtyre fëmijëve, që kanë lindiur me kaq shumë parti politike në “Liri”: prindër, mësuese, lodra, trotinetë dhe biçikleta. Dhe, me të gjitha kushtet jetësore normale: bukë, Gjuhë Shqipe, Shkolla Shqipe, libra, lektyra shkollore, radio, televizor dhe telefonë celularë, në shtëpi, rrugë e klasë. Si, do ta kalojnë Ditën e Sotme, përtej Ditës Nesërme.

Përçudi, Unë, si shkrimtar shqiptar edhe Sot, nuk i kam ato kushte jetësore. Gabimisht, kisha lindur Ditën e Djeshme, dhe jo në këtë të Sotmen. Ende, me dorë i vras morrat e macive mia besnike në Shtëpi. Dhe, nuk e parashoh, as e di sesi: shqiptarët do ta fitojnë edhe një Luftë me “protesta paqesore, e Revolucion”: “Shqipëri e Re”, përtej Ditës Nesërme?!

Shkaku, që Sot: morrat, duhet t’i vras vetë me dorë!...

P. S.

Themelet e një Shteti janë:

Arsimi dhe Kultura. Q...uajni

Nanën partive politike me dy-tri

“Baba” shqiptarë”!...