Albert Zholi: Njeriu cinik

2h më parë

Njeriu cinik


Albert Z. ZHOLI


Atij asgjë s'i hyn në sy,

as arritjet, as puna e lavdishme,

edhe kur tjetri ngjitet lart,

ai i gjen një cen, me zemër ligësie.


Asgjë s'i shkon dot në zemër,

të mirën e sheh me indiferencë,

lavdërimin e kthen në tallje,

se në shpirt i mbretëron veç ftohtësi e heshtje.


Vetëm veten e tij

e sheh si yll në këtë botë,

të tjerët për të janë hiç,

edhe kur kanë lavdi e nder kudo!