Vladimir Shyti: “Çifuti”

“CIFUTI”
Nga
Vladimir Shyti
Në
dhomat e vogla, ku jetonte familja ime ishin shumë ngushtë, të gjitha dhe
hapsira e ndenjes e koridorit qenë të mbushura me disa mobilje, të cilat i
kishim sjellë këtu në qytet nga shtëpia e madhe pas shitjes së
çifligut;mobiljet ishin shumë të vjetra, prej druri arre. Nëna ime, zonja Jani,
një grua e bëshme, damë e shkuar nga mosha, me sy e vetulla kaleshe, rrinte e
ulur në një kolltuk të harkuar në mbështetëse, pranë dritares, duke thurur
çorape. Ajo u ngrit dhe na priti me cermoni.
-Ky,
mama, do të jetojë ca kohë me ne, -dhe i putha duart, duke i dhuruar një
buzëqeshje të lehtë.
-Jeni
prej dere fisnike?-pyeti ajo mikun tim, me një zë të çuditshëm e të pakëndshëm
sa;mua m’u duk sikur e kishte zënë rrufa.
-Eshtë
i huaj, Hebre, kërkohet nga gjermanët, -i shpjegova mamasë dhe e njoftova se do
të vinte mbrëmje vonë dhe motra e tij e vetme mbetur nga familja e tyre.
-Cifut,
e flasin gjuhën tonë?
-Sigurisht
zonjë, -u përgjigjë miku im duke hequr nga kryet kapelen e kashtës, që e kishte
vendosur për maskim nga syri i ndonjë spiuni.
-Uluni,
-tha mamaja e ngazëlluar dhe shkojë nga guzhina duke pëshpëritur;-M’u tha goja,
tashmë do të kem me kë të bashkëbisedoj, pse jo dhe të ndajmë thashetheme.
Qeshëm.
Me
fjalët e fundit zonja e shtëpisë e kishte miratuar qëndrimin e dy jetimëve në
shtëpi.
Dreka
ishte e thjeshtë. Na dha supë me perime dhe byrek me gjizë. Antigoni Jani, nëna
ime, gjithë kohën në mënyrë të çuditshme shkelte herë pas here njerin sy. Jeta
e saj sikur regëtinte, ndonjëherë e linte kujtesa dhe mendimi se ajo kishte
qenë zonjë çifligari, grua gjenerali dhe
me argatët që i drejtoheshin me fjalën “Zonja Madhe”. Dhe kur i shkrepnin në
kokë për një çast këto mbeturina mendimesh të jetës, atëhere kthehej nga unë
dhe më thoshte:
-Birë,
thirrë kasapin të më marrë!
I
buzëqeshja ëmbëlsishit duke e rrokur në qafë. Gjithmonë e kisha ditur se tek
ajo diçka nuk shkonte dhe, se krimbi që i degëzohej brenda saj në mënyrë të
përbindëshme po i gërryente damarët.
U
ngrita nga tryeza dhe i bëra me shenjë Guelit që të më ndiqte nga pas. Hebreu
falenderoi zonjën e shtëpisë dhe, me një vështrim akoma, me cepin e një
buzëqeshje të pastër, me një rrahje zemre më ndoqi në koridorin e dhomave.
Kthina që unë zgjodha për çiftin hebraik e kishte dritaren me pamje nga
kopështi që dukej si një vend i egër, mbushur me ferra e driza, qysh nga
fillimi i luftës. Dhoma ishte e këndëshme, në një skaj të saj binte në sy një
fortepiano e vjetër, dy shtretër hekuri hedhur sipër batanie të leshta, një
raft teshash, tryezë shkrimi e sende të tjera, që i përshtateshin një dhome të
rinjësh. Rruga përtej kopshtit dukej gati e vdekur. Me afrimin e natës
përfytyrova Kostandinin që ngrihet nga varri për të marrë Doruntinën. Nëpër
këtë rrugë Gueli, sonte në errësirë do të sillte motrën e vet mbetur të dy
jetimë, pas vrasjes barbare të prindërve para
vitit të shkuar nga nazistët në Poloni.
Ishte
fundi dimrit 1943. Një batalion i ushtrisë gjermane, kishte hyrë në Shqipëri
nga kufiri Grek, pasi kishte hedhur me qindra fletushka nga ajri, ku njoftonte
se vinte ne vendin tonë jo si pushtues. Ardhja e tyre u pritë me pushkë,
megjithatë vendi u pushtua. Hebrenjtë e pambrojtur të shpërndarë në gjithë
Europën, ku dhe një pjesë e tyre ishin fshehur edhe në Shqipëri. Gjithashtu dhe
qindra ushtarë italianë të braktisur dhe të larguar nga ushtria fashiste
endeshin në vendin tonë kryesishtë në fshatra, duke i’u shmangur okupatorit
nazistë.
-Në
një ditë të sterrosur, që të gjithë hebrejtë, -po më tregonte Gueli, pa e
hetuar mamanë time që kishte qëndruar më këmbe në pragun e kthinës rinore. -…të
rrasur kapicë nga policia hungareze nëpër vagona bagëtish, ata qanin në
heshtje. Familjen time, që po rrinim në platformën e stacionit, për habi ata na
ndanë prindërit dhe, i rrasën me forcë në fundin e vagonit të hedhur njëri pas
tjetrit. Ne po qanim me dënesë, ndërsa treni u zhduk në horizont dhe, la pas
një tym të dëndur dhe i pistë. Dikush psheretiu pas nesh duke thënë:-E ç’mund
të presësh tjetër?Eshtë kohë lufte…
Vëlla
e motër shkuam pasi, na ishin tharë lotët, në strehën e mëparshme, ku vijonin
ende vajtimet e atyre që ishin ndarë nga të afërmit. U kishin thënë pas ikjes
së trenit, se i kishin marrë për të punuar diku pranë kufirit, por të mbeturit
aty nuk e besonin. Ja, se ç’kishte ndodhur;Treni kishte përshkuar kufirin
hungarez dhe pas disa kilometrave në tokën Polake kishte ndalur rrëzë një pylli
të dëndur dhe, i mori në dorëzim Gestapoja. Më pas të gjithë hebrenjëve u thanë
të gërmonin gropa të mëdha në thellësi të pyllit dhe, kur ata mbaruan punën,
atëhere burrat e Gestapo kishin qëlluar mbi ta pa pasur asnjë pikë mëshire. Aty
e shuan jetën edhe prindërit e mi, duke lënë pas dy jetim në këtë botë mizore.
Mbaroi
tregimin Gueli dhe lotët i rrodhën faqeve, ndërsa nëna nxitoi dhe duke hequr
burullukun nga supet e saj dhe i fshiu lotët , që tjetri u mundua t’i fshihte.
-Lotët
janë pjesë të hidhërimit dhe gëzimit, -tha me zë të vajtueshëm mamaja duke i
fshirë lotët. -Por, jeta të jep shumë zgjidhje biri im, ku mbizotëron forca tek
njeriu. Pranverën mbaje gjithmonë në shpirt dhe, botën do ta shohësh gjithmonë
me lule.
Tipin
e Guelit e kisha të vështirë ta përcaktoja, Ndjesitë e tij ishin si të
mpleksura me gjakun. Kishte raste kur isha i sigurtë që dija gjithçka për të
dhe, në raste të veçanta zonat e hijes që e rrethonin, ishin kaq të shumta, sa
të mbushej mendja se ishte i paparashikueshëm. Më mgatërronte, të turbullonte si një shtazë elegante, i cili
fshihte diçka në gëzofin më të bukur të mundshëm. Në këto pak kohë që ishim
njohur bisedonim veç për luftën dhe fitoren e ushtrisë së kuqe të Stalinit mbi
nazizmin Gjerman.
Kur
errësira mbuloi gjithçka e përcolla mikun tim deri tek vorrezat e qytetit. Pasi
e porosita të kthehej nga e njëjta rrugë,
kaloi njerën dorë mbi fytyrë , vendosi kapelekashtën mbi krye dhe humbi
në terrin e natës.
Në
mëngjes frynte erë, përkulte fijet e barit dhe pastronte qiellin. Ajri ishte i
pastër dhe i freskët si zbutësh teshash me aromë limoni, nga ku hynte pa u
ndjerë nga dritarja gjysmë e hapur në dhomën e ndenjes. Gueli pas një përqafimi
të fortë, që më bëri papritur u ulë përballë meje në një kolltuk me mbulesë
vënde-vënde të plasaritur. Mamaja si gjithmonë e ngritur ende pa zbardhur dita
solli kafetë e mëngjezit shënde-verë, duke na uruar një ditë të mbarë. Më pas u
shfaq motra e Guelit, Lea. Ajo u afrua sikur ecte mbi re bukuria saj e mbushi
me dritë zbardhëllyese krejt hapsirën e madhe të ndenjes, zuri vend pas nënës,
duke i buzëqeshur në një mënyrë, që vetëm ajo dinte t’a dhuronte.
Pas
mezit të natës, kur vëlla e motër kishin hyrë nga dera e pasme e shtëpisë,
mëndja nuk më linte të qetë. Fytyra e djaloshit, që merte ngjyrën mavi sa herë
përmendej fjala gjermani. Mundohesha të kuptoja citimet dhe fjalët që i
ngatërroheshin në buzët që i dridheshin, sikur të ishin tinguj të një kënge të
pazbërthyeshme me melodi që i vinte në veprim gjesti hakmarrës.
I
hodha një sy sahatit të xhepit dhe u ngrita si i përgjumur. Ndërkohë mamaja
jepte e merrte me Lean, e cila shpesh herë ngatërronte kohët e fjalëve në
shqipen e saj të çalë dhe, nëna ime me
shumë durim duke qeshur të dyja shpjegonte kuptimet e fjalëve. Kisha një takim
pune në Bashkinë e qytetit, ku dhe punoja me orare të redaktuara në një nga
zyrat e saj. Gueli më përcolli deri tek dera me njerën dorë mbi supet e mi.
Papritmas, imazhi që kisha për të mori një tjetër ngjyrim. Shpina e përkulur,
flokët që i binin mbi supe si degë të varura, drita që i ndriçonte gjithmonë
sytë, tani ngjasonte me një grimcë të mbërthyer nga një vështrim i shuar.
-Kur
të kthehem, -i fola qetësisht dhe e vështrova në sy. -Ty të mundon diçka, duhet
të bisedojmë!
Gueli
më pa pak çaste dhe vuri ngadalë buzën në gaz, por që dukej sikur i kushtonte
shumë. Më rrahu qepallat në shenjë miratimi dhe u ndamë, duke u përqafuar. Dola
në rrugicën që të çonte në qendër të qytetit. Duke shpejtuar hapat më vjen
ndërmend ëndrra që më tregoi miku im hebre, që mua më ishte ngulitur në tru
qysh prej dy ditësh. ”Në ëndër më dalin prindërit sikur janë kthyer. Më pas
zgjohem dhe shoh që nuk janë aty. Ndonjëherë e kuptoi dhe vet që e tepëroi. E
di që kanë vdekur…Dhe e keqja është se kurrë nuk ua them se sa shumë më ka
marrë malli. Ata diçka më kërkojnë…!Nuk di t’a shpjegoi….
Qysh
nga ajo ditë Gueli ishte bërë shumë i ndjeshëm. I shihte patrullat gjermane me
një egërsi të paparë. Ishte e natyrshme urrejtja, por ai kishte ende një
familje, motra e tij vetëm atë kishte në këtë botë. Sapo kishin kaluar moshën e
audolishencës dhe kishin nevojë për njeri-tjetrin. Humbja e prindërve në atë
mënyrë makabre ishte e rëndë për të dy, por që i vëllai mbante dhe peshën e
hakmarrjes, që më tepër e fshihte ndërvete.
Para
mesditës po kthesha për në shtëpi, isha tepër i mërzitur për arsye pune. Po
ecja ngadalë përbri disa tezgave të ngarkuara me fruta e zarzavate të stinës,
ku dëgjojë një zë të ngritur nga mezi kalimtarëve:-Ejjj…është qëlluar për
vdekje një patrullë gjermane…Zëri u shua, pasi folsi u rrethua nga disa aty
pari, ku edhe e larguan me forcë drejt një rrugice shtruar me kalldrëm.
Ngriva
në vend, nuk lëviza as kur dikush më shtyu lehtë për t’i liruar rrugën. Shikimi
më kishte mbetur i paralizuar nga rrugica e kalldrëmtë, andej shkova gati me
një vrapim atleti.
-Po,
po u ndodha aty rastësisht…-shpjegonte treguesi me sytë e vet të mëdhenjë që
vështronte të pranishmit me mburrje. -Ishin dy ushtarë, njerin e qëllojë në
lule të ballit, tjetrin e goditi në sup dhe, ky qafiri qëlloi me breshëri
automotiku djaloshin trim, që u rrëzua në tokë pa i rënë revolveri nga dora. Më
tutje s’di ç’ndodhi, një skuadër xhandarësh e gjermanësh erdhën e rrethuan
vendin e ngjarjes, duke arrestuar ata që u gjetën aty, nga sa dukej për
dëshmimtarë.
Dikush
nga turma i afrojë cigare dhe, më pas u shpërndanë në drejtime të ndryshme.
Zvarrita këmbët drejt folsit, që sapo ndezi cigare u mat të largohej. E ndoqa
dy hapa me nxitim dhe e pyeta, në se e njihte djaloshin atentator.
-Nuk
ishte nga qyteti ynë, unë pothajse i njoh të gjithë të rinjtë, -u përgjigjë dhe
u largua duke dalë nga rrugica me një ndjenjë krenarie për lajmin e madh që po
e përhapte në të gjithë lagjet.
Më
oshtinin shqisat. Lëkura më ishte tendosur e më dridhej. Ndihesha i lagësht, i
qullur dhe i ngrirë. ”Të ishte miku im hebre vallë?”Kujtova duke ecur drejt
shtëpisë me hapa të shpejta, citimet dhe fytyrën mavi të Guelit aq herë sa
kujtonte prindërit dhe, thonjtë e duarve po grryenin mollzat duke hapur brazda
mbi lëkurë.
Qëndrova
pak sekonda në mes të rrugës si hu i ngulur në tokë. Vendosa të shkoja në
vendin e ngjarjes, zemra më rrihte pa ritmin e duhur. Thonjtë nguleshin më
tepër në lëkurë. Mbas pak minutave arrita pranë vendit të ngjarjes. Dy xhandarë
me pushkë hedhur krahëve ruanin kufomën e atentatorit mbështetur gjysmë trupi
nën trungun e një peme me fytyrë nga kalimtarët. Disa civilë endeshin poshtë e lartë si në një paradë mortore.
Njëri nga xhandarët njoftonte herë pas here:”Kush e njeh, të njoftoi familjarët
për të tërhequr trupin!”
Tërhoqa
hapat zvarrë duke i’u afruar sa më afër viktimës. E njoha, siç e kisha
parashikuar. Gjoksi Guelit ishte i mbuluar në gjak, saqë bluza e tij e gjelbër
nuk dallohej nga ngjyra. Fytyra ende e pa prishur dukej sikur flinte gjumin e
thellë nën qetësinë e kalimtarëve. Nuk munda të shfaqem, se e njihja viktimën.
Në të kundërt xhandarë e spijuna të gestapos do të më arrestonin sapo të hapja
gojën. Thonjtë e ngulur në mollza nuk i ndjeja, trupi ishte gati të më
shpërthente:filluan djersët e ftohta, trazimet, gulçimet, zemra po më coptohej
dhe tmerri po më pengonte të merrja frymë. U fsheha e mbajta brenda, e
kapardiva, u luta që të ndalonte gjithçka, por kufoma e mikut tim hebre, atij
djaloshi ende të pa rritur mirë më vuri në vështirësi dhe më grreu. Lëviza nga
erdha, gjëmbat në fyt u bënë më të mprehtë e më mbytës. Gjithçka rrihte në
qenien time dhe, unë dëgjoja klithmat e hakmarrjes që më mbërthenin shpirtin si
kthetra përbindëshi.
I
përhumbur marrë rrugën e kthimit. Një dorë burri më shtrëngoi fortë njerin sup.
E njoha edhe midis dhimbjes që më kishte kapluar. Ishte njeri nga antarët e
njesiti-guerril të qytetit që vepronte më së shumti në mëhallën time. Ecëm disa
hapa deri në kryqëzim dhe antari njesitit më foli rrëzë veshit:-Hap një gropë
në kopshtin e shtëpisë tënde!Unë me njesitin do e rrëmbejmë trupin e mikut
tënd. Pas mesnatës duhet mbaruar gjithçka. Më kuptove Aristidh?
I
hutuar, thashë disa fjalë pakuptim, por tjetri u zhduk pa i dëgjuar ato. Me
shumë mundim u nisa për në shtëpi, këmbët nuk bënin tutje, por më pas morën
arratinë. Shtëpia, oborri dhe kopshti ishin në heshtje . Trokita lehtë mbi
derë, , nuk dëshiroja të hapesh aq shpejtë. Lea u shfaq me flokë të çrregullt
nga brenda me një gotë uji në dorë.
-Nuk
është me ty im vëlla?!- foli si e vilanosur ajo, kur pa të prishur fytrën time
. -Doli pas teje.
Heshtje,
lotët më rrodhën ndër faqe. Leas i ra gota nga duart. Mamaja u afrua me një
frymë, më hodhi një vështrim të gjatë dhe unë ula kokën si i zënë në faj, ajo
ngriu aty pas vajzës, e cila më tërhoqi brenda ngadalë. U mundova të mos i
ngrija sytë te të sajtë, pasi kisha frikë nga çfarë mund të lexoja brenda tyre.
Vështrimi im nuk kishte dritë, vetëm e zeza e lajmit të zi, që nuk do të arrija
ta fshija kurrë. Ndjeja plagë aty ku ajo kërkonte sytë e mi dhe, ndjeva vrraga
së pikuari gjak, kur njoftova duke u dridhur lajmin e kobshëm të vdekjes të
mikut tim hebre. Gjuha më dogji nga mundimi, zëri më doli nga goja me shumë
ndërprerje, balluket më mbulonin fytyrën, por lemeritjet e Leas më shtuan dhe
peshën e frikës në mënyrë të tmerrshme. Mamaja në mes të lotëve e mbështolli
vajzën me krahët e saj të rreshkur në gjoks, duke ndjerë fatkeqësinë më shumë
se t’a kishte bijën e vet.
***
Mbas
vdekjes të mamasë, pak ditë para çlirimit të Shqipërisë si dy të rinjë të
mbetur vetëm vendosëm të shkonim për të jetuar në shtëpinë e Leas në Izrael.
Ishte
fundshekulli i vitit 2000. Ne po
ktheheshin tashmë të moshuar nga malli për vendin ku kishim kaluar një pjesë të
jetës tonë, por dhe me një mision të shenjtë;për të marrë eshtrat e vëllait të
Leas varrosur në oborrin e shtëpisë, para pesëdhjetë vitesh.
Sytë
e gruas, mbetën pa lëvizur, zemra ndali. Gjithçka ndali në çastin kur u gjendëm
në mëhallën tonë me shumë ndryshime, ku në vendin e shtëpisë ngrihej një
ndërtesë pesëkatëshe me shumë apartmente. Papritmas nga sytë e saj u shkëputën
pika loti. Bebëzat iu errën si diamante të ngrira dhe humbën shkëlqimin.
-E
dija…!Kanë kaluar shumë vite, ndryshimet e bëra …-pëshpëriti dhe fshiu lotët me
kurrizin e dorës.
U
afruam më pranë ndërtesës të mbështetur në supet e njeri-tjetrës. Në sheshin e
vogël para pallatit loznin disa fëmijë. Era e lehtë e vjeshtës n’a dërgoi rrëzë
pesëkatëshit. Aty ku ne dyshonim për varrosjen e Guelit, që e hapëm atë natë
pusë të zezë dhe me ndihmën e mamasë, ku dhe hëna inatçore nuk ndriçojë atë
natë të kobshme, sidomos për Lean, që e mbulojë gropën më shumë me lotë se sa
me dhe. Varri ishte nën themelet e ndërtesës dhe në ato çaste mendova të bëj
diçka, që mund t’ia lehtësoja dhimbjen Leas.
U
afrova nga fëmijët dhe u thirra. Kisha ngritur zërin, ndejeva se duart i kisha
mbledhur grusht si në atë ditë të vrasjes së Guelit, që u bë dhe kunati im pas
vdekjes. Ishte faji atyre kujtimëve, sakaq fëmijët më rrethuan në mezin e tyre.
-Kë
kërkoni gjyshi?-më pyeti një vajzë me trup mbi fëmijët e tjerë.
Ju
drejtova të gjithëve dhe i pyeta, nëse ishte në shitje ndonjë apartament nga
pallati tyre.
Ata
vështruan njeri, tjetrin dhe bënë me dorë nga hyrja e parë në katin përdhesës,
ku qëndronte Lea poshtë një dritareje.
-Ja
atje, ku po qëndron ajo nëna, -u përgjigjën të gjithë me një gojë.
-Janë
larguar prej kohësh, por ja kanë lënë babit tim t’a shesë-foli me siguri një
djalë topolak i skuqur në fytyrë nga loja. -Eja në mbrëmje gjysho!Në atë kohë
vjen babai dhe flisni.
I
përshëndeta fëmijët pas falenderimit me një buzëqeshje të lehtë dhe shkova nga
gruaja, që po më shikonte e habitur. Ashtu pa lëvizur mbështetur pas murit, u
përpoq të më pyes për arsyen e takimit me fëmijët. Nuk u përgjigja menjëherë, u
interesova në ishte mirë, pastaj i tregova rreth mendimit, që së shpejti do të
bëhej realitet.
-Eshtë
e mundur, -u gëlltit ajo, -mund të bëhet…kaq lehtë…!?
Mbeti
si e ngrirë dhe një shkëndijë mundimi e përzier me ngallëzim përshkoi sytë e
saj të çelët. Sigurisht, ne ishim ende nënshtetas shqiptarë, ia kujtova dhe
Leas. Ajo më mblodhi në gjoksin e saj:-Do të jetojmë të tre në këtë
truall…-pëshpëriti pa u shkëputur nga trupi im. Më pas u shkëput nga unë dhe
priu para drejt një lokali Bare-Kafe. Sikur u rinua, sytë i shkëlqenin si në
vesën e mëngjezit, Lea kërkonte pranverën, s’kishte më në ato çaste stinë të
tjera për të.
Më
në fund motra ishte bashkuar më të vëllanë. Shpirtrat që hungërijnë, shfryjnë e
gëvishin më tepër, janë të brishtë, disi të dhunshëm, të egër, por ne gjetëm
shpresën e qetësisë së tyre.


