Përparim Hysi: Kam "tharë" detin me filxhan!
Kam "tharë" detin me filxhan!!!

Nga
Përparim Hysi
Kam
një shqetësim të rëndë familjar
(shqetësim shëndetësor), sa tërë
natën gjumin e bëj me copa. Vendosa që t'u vë kryq shkrimeve modeste të mia dhe
gati bëj vetgjyqësi. Bëj takime imagjinare me njerëz të njohur, po se po, por dhe me të panjohur. Shumica e atyre që
vijnë për"vizitë" janë poetë,
miq të mi që, mjersisht, janë
ndarë nga jeta. Këto momente disi "aluçinante" më bëhen të pranishme
dhe sikur më nxjerrin
të"pirët" , pa vënë pikë pije
në gojë. Por, gjithmonë, ndodh që, duke
qarë hallin me të tjerët, sikur
lehtësoshesh, freskohesh dhe harron
qoftë dhe për një çast.
Zbardhë
, pas një gjumi "hiç", marr
vendim:-Nuk do shkruaj qoftë dhe një rresht, se askush nuk ka hallin tim.
Pikërisht, po natën, shfaqen
"vizitorët". I pari shfaqet POETI AMERIKAN , DEAN FANTE. Dëgjo, - më
tha, , sa këshillues dhe pak kërcënues, - po heshte bën një akt terrorist!!! Sa
më tronditi, aq sikur më mbushi me kurajo dhe
m'u shfaq PROFESORI i Madh, MUZAFER XHXAXHIU: "Gjithmonë nga një
vijë/ gjithmonë nga një rresht dhe, pak nga pak, u sos një vjershë".
-
PAPI!
Jam këtu tek libraria e Dajë SULË KURANIT,
ta ka ruejt romanin"Ipabesi"! Mend dola nga krevati, se këtë ma shkruante, i miri GENC LEKA që diktatura i mori jetën e
bukur vetëm se qe POET! Elbasani... Eh,
sa herë më shfaqet në gjumë! Me kujtime për Elbasanin , me bashkëshokët e mi dhe, veçanërisht, PROFESORËT e mi, sa herë jap provim.
-
Ndal!Ça trimnie ke ba sot? Eh, mor MUSA VYSHKA, o POETI më i bukur i brezit
tonë! Pse duhet të ndaheshe ti kaq shpejt nga jeta? Në kafen e fundit që piva me të, më tha:- Përparim, në këtë moshën tonë, është mirë që çdo familje të ketë një nga
fëmijët doktor, Unë, - tha, - e kam
djalin doktor. Edhe unë, - i thashë, - kam jo vetëm çupën, por dhe dhëndërrin.
Por.në fund të fundit, çfarë do të bëjë doktori, kur fundi varet vetëm nga
ZOTI. Dhe me MUSANË që kishte një shpirt prej pëllumbi, sikur e zgjata dhe ca.
Tanimë, trokita tek NEUROLOGJIA dhe pyeta për djalin e mikut tim,
PROFESOR-DOKTOR VYSHKA. Po ne nuk e kemi
vetëm kolegë, por e kemi shkencëtarin me
të cilin konsultohemi për diagnoza të veçanta, - më tha doktor REDON URUÇI, një nga specialistët më të mirë të
këtij spitali.
Eh, mor MUSA VYSHKA! Prehu i qetë, or mik i mirë
se pema ka ra nën pemë.
*
-
Profesor! E di që po shkruan akoma. Të
thashë dikur që, po të kem lekë,
unë vetëm do shkruaj poezi dhe do
bëj piktura! Nuk bëra as njërën dhe as tjetrën: ika nga kjo botë me kokë prapa.
SPIRO,
- thirra sa munda, - po ti je nxënësi im. Do shkruash e do pikturosh. Dhe tak,
u kthiella: SPIRO PALI SOTA, ish-nxënësi im, sado me profesion agronom, qe një
POET LIRIKi ëmbël.
SPIRO
SOTA më ngriti nga Tirana ku jetoj dhe më çoi në FIERIN tim. Tani" loja ime" në
teatrin absurd vazhdon.
Oho,
- bërtiti POETI ZOI DASHI. Paske ardhur! Sado qeshë në GREQI dhe bëra"Jetë
qeni" ja tani tek mora rrugën pa kthim. Dhe sakaq, Poeti NUREDIN BORIÇI.
-Papi,
të kujtohet kur mblidhja donacione për SEJFULLA MALESHOVËN? Ia bëra nderin,
sado që erdha nga ferri i diktaturës.Tani po iki nga kjo botë ashtu siç erdha.
Këtë fat kanë POETËT në regjimet dikktsatoriale, por dhe kur erdhë demokracia,
prapë mbeta me gisht në gojë.
Dhe,
me të vërtetë, si mund të fleshë gjumë
rehat?
*
PAPI,
- më shkruante me duar të dridhura, DRITËROI, - nuk e di a do të pëlqejnë
poezitë e mia.kur më dhuroi librin e fundit"Prit dhe pak". Vetëm ky
poshtëshënim i DRITËROIT, më mbushi me kurajo; sikur më hoqi një pjesë të
sikletit dhe shkrova këtë ese.
Tiranë, 29 maj 2026






