Kalosh Çeliku: Xhadia krihet para pasqyrës – e Shqipëria digjet flakë
XHADIA* KRIHET PARA PASQYRËS
- E SHQIPËRIA DIGJET FLAKË

“Fitore
Historike” Sot, kur zjarr na digjet mbi krye si shqiptarë: ë?! Kurva historike me kopilat e tyre pa u përkundur në djep me Ninulat e Nënës Shqiptare, por ende me përkundjet
komuniste ish jugosllave: “biro, flejë se mirë të bënë gjumi”! E cila në prehër të Njerkës nateditë para pasqyrës, krihet,
pispiloset dhe i përdredh bythët e mëdha si palare në Dasëm të shkojë Sot, Nuse në Shqipëri.
Unë, asaj kohe si parashikues shkrimtar shqiptar për Ditën e Nesërme me një shkrim publicistik e paralajmërova ardhejen e Edi Ramës në pushtet me dy breshkat e tij të Sali Berishës mbi Tavolinë. Luftën e tyre politike për pushtet dhe pasuri. Gurë, e dru hudhët mbi mua si shkrimtar shqiptar me reagime, komente e sharje teknefese te “Tema”, në Shqipëri (2013):
Çfarë e shtyn vallë një shkrimtar shqiptar nga
Maqedonia ta
urrejë kaq shumë Edi Ramën?
10 Korrik 2013, 18:24RajoniTEMA
Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kalosh
Çeliku, ka botuar një artikull-fejton me titullin “2 breshkat e
Kryeministrit”. Shkrimi, i përshkuar fund e krye nga ironia bazohet mbi
idenë se politikanët shqiptarë “pasi i humbin postet partiake, themelojnë
parti politike për t’u kthyer përsëri në pushtet deri në vdekje. Punemadhe, që
në skenën politike shqiptare vite me radhë rrotullohen të njëjtit partizanë
fushe, të njëjtit aktivistë partiak të fundosur nëpër kabinete”.
…
Ideja e shkrimit është e lavdërueshme, përveç
faktit që në shënjestrën e tij është thjesht dhe vetëm Edi Rama, pavarësisht se
sa për erëza përmendet dhe Topi, Spahiu e Meta.
…
Shkruan Çeliku: “Politikani i “ri” Edi Rama
do ta ndryshojë Tiranën duke i rrënuar ndërtimet pa leje dhe ngjyrosur fasadat
e ndërtesave të vjetra të Kryeqytetit shqiptar. Ndërtoi vendstrehimin e
tij strategjik në politikë, për t’ia grabitur nga duart Fatos Nanos edhe Nënën
Parti”. Më tej: “Kalorësi i arratisur, vite me radhë do t’i përdorë të
gjitha “mjetet demokratike” për t’ia vjedhur pushtetin edhe Sali Berishës”.
…
Dhe për 21 janarin: “Politikën shqiptare,
një ditë (Rama) ta nxjerrë në rrugë nga bataku. Pushtetin ta rrëmbejë edhe me
dhunë në mes të Ditës Madhe. Fitorja dihet: disa të plagosur dhe të vrarë para
Qeverisë Shqiptare”.
…
Për fitoren në zgjedhje: “Edi Rama u shpall
aktori më i mirë i vitit me gjithë autobus. Nga të katër anët e Mëmëdheut i
arritën edhe përurimet e para përmes gazetave të “pavarura”. E përgëzuan Hashim
Thaçi e Ali Ahmeti. Daçiqi e Gruevski. Analistët servil e Patrioti i vonuar.”
…
Të tjera akoma: “Populli shqiptar, kur i pa
para kamerave televizive Dy breshkat këshilltare të Kryeministrit Ri në vend të
ndonjë “artisti të papunë”, nuk e përmbajti veten nga “gëzimi”, po u ra durve
shuplakë: Ja, më në fund erdhi koha ta kemi Kryeministrin evropian të veshur me
tirqi e xhamadan, mu si Mic Sokoli që dikur e kapi topin për fyti, burrin që i
duhet Shtetit Shqiptar. Kryeministrin, që përmes Facebookut u bënë thirrje
shqiptarëve, “kuadrit të aftë politik e shkencor” t’i luten para këmbëve për
vende pune krah për krahu me dy breshkat artistike si shefe kabineti…”
Nuk, ka problem politik “artistik”, i gëlltita ato
reagime, komente e sharje publicistike në mjetet e informacionit. Edhe, e
vazhdova Luftën me Penë. Asaj kohe, nuk kam qenë kundër Edi Ramës, as Sali
Berishës. Vetëm, e kam parashikuar një Ditë të Nesërme. Edhe, ajo Ditë e
Nesërme erdhi pas 13 viteve, Sot: në vitin 2026. Vit, kur ju si politikanë
shqiptar me poste partiake dhe pasuri, me dy – tre shtete shqiptar në Ballkan,
ende pa Shqipëri Etnike përfunduat si të tërbuar me protesta “paqesore” dhe brohorotje
maratonike rrugëve të Tiranës.
Shqipëria e Ismail Qemalit (28 Nëntor 1912), nuk lindi
nga rruga me protesta “paqesore” maratonike, por lindi nga Lufta me Penë dhe
pushkë me vite maleve. Krah për krahu me Bajram Currin, Isa Boletinin dhe Shotë
Galicën nga Kosova. Rilindasët Shqiptar. Dhe, Sulltanë Qafën nga Kercova.
Edhe, Shqipëria e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës lindën
maleve. Kosova me Maqedoninë e Veriut me UÇK -ën, zbritën nga malet. Jo, me protesta “paqesore” dhe “Ravolucion”, që
ende nuk dihet, se: kush, qëndron në krye të kësaj lufte partiake “paqesore”
maratonike. Historia, po i përsëritet popullit shqiptar, që nga Perandoria
Osmane, “Serbia e Madhe”, sistemi ish jugosllav.
Qeveria e
Fan S. Nolit u ngritë përmes Revolucionit
të Qershorit,
dhe drejtoi Shqipërinë nga 16 qershori deri më
24 dhjetori 1924.
Nuk lindi nga partitë politike, por nga Rilindasët Shqiptar
me Penë dhe pushkë. Ajo,
mbetet një nga periudhat më vizionare dhe demokratike në historinë e Shtetit Shqiptar
për Ditën e Nesërme.
Rrëzimi i Qeverisë demokratike të Fan S. Noli më 24
dhjetor 1924. Qeveri demokratike si shtet shqiptar, kur vetë Evropa asaj kohe
nuk e kishte një shtet demokratik në Evropë. Edhe, atë shqiptar. Shkak, që dhurimi i Shën Naumit dhe i Vermoshit është një akt i
lartë tradhtie i ish - mbretit Zog. Ndodhi, kur ai u kthye prej emigrimit
politik në Beograd. Në dhjetor 1924, Manastiri i Shën Naumit ju lëshua me vullnet të lirë
politik ish Jugosllavisë së parë, në vitin 1925. Dhe, kjo është një nga pjesët më të
ndërlikuara të caktimit të kufijve të Shqipërisë. Një proces që copëtoi trojet
shqiptare e që daton me Kongresin e Berlinit. Ahmet Zogun, i cili ia fali Shën Naumin shtetit të ish Jugosllavisë. Arsyeja,
politike personale: me ndihmën e vullnetarëve
shqiptarë të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë pas dy javëve e rrëzoi Qeverinë demokratike të
Fan. S. Noli në Shqipëri. Dëshmi
historike, është edhe plumbi që e shkrepi Ahmet Zogu nga revolja gjatë qëndrimit
në fshatin Sërbicë (Kastriot) të Kërçovës, në Maqedoni. Plumb historik famëkeq, të cilin pronarët
e shtëpisë të atij fshati
si kujtim e ruajnë edhe sotekësajdite në tavan.
Rast historik më i freskët ende rebelimi i popullit
shqiptar, janë edhe ngjajret e vitit 1997, kur populli rrëmbeu armët dhe doli në
rrugë duke shkatërruar Shtetin Shqiptar. Nuk janë larg asaj situate edhe
protestat e sotme “paqesore” maratonike, që nga rruga mund të dalin nga
kontrolla dhe të përfundojnë me shkatërrimin e institucioneve të Shtetit
Shqiptar.
Edhe, atë: kohë, kur Kosova martire gati dy vite është pa institucione shtetërore, Maqedonia e Veriut me probleme shoveniste politike. Dy - tre Shtete Shqiptar,
që nuk e dinë as vetë,
se: ku e kanë kokën, e ku bythën. E, në anën tjetër përzihen në zgjidhjet
partiake politike të Shqiperisë.
Përsëri Unë, Sot e them: nuk jam kundër këtyre Partive Politike
Shqiptare dhe personaliteteve partiake, që ju si popull shqiptar i lindët si këpurdhat
pas shiut brenda një nate në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Është, përzgjedhja dhe politika e juaj
parashikuese partiake historike, përtej Ditës Nesërme. Prandaj, Unë Sot plotë
gojën e them: E patëshit “hallall”, për hajër përqafe si këmbonë dashi me
shëndet në Qeveri! Arsyeja, se: Shqipëria, Sot flakë digjet, këmbekrye?! I madh e i vogël në rrugë pakrye me protesta “paqesore” me
thirrje dhe brohoritje: “Shqipëri e Re’!
“Rama në burg”! “Sala në burg”!
“Revolucion”!
Fatkeqësisht, këto protesta “paqesore” në Ditën e Sotme ma thotë mendja,
se: janë në bashkëpunim partiak për pushtet, të
organizuara nga Partia Socialiste në pushtet, dhe
Partia Demokratike në opozitë për ta mbajtur veten ende gjallë me pushtet dhe opozitë gjithë jetën me poste
partiake dhe pasuri. Dihet, në dobi të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sot, në dëm të Shtetit Shqiptar, Shqipërisë.
Padyshim, jetën duke ua zgjatur ende me pushtet dhe pasuri këtyre Partive Politike Neokomuniste.
Edhe, në Ditën e Sotme në “Liri”,
pak veta me punë dhe politikë për Shqipërinë. Aqmëpak, për Kosovën, që i shkoi gjithë jeta në luftë, herë me Krajl e herë me Mbret
në Robëri: Turqi, Serbi të Madhe dhe
Jugosllavi komuniste. Kohën e fundit, edhe me Luftë mes vete: vëllai
me vëlla të Partive Politike Shqiptare,
që i polli vetë brenda një nate me thasë të grisur në
Shqipëri copë – copë: Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, dhe Çamëri. Zgjedhje
marotonike të përsëritshme brenda një viti mes
Partive Politike Shqiptare në Kosovë (2026), ende edhe
sotekësajdite pa një Shtet Etnik
Shqiptar, e me dy - tri shtete shqiptar në Ballkan.
Nuk është Larg, as edhe Maqedonia e Veriut, në rolin e Sanço Panços hipur mbi gomar pas Don Kishotit Shqiptar, me një kalë topall pa shalë në Luftë me mullinjtë e erës për Dylqinenë e Tobozës, përtej Ditës Nesërme.
Pavetëdije, se: vetë shqiptarët, me
votat e tyre të “lira demokratike”, duke luftuar me mullinjtë e erës i sollën kalorësit e arratisur dhe
dalldisur në pushtet, edhe i mbajtën gjallë me vite në Qeveri me
poste partiake dhe pasuri këto Don
Kishotë, dhe Sanço Panço shqiptarë me “foltore” dhe ligjërata “patriotike”. Vite, në Luftë për “Liri” me mik e për “armik”,
që i hipën vetë shqiptarët në pushtet, dhe Sot: duan t’i zbresin
nga pushteti me protesta “paqesore” rrugëve të Tiranës?!
Hi-hii-hiii:
kur, i luajnë rolet “patriotike” - luftarake në Teatrin e kukullave me maska para syve të popullit shqiptar. Edhe, kamerave televizive. Dhe, nuk dihet
ende, se: kush ua tërheq penjtë si politikanë në prapaskenë, vetëm për një shfaqje para publikut shqiptar me poste partiake, pasuri dhe veprime
armiqësore kundra Shqipërisë.
Nuk i shpëton dot Sot: as, “Diella” e Edi Ramës, as foltorja e Sali Berishës, e as
AI. As, protestat maratonike “paqesore” në Tiranë. Reklamimit të tyre “patriotike”,
veshur me flamurin kuqezi të UÇK -ës dhe amerikan para kamerave televizive. Durtrokitjet
e tyre teknefese të morrave, ende pa Kurriz
Shqiptar, veshur me kostume e lidhëse kuqezi përqafe
vetëm për një skenë teatrale me maska për një publik teatror të rrugëve me politikanë e pak
artistë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. E ka pasur lehtë Shekspiri në
kohën e tij të gjysëmanalfabetëve, por nuk e kam lehtë Unë në Ditën e Sotme mes
kaq shumë hajdutëve, politikanëve, ministrave, doktorëve të shkencave dhe
analistëve politik.
Popull
shqiptar, që Sot: ka probleme edhe Sotekësajdite me
Vetëveten, dhe jo me armikun historik. Edhe, pse: këto politikanë “demokratë” shqiptar
me brekët e arnuara nëpër këmbë, janë nën nivelin e sistemit komunist të Enver Hoxhës. Nuk dua
t’ia përmend emrin as Shokut Tito, por ja, ia përmenda përgjumëshi para Agimit të Ditës Nesërme. Shqiptarët, nuk kanë pasur as edhe shtet të “përbashkët” jugosllav, por
historikisht kanë lindur, vdekur dhe vdesin ende në një Shtet Shqiptar Neokomunist me brekët e arnuara ende komuniste nëpër këmbë.
Ende, si
popull shqiptar kanë probleme me Vetëveten si shqiptarë, se: këto politikanë ende neokomunistë, vetë me votën e tyre të lirë “demokratike” i sollën hajdutët në pushtet dhe Qeveri. Që, Sot: e
hanë njëri - tjetrin për pyshtet,
poste partiake dhe pasuri. Edhe, duan neokomunistët t’i përzënë me protesta “paqesore” nga pushteti dhe Shqipëria. E, jo me votën e lirë të popullit shqiptar. Publikisht, Sot: ua them haptas: mua, si Kalosh
Çeliku shkrimtar shqiptar, ende pa Shtet Shqiptar Etnik, nuk më keni pas vetes në protesta
“paqesore”, as “revolucionare”: as, në Tiranë, as në Prishtinë, e as në Shkupin Historik, Maqedoninë e Veriut. Lufta, vazhdon me Penë për Atdheun, Shqipërinë.
Popull
shqiptar, që me vonesë i delë gjumi pas Robërisë shekullore. I pëlqen, ëndërrat me lugetër, armiqë shekullor, kulshedra dhe drangoj para Agimit rrugëve Historike të Shqipërisë. Problemet politike shtetërore t’i zgjidhin në gjumin Dimëror, dhe jo në institucionet e Shtetit Shqiptar me tru në kokë. Nuk rrëzohet pushteti me “protesta
paqesore”, dhe brohoritje euforike në rrugë me valvitjen e flamujve shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare, Simbolin e UÇK -ës, flamurin amerikan e pankarta, brohoritje shizofrenike ditenatë deri në mëngjes para Kryeminstrisë dhe rrugëve të Tiranës për një “Shqipëri të Re”.
Edhe, atyre
të Kosovës me zgjedhje të përsëritura brenda një viti (2026). Shkaku, se: vetë ua keni dhënë votën për pushtet dhe hajdutëri. Atdheu,
kur ishte në rrezik! Ikët, me të katra këmbët nga sytë – këmbët. Sot, doni të këtheheni në Atdhe me protesta
“paqesore” dhe dhunë për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Asesi, me politikë “madhore” trusakate, këthehuni
me para dhe punë! E kënaqën paraardhësit e juaj gjatë këtyre viteve në “Liri”.
Tashti, u ka mbetur radha edhe ju ta shpëtoni
Shqipërinë dhe Kosovën nga pushtuesit historik. Edhe,
Maqedoninë e Veriut. Që, Dje i
sollëm nga malet. Dhe, Sot: me pak shpirt i latë në baltë.
Ecni në Atdhe me para dhe tru! Jo, me protesta “paqesore”, flamuj kuqezi,
dhe pankarta, brohoritje vajtimi me lotët rrëke përfaqe për Atdheun: “Rama,
jepë dorëheqje”! “Rama, ikë”! “Rama, në burg”! “Sala, në burg” me
vajtime politike të nënkryeme! Protestën e 23
2026 para Kryeministrisë me përforcime edhe nga diaspora edhe me thirrjen para kamerave
televizive dhe botës: “Po, ku je ore Albin
Kurti”? E, harruat dhe një parullë antologjike, t’ia shtoni thirrjes partiake - politike, mes
“Sheshit të Dëshmorëve”, në Tiranë: Merreni me vete edhe VLEN
-in e Maqedonisë Veriut përmbrapa si Sanço Panço mbi gomar në
Histori!
Dhe, kush
do të mbesi në “Liri” t’i dalë Zot Atdheut, Shqipërisë?!
Kalorësit e arratisur dhe dalldisur të partive politike, apo Heronjtë Historik,
mes varreve, në emrin e të cilëve thirreni, Sot si politikanë shqiptarë:
Skënderbeu, Sami Frashëri, Dervish Cara, Bajram Curri, Shotë Galica, Isa Boleti,
Sulltanë Qafa, Adem Jashari me kaçakët e maleve dhe Rilindasët Shqiptarë. Që, i
prisni të zgjohen përsëri nga varret. Popullit shqiptar, t’i prijnë për në
Liri, Shtet Shqiptar?! Sot, i shpërndarë nëpër botë si “Kashta e Kumbarës”.
Edhe, t’u çlirojë me protesta “paqesore”, flamuj, pankarta dhe brohoritje në
rrugë nga vetë shqiptarët.
Edhe, atë: përderisa, politkanët kanë qenë në pushtet me
vite dhe, e kanë rrjepur të gjallë popullin shqiptar. Sot, ejani
merreni pushtetin me tru në kokë! Vota të lira demokratike, e jo me bythë pa brekë përmejdani nëpër botë! Brekë të grisura të arnuara me arna përmbi arna.
Koha është, Sot: kur, Atdheu është në rrezik, t’i dalim Zot Shqipërisë!...
1. Kurvë,
me të meta psiqike mendore.








