Kalosh Çeliku: “Protestat paqësore” në ditën e sotme

NË DITËN E SOTME
NGA
KALOSH ÇELIKU
E, përseris titullin
e këtij shkrimi publicistik artistik, përtej Ditës Nesërme: Mos, u
merrni me brekë të grisura dhe pantollona me arna ish komuniste! Koha, është: të merreni me politikë shqiptare, përtej Ditës Nesërme. Shkaku, se:
në Ditën e Sotme me pushtet marotanik të partive politike, “protesta paqesore” deri në Agim, poste
partiake dhe pasuri, ende vendosni për fatin e popullin
shqiptar. Nuk është koha Sot: për “protesta
paqesore”, dhe “revolucion”. Mospajtime
dhe pajtime me mua si shkrimtar.
Popullin, që “rinia” në
protesta “paqesore”, ende u shkon përmbrapa pa tru
dhe brekë në bythë. E, “pleqëria”
në shtëpi dhe institucione të shtetit, duke i pri me vite për në Liri. Dhe, ende
pa Shqipëri. Popull, që Sot: dalldiset, pas
fushatave juaja “patriotike” parazgjedhore, syve të kamerave televizive, protestave “paqesore” për pushtet dhe
pasuri. Përmëkeq, e dalldisni rrugëve të Tiranës me gjiro ish
komuniste, pa Dalje në Liri dhe Shtet Shqiptar.
Edhe, në Ditën e Sotme?! Zjarr,
kur na digjet mbi krye. Pse, nguteni me “protesta paqesore”?! Liria, dhe Shteti
Shqiptar, nuk vjen brenda një Nate. Historikisht, ka ardhur fushave e maleve me vite
Penë dhe pushkë e shekuj. Edhe, e prisni Ditën e Nesërme
parazgjedhore me thirrjet ish komuniste, “patriotët” dhe “tradhëtarët” t’i përzeni nga
pushteti me votën e lirë. Politikanë, që Dje, i zgjodhët vetë me duartrokitje në “demokraci”?!
Dhe, Sot: me “protesta paqesore”, me dhunë rruge dhe brohoritje doni t’i përzeni nga pushteti dhe pasuria: “Rama, në burg! Sala, në burg!
Revolucion”! Dihet, edhe nga postet partiake, dhe hajdutëria. Që, frikë kam edhe Sot, se:
ju i doni “politikanët trusakatë”, dhe hajdutët partiak e dhe
në Ditën e Sotme. Padyshim, i doni me mish e shpirt. Edhe,
doni t’i shpëtonni nga burgu. Nuk e prisni, Ditët e Nesërme, që në zgjedhjet e ardhëshme me votën e lirë demokratike t’i
përzeni nga pushteti dhe hajdutëria.
Vullnetarisht, përpëliteni dhe kërceni nëpër lëmë si pula pa kokë, kur manxhatorja
ia ka prerë kokën.
Koha, nuk është Sot pas Lufte
(1988 - ’99, në Kosovë dhe Maqedoni 2001): për
protesta
paqesore në rrugë për Shqipëri! “Revolucion”. “Shqipëri të Re”. As, për Kryengritje
Shqiptare. Aqmëpak, Luftë me armë mes vëllavrasjeve të një Nëne për pasuri dhe rrëmbimit me dhunë të posteve partiake politike. Siç, ka ndodhur në Ditën e
Djeshme. Qëllimisht, edhe të na përsëritet në Ditën e Sotme. Është, koha e Luftës me Penë dhe Libër, përtej Ditës Nesërme. E, jo: Lufta
e Partive Politike pa parashikime largpamëse! Porosi, e
Rilindasëve Shqiptar. Mirë, do të ishte këto “protesta
paqesore“ si popull shqiptar t’i mbyllni me Paqe.
Humbje kohe, është Sot rrugëve qorrsokake të Partive Politke
të Tiranës. Krah për krahu me ato të Kosovës pa
institucione të një shteteti t’i mbyllni sytë para armiqëve dhe miqëve. Ndiqni shembullin politik të Maqeodnisë Veriut, që ende merren me gjuhë shqipe dhe mbylljen
e shkollave në gjuhën shqipe, qe i kanë fituar edhe me
gjak në sistemin ish komunist
jugosllav. Parti Politike Shqiptare, të cilat pa brekë e vazhdojnë luftën për “barazi kombëtare” në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” para kamerave televizive në
shtetin e “përbashkët” Neokomunist ish jugosllav.
Ditë papunësie, të një populli
shqiptar Historik, i shpërndarë nëpër botë, i cili ende merret me “protesta paqesore”, në Ditën e Sotme?! Në vend, që: të merret me arsim
dhe kulturë: Penë
me Dy tyta për Ditën e Nesërme, dhe Libra. Luftë partiake politike shqiptare në Institucionet e
Shtetit Shqiptar. Shqipëria, kur Sot: ende është në rrezik. Kosova,
pa institucione të shtetit në protektotrat me dy-tri zgjedhje brenda një viti (2026), e
pa president dhe Shtet Shqiptar Etnik. Maqedonia, edhe Sot vazhdon me gjumin,
pas vitit 2001: ende, me disa parti politike nëpërkëmbë pa brekë në bythë.
Pajtohem, e di
edhe atë thënjen e popullit shqiptar historike, se: nëse fëmiu nuk qanë në djep, nëna nuk i jep gji
(tambël). Edhe, pse: Sot fëmiu qanë nateditë, e çmendi Natën dhe Botën, Njerka nuk i jep gji. Vetëmse, jo: në Ditën e Sotme.
Mendjen, nuk e ka t’i japë gji, as Ditën e Nesërme. Përderisa, populli shqiptar duhet të qajë në djep, që
Njerka t’i japë gji?! Protestat “paqesore” dhe “Revolucioni” i Ditës Sotme me
brohoritje, pankarta, flamuj kuqezi… Dhe, thirrje teknefese: “Rama në burg!
Berisha, në burg! Revolucion!” Vajtimet e tyre nostalgjike para kamerave
televizive: “Rama, jepë dorëheqje! Rama, jepë dorëhqje!
Janë luftë e partive
politike për pushtet, thirrje për Robëri! E kanë pushtetin. E kanë pasurinë. E
kanë popullin me vete në Qeveri. Vetëmse, Sot: e kërkojnë “nji tyran s’po e
gjeni dot”. Parashikim, të cilin moti kohë përsëgjalli e ka thënë Gjergj Fishta
te një poezi Atdhetare, Ju rrugaça sallahana:
…
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo ‘i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.
Dita e Nesërme, nuk është Larg…






